Lani duart menjëherë pas prekjes së këtyre 10 gjërave
- Duart tona prekin një numër jashtëzakonisht të madh sendesh gjatë një dite të zakonshme
- Megjithatë, disa objekte mund të jenë më të ndotura se të tjerat, duke e bërë të domosdoshme larjen e duarve pas prekjes së tyre
- Artikulli në vijim ofron një listë të sendeve pas prekjes së të cilave është e domosdoshme larja e duarve
Larja e duarve është e domosdoshme nëse doni të shmangni mikrobet - por është veçanërisht e rëndësishme pasi prekin këto magnete mikrobesh, si në vijim
1. Larja e duarve funksionon

- Larja e duarve është thelbësore për higjienën e mirë, duke ndaluar mikrobet. Larja e duarve kufizon transferimin e baktereve, viruseve dhe mikrobeve të tjera, sipas Klinikës Mayo. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rekomandojnë përdorimin e sapunit dhe ujit të pastër ose një dezinfektues me bazë alkooli për të larë duart, pasi studimet tregojnë se të dyja janë mënyra efektive për t’i mbajtur mikrobet larg.
- Natyrisht, është e pamundur që duart tuaja të mbeten 100% pa mikrobe, por larja e duarve është absolutisht e domosdoshme pasi keni prekur 10 gjërat e mëposhtme
2. Paratë

- Në kohët e sotme ju mund të përdorni një kartë debiti ose krediti për shumicën e blerjeve, por nganjëherë ju duhet të prekni para të thata. Kur t’a bënë këtë, sigurohuni që të lani duart sa më shpejt që të jetë e mundur. Studimet kanë treguar se disa kartmonedha dhe monedha përmbajnë patogjenë si E. coli dhe salmonella. Nuk ndihmon as fakti që paraja qarkullon vazhdimisht
3. Krahët, mbajtëset, ose dorezat e dyerve

- Larja e duarve është tepër e rëndësishme për të kufizuar përhapjen e baktereve dhe viruseve, thotë një dermatologe në Qendrën Mjekësore të Kolumbias. Një nga momentet kritike për t’u kujtuar për të larë duart është pas përdorimit të transportit publik, ku shumë njerëz vazhdimisht prekin të njëjtat sipërfaqe, thotë eksperti. Kjo përfshin gjithçka nga pajimet në një shkallë lëvizëse e deri tek dorezat e dyerve të banjove
4. Menutë e restoranteve

- Restorantet mund të jenë vende të mbipopulluara, por menuja është bartësi më i keq i mikrobeve. Studiuesit nga Universiteti i Arizonës zbuluan se menutë kishin një numër të madh të organizmave bakteriale prej 185,000. Ka kuptim, pasi shumë njerëz prekin menutë e restoranteve. Ju nuk mund t’a shmangni prekjen e menusë, por lani duart pas kësaj
5. Stilolapsa ose lapsa që nuk janë tuajat

- Edhe pse shumë njerëz përdorin telefonin ose kompjuterin e tyre për të marrë shënime dhe për të shkruar listat, ndonjëherë ju duhet të merrni hua një stilolaps. Kjo është mirë, por lani duart pas përdorimit të tij. Stilolapsi mesatar i zyrës ka 10 herë më shumë mikrobe sesa ndenjësja e tualetit të zyrës, me rreth 200 baktere për 2.5 cm katror, sipas Wall Street Journal. Nëse kjo nuk ju bind, kujtoni se shumë njerëz pëlqejnë të thithin ose të kafshojnë kapakët e stilolapsave. Yay!
6. Çdo kafshë

- Jo të gjithë i lajnë duart pas prekjes së kafshëve shtëpiake ose kafshëve të tjera, por duhet t’a bëjnë këtë, sipas ekspertëve. "Kafshët mund të bartin sëmundje të ndryshme", thotë ekspertja. "Dhe për shkak se kafshët në përgjithësi mendohet si qënie familjare miqësore, larja e duarve nganjëherë anashkalohet". Larja e duarve pas prekjes së kafshëve ose bashkëveprimit me kafshët shtëpiake, qofshin tuajat ose të dikujt tjetër, është absolutisht thelbësore
7. Ekranet me prekje

- Tani që teknologjia zëvendëson disa produkte letre, është thelbësore të lani duart pas prekjes së cdo ekrani. Një nga burimet më të këqija të mikrobeve janë makinatat kioska në aeroporte apo vende të transportit publik, thotë eksperti. "Mikrobet janë kudo, dhe disa vende mund të mbajnë më shumë se c’mund të mendojmë", thotë ekspertja. Telefonat celularë nuk bëjnë përjashtim gjithashtu; sidomos kur ne mund t'i ndajmë ata me të tjerët. Lajmi i mirë: "Larja e thjeshtë me sapun dhe ujë do të zvogëlojë transmetimin e këtyre patogjenëve," thotë doktoresha
8. Dërrasat e prerjes së ushqimeve dhe leckat e kuzhinës

- Kuzhina është një mjedis i mbushur me mikrobe. Ju nuk jeni vetëm duke futur në shtëpi ushqim të papërpunuar apo të papjekur, por edhe pajisje dhe sende për pastrimin e ushqimit, si peshqirë kuzhine dhe sfungjerë. Një studim zbuloi deri në 326 lloje të ndryshme të baktereve që jetojnë në sfungjerët e përdorur në kuzhinë. Sigurohuni që t'i hidhni ato të vjetrat dhe, siç sugjeron doktoresha, gjithmonë lani duart para se të përgatitni një vakt dhe kur trajtoni mish të gjallë
9. Kontenierët ose pompat e sapunit

- Prisni, a po themi se duhet të lani sapunin tuaj? Epo ... në një farë mënyre, po; pompat e kontenierëve të sapunit janë një parajsë për bakteret. Studiuesit nga Universiteti i Arizonës gjetën se kontenierët e sapunit me rimbushje janë sidomos të ngarkuar me mikrobe. Ndërsa po shtypni pompën, çdo bakterie që shpresoni të lani, ka një mundësi të barabartë për t'u transferuar në konteiner. Ekspertët thonë se prekja e kontenierve të sapunit me rimbushje mund të transferojë më shumë baktere në duart tuaja se sa kur i fusni duart në tualet
10. Pothuajse çdo gjë në zyrën e mjekut

- Falë një parade pacientësh që vijnë gjatë gjithë ditës, shumica e gjërave në zyrën e mjekut kanë baktere ose mikrobe - veçanërisht stilolapsi që përdoret për firmë. Në të vërtetë, në këtë stilolaps ka 46.000 më shumë mikrobe sesa në një ndenjëse tualeti mesatare. Gjëra të tjera që duhen shmangur janë mbështetësja e karriges së dhomës së pritjes dhe doreza e derës. Kështu që, shpenzoni disa minuta pas vizitës tuaj tek mjeku për të kaluar në tualet dhe për të larë duart plotësisht
11. Pothuajse cdo gjë në një aeroport

- Rreth 2.6 milionë udhëtarë ajrorë udhëtojnë çdo ditë, sipas Administratës Federale të Aviacionit. Më shumë njerëz do të thotë më shumë mikrobe, dhe më shumë sipërfaqe të përbashkëta publike ku do t'i hasni ato. Shmangni prekjen e dorezave, cezma e ujit, ekranet e kioskave, dhe vecanërisht tubat plastikë dhe kanistrat në vijat e sigurisë të aeroportit. Njerëzit vendosin këpucët e tyre të pista dhe cantat në ato kanistra, duke cuar në kontaminim, sipas një studimi të botuar në BMC Infectious Diseases