Message: Return type of CI_Session_files_driver::open($save_path, $name) should either be compatible with SessionHandlerInterface::open(string $path, string $name): bool, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice
Message: Return type of CI_Session_files_driver::close() should either be compatible with SessionHandlerInterface::close(): bool, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice
Message: Return type of CI_Session_files_driver::read($session_id) should either be compatible with SessionHandlerInterface::read(string $id): string|false, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice
Message: Return type of CI_Session_files_driver::write($session_id, $session_data) should either be compatible with SessionHandlerInterface::write(string $id, string $data): bool, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice
Message: Return type of CI_Session_files_driver::destroy($session_id) should either be compatible with SessionHandlerInterface::destroy(string $id): bool, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice
Message: Return type of CI_Session_files_driver::gc($maxlifetime) should either be compatible with SessionHandlerInterface::gc(int $max_lifetime): int|false, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice
Sëmundjet vaskulare periferike (PVD) përfshijnë një grup gjendjesh relativisht të shpeshta që ndikojnë në enët e gjakut, duke përfshirë enët e zemrës dhe të trurit, si dhe çrregullimet limfatike dhe vaskulitidet
PVDs janë një shkak i rëndësishëm i ngjarjeve të mëdha kardiovaskulare
Në këtë grup sëmundjesh bëjnë pjesë: sëmundja arteriale periferike, ishemia kronike e gjymtyrëve, ishemia akute e gjymtyrëve dhe venat varikoze
Faktori kryesor i rrezikut për sëmundjen arteriale periferike dhe isheminë kronike të gjymtyrëve është ateroskleroza, kurse ishemia akute e gjymtyrëve shkaktohet nga tromboza, embolia arteriale dhe faktorë të tjerë dhe venat varikoze në pjesën më të madhe kanë shkaktarë të panjohur
Tabloja klinike varion nga mungesa e shenjave dhe simptomave në rastet e lehta, tek dhimbja e anësisë së prekur, humbja e ndjeshmërisë në këmbë ose gishta, ulceracione, nekrozë dhe gangrenë.
Ekzistojnë metoda efektive për diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve vaskulare periferike
Më shumë info
Ky informacioni mund t`ju ndihmojë ju të kuptoni më shumë rreth sëmundjeve vaskulare periferike dhe se cfarë mund të bëni ju për të zvogëluar rrezikun tuaj për këtë gjendje.
Ndajeni informacionin me të gjithë njerëzit e tjerë që njihni.
Sëmundjet vaskulare periferike – cfarë janë
Sëmundjet vaskulare periferike (PVD) është një term i gjerë që përfshin një grup gjendjesh që ndikojnë në enët e gjakut, duke përfshirë enët e zemrës dhe të trurit, si dhe çrregullimet limfatike dhe vaskulitidet.
PVDs janë një shkak i rëndësishëm i ngjarjeve të mëdha kardiovaskulare. Në vijim po përmbledhim shkurtimisht sëmundjen arteriale periferike, sëmundjet venoze dhe vaskulitidet.
Sëmundja arteriale periferike
Përkufizimi: Sëmundja arterial periferike i referohet obsktruksionit të pjesshëm ose të plotë të furnizimit me gjak arterial të gjymtyrëve të sipërme dhe/ose të poshtme
Epidemiologjia: rritet me moshën. Më e zakonshme tek pacientët me sëmundje kardiovaskulare dhe diabetikët
Etiologjia: ateroskleroza
Tabloja klinike: shumica e rasteve janë asimptomatikë. Në fazat e hershme shfaqet klaudikacioni. Ishemia akute e gjymtyrëve mund të jetë një komplikacion
Ekzaminimet: Indeksi i presionit kyc-krah dhe eko Doppler
Menaxhimi: Modifikime të stilit të jetesës. Trajtimi mjekësor më i mirë i mundshëm dhe terapi simptomatike/farmakologjike. Rivaskularizimi indikohet nëse ka ishemi aktue, ishemi kritike të gjymtyrëve dhe nëse ka simptoma të shprehura.
