Sa kafe mund të pini çdo ditë para se të bëhet e rrezikshme
- Kafeja është stimuluesi i përdorur më gjerësisht në botë - ajo na zgjon, rrit energjinë tonë dhe na ndihmon të përqendrohemi
- Por njerëzit gjithmonë pyesin "Sa kafe është shumë?”
- Përgjigjen do t'a gjeni në vijim të këtij artikulli
Ju mund të dëshironi të ndaloni pas kaq filxhanëve kafeje ose do të humbisni disa nga përfitimet shëndetësore që ka kafeja
A keni menduar ndonjëherë se sa kafe është shumë?
- Çdo mëngjes, miliona njerëz fillojnë ditën e tyre me një filxhan kafeje... ose dy ose tre. Pirja e kafesë është bërë një zakon i cmuar për njerëzit që të fillojnë rutinën e tyre të mëngjesit, ndoshta të relaksohen pak, ose të bisedojnë në kuzhinën e zyrës
- Por sa kafe është shumë? Disa thonë se mund të jetë kur filloni të shfaqni simptoma si ankthi dhe dhimbja e stomakut, por shkenca ka gjetur një numër të saktë të filxhanëve të kafesë në ditë që mund të kthejë kafenë nga e dobishme në dëmtuese
Përfitimet shëndetësore të kafesë
- Nëse jeni gati të braktisni kafenë për shkak të frikës se do t'ju shkaktojë dëm, mos u bëni! Ka shumë përfitime shëndetësore nga filxhani i përditshëm i kafesë. Një studim i Nëntorit të vitit 2015 nga revista Circulation zbuloi se kafeja ishte e lidhur me uljen e rrezikut të vdekshmërisë
- Kjo mund të ndihmojë potencialisht uljen e shanseve tuaja për sëmundje kardiovaskulare, diabet tip 2, sëmundje Parkinson, kancer të mitrës dhe mëlçisë, cirrozë dhe artritit, sipas disa studimeve të raportuara nga Universiteti i Harvardit
- Një studim i Shoqatës Amerikane të Zemrës raportoi se konsumimi i kafesë me kafeinë dhe pa kafeinë (dekafeinato) është shoqëruar me një rrezik më të ulët të vdekshmërisë
- Edhe më e rëndësishme, nuk kishte asnjë lidhje midis konsumit të kafesë dhe kancerit, duke shkuar kundër udhëzimeve të mëparshme që etiketonin kafen si kancerogjene
- Kafeja gjithashtu mund të ndihmojë në parandalimin e dëmtimit të ADN-së tuaj në sajë të cilësive antioksiduese dhe anti-inflamatore të gjendura në kokrrat e kafesë
Nëse jeni ende i shqetësuar për zakonin tuaj të konsumit të kafesë, ky artikull shqyrton faktet pro dhe kundër kafesë nga një perspektivë shëndetësore
Zona e rrezikut të kafesë
- Edhe nëse kafja juaj është e shëndetshme, nuk do të dëshironit të hynit në një zakon prej gjashtë filxhanësh në ditë
- Studimet e reja nga Universiteti i Australisë së Jugut kanë zbuluar se konsumi i gjashtë ose më shumë kafeve në ditë mund të ulë disa nga përfitimet e kafesë dhe të rrisë rrezikun e sëmundjeve të zemrës deri në 22%
- Sipas Science Daily, ky është rasti i parë kur ekspertët kanë përcaktuar një kufi të sigurt të sipërm për konsumin e kafesë. Studimi shqyrtoi konsumin afatgjatë të kafesë dhe sëmundjen kardiovaskulare dhe zbuloi se kafeina e tepruar mund të shkaktojë presion të lartë të gjakut, gjë që mund të çojë në sëmundje të zemrës
- "Kafeja është stimuluesi i përdorur më gjerësisht në botë - ajo na zgjon, rrit energjinë tonë dhe na ndihmon të përqendrohemi - por njerëzit gjithmonë pyesin "Sa kafeinë është shumë?” thonë studiuesit e Qendrës Australiane të Precisionit Shëndetësor për Science Daily. "Shumica e njerëzve do të pajtoheshin me faktin se nëse pini shumë kafe, mund të ndiheni të shqetësuar, të irrituar ose ndoshta edhe të keni të përziera, sepse kafeina ndihmon trupin tuaj të punojë më shpejt dhe më fort, por gjithashtu ka gjasa të sugjerojë që ju keni arritur në limitin tuaj (të sasisë së kafesë që duhet të konsumoni) për momentin"
- Atëherë kjo është përgjigja! Nëse nuk ndjeni simptoma, mund të dëshironi të qëndroni në pesë ose më pak filxhanë kafeje në ditë për të marrë përfitimet shëndetësore të kafesë pa rrezikun e sëmundjeve të zemrës