Globalizëm dhe Lokalizëm
Klodian Rjepaj, 14/02/2021
214
Ajo cka ne dimë apo mënyra se si ne dimë apo informohemi, ka në themel të saj mënyrën se si jemi të ndërtuar si individë dhe si shoqëri e vendosur në sfondin e traditës, kulturës, historisë. Thënë më thjeshtë, bazuar me informacionet që ne marrim, verbal apo të shkruar nga institucione apo individë të zëshëm të shkencës, fesë apo me ndikim publik, si dhe bazuar në filtrimin që ne i bëjmë këtij informacioni që marrim, në filtrat strukturorë shoqërorë, familjarë dhe filtrat e bindjeve individuale, ndërtohet dhe një reagim i vetëdijshëm ose jo. Ajo qe ndodhi në këtë rast, pandemia e virusit që shkakton Covid -19, ishte në fakt shumë kaotike duke na lënë të mpirë për shumë kohë dhe me një pasiguri të madhe për të ardhmen. Shkenca ishte kontradiktore, feja nuk u përzie pasi këto janë punët e Zotit, personat me ndikim publik mbajtën anë të caktuara, bazuar dhe në shkencë kontradiktore. Për rrjedhojë, frika e menaxhoi këtë pandemi në një masë të madhe , qoftë individuale, qoftë kolektive, qoftë institucionale.
Ajo që duhet të kishte shqetësuar Qeveritë anëmbanë globit është që numri i shpërthimeve epidemike ishte në rritje dhe vetëm në pak me shumë se 10 vitet e fundit numri i tyre është 4 herë më i madh se në vitet '80. Dicka që OBSH e adresonte sistematikisht dhe bile një nga programet e veta të rendësishme ishte përgatitja ndaj emergjencave shendetesore. Çdo vend kishte ndërtuar planet e veta të emergjencave shëndetësore me asistencën e OBSH. Ndoshta këto plane asnjëherë nuk u morën seriozisht, pasi asnjëherë nuk u alokuan burime njerëzore apo financiare nga vendet për të pasë struktura të konsoliduara dhe të qëndrueshme në aspektin e burimeve financiare. Ajo që duhet analizuar dhe që do ishte me vlerë është se si ka mundësi që pas disa shpërthimeve epidemike, por kryesisht SARS dhe MERS, nuk u pa një reagim më i shpejtë per SARS-CoV-2!!! Ndoshta nuk u mor seriozisht. Ndoshta u lodhen duke pritur. Gjatë epidemisë se gripit te derrit (H1N1) me korrik 2009, Margaret Chan, shefja e OBSH tha shprehimisht: kjo do të jetë pandemia më e madhe e të gjitha kohërave. Ne fakt nuk ishte. Me vetëm 15 vdekje, zyrtarisht. Ne fakt ajo që prisnim ndodhi kur nuk e prisnim, 2020!!!!