Figura. Sëmundja arteriale periferike
Ishemia kronike e gjymtyrëve
Përkufizimi: Ishemia kronike e gjymtyrëve është një gjendje ku furnizmi me gjak i gjymtyrëve përkeqësohet me kalimin e kohës si pasojë e progresit të aterosklerozës, me simptoma që shfaqen fillimisht në efort fizik por më pas edhe në qetësi, kur quhet ishemia kritike e gjymtyrëve
Epidemiologjia: incidenca rritet me moshën: 1 në 10 pacientë mbi 60 vjec kanë prova të sëmundjes arteriale periferike
Etiologjia: ateroskleroza është sëmundja kryesore bazë për zhvillimin e ishemisë kronike të gjymtyrëve. Kjo përshpejtohet nga prania e faktorëve të tjerë të rrezikut kardiovaskular
Tabloja klinike: simptomat kardinale janë klaudikacioni intermitent dhe dhimbja në qetësi e përcaktuar nga ashpërsia e aterosklerozës dhe prania e vazave kolaterale. Sëmundja është asimptomatike në 2/3 e rasteve
Ekzaminimet: Linja e parë: testet e gjakut, për të vlerësuar funksionin renale dhe praninë e faktorëve të rrezikut kardiovaskular (lipidet, glukoza) dhe aneminë. Eko (indeksi i presionit kyc-krah), eko Doppler. Linja e dytë: eko Duplex, angiographia me CT ose rezonancë magnetike
Menaxhimi: Modifikime të stilit të jetesës. Trajtimi mjekësor më i mirë i mundshëm dhe terapi simptomatike/farmakologjike. Rivaskularizimi indikohet nëse ka ishemi aktue, ishemi kritike të gjymtyrëve dhe nëse ka simptoma të shprehura. Rivaskularizimi përfshin angioplastikën dhe vendosjen e stenteve, këto janë metodat e preferuara
Ishemia akute e gjymtyrëve
Përkufizimi: reduktimi i papritur dhe i shpejtë i rrjedhës së gjakut arterial në gjymtyrë
Etiologjia: tromboza in situ në 60% të rasteve. Embolia arteriale në 30% të rasteve dhe shkaqe të tjera 10%: disekacioni i aortës, trauma, kompresion i jashtëm
Tabloja klinike: dhimbje e papritur dhe e shpejtë, zbehje, etj.
Ekzaminimet: Nuk duhen vonuar procedurat rivaskularizuese për të pritur testet diagnostike. Eko Duplex për të vlerësuar vendet e lezionit vaskular okluziv
Menaxhimi: Masa të përgjithshme: masa reanimuese: ABC; analgjezi, duhet mbledhur ekipi multidisiplinar. Terapi antikoaguluese, heqje e koagulave, rivaskularizim si në rastin e ishemisë kronike të gjymtyrëve. Amputim sipas rastit
Sëmundja venoze periferike
Sëmundja venoze periferike përfshin anomali anatomike dhe funksionale të sistemit venoz, dhe përfshin venat varikoze dhe insuficencën venoze kronike.
Venat varikoze
Përkufizimi: venat varikoze (VV) i referohen venave sipërfaqësore të përdredhura në mënyrë të pakthyeshme dhe të dilatuara
Epidemiologjia: incidenca e ngjashme midis meshkjve dhe femrave por femrat kanë më shumë të ngjarë të paraqiten për trajtim. Rritet me moshën. Gati 1/3 e popullsisë vuan nga VV
Etiologjia: në 95% të rasteve është idiopatike ose primare. Në 5% të rasteve ka një shkak bazë (VV sekondare). Faktorët e rrezikut: shtatzënia, obezitetit, qëndrimi në këmbë për një kohë të gjatë, historia familjare, terapitë hormonale
Tabloja klinike: shqetësime kozmetike për pamjen e jashtme, kruarje, diskomfort dhe rëndim të këmbëve, dhimbje, edemë, krampe gjatë natës, këmbë që nuk gjejnë qetësi
Ekzaminimet: eko Duplex
Menaxhimi: trajto shkakun bazë. Masa për ndryshimin e stilit të jetesës. Procedura invazive
Figura. Venat varikoze
Pyesni mjekun tuaj për ekzaminimet për sëmundjet vaskulare periferike që ofrohen në qytetin ku ju banoni.
Konsultohuni me mjekun e qëndrës suaj shëndetësore për cdo informacion që ju kërkoni të dini.
Konsultohuni online me mjekun
Shih materialin Video (intervista me mjekun; intervista me personel mjekësor, testimonials, vox pop)