Ky informacion mund t`ju ndihmojë ju të kuptoni më shumë rreth konjuktivitit dhe se cfarë mund të bëni ju për të zvogëluar rrezikun tuaj për këtë gjendje.
Ndajeni informacionin me të gjithë njerëzit e tjerë që njihni.
Konjuktiviti – cfarë është
- Skuqja e syve - e quajtur edhe konjunktivitis - është inflamacion i veshjes së hollë, të qartë të të bardhës së syrit dhe brenda qepallës (konjuktivës).
- Edhe pse konjuktiva është transparente, ajo përmban enë gjaku që mbulojnë sklerat e syrit.
- Çdo gjë që shkakton inflamacion do të bëjë që këto enë gjaku të konjuktivës të zgjerohen. Kjo është ajo që shkakton sy të kuq ose “të gjakosur”.
- Ky problem i zakonshëm i syrit zakonisht trajtohet lehtësisht dhe me disa masa paraprake të thjeshta shpesh mund të shmanget.
Kush preket nga konjuktiviti?
- Çdokush mund të përjetojë skuqjen e e syve, por fëmijët parashkollorë, nxënësit, studentët, mësuesit dhe kujdestarët ditorë janë veçanërisht në rrezik për llojet ngjitëse të skuqjes së syve sepse ata punojnë ngushtë me të tjerët në klasë.
Simptomat dhe shenjat e konjuktivitit
Simptoma primare është skuqja e syve. Simptoma të tjera varen nga lloji i konjuktivitit:
- Konjuktiviti viral. Lotim, kruarje e syve, ndjeshmëri ndaj dritës. Mund të preket një ose të dy sytë. Shumë ngjitës; mund të përhapet nga kollitja dhe teshtitja.
- Konjuktiviti bakterial. Një rrjedhje ngjitëse, e verdhë ose e gjelbër-verdhë në cep të syrit. Në disa raste, kjo rrjedhje mund të jetë mjaft e rëndë sa për të shkaktuar mbërthimin e qepallave së bashku kur zgjohemi. Mund të preket një ose të dy sytë. Ngjitës (zakonisht nga kontakti i drejtpërdrejtë me duart e infektuara ose sendet që kanë prekur syrin).
- Konjuktiviti alergjik. Lotim, djegie e syve, kruarje; shpesh i shoqëruar nga zënia dhe rrjedhja e hundëve, dhe ndjeshmëri ndaj dritës. Preken të dy sytë. Jo ngjitëse.
Shkaqet dhe llojet e konjuktivitit
Shkaqet e konjuktivitit përfshijnë:
- Viruset
- Bakteret
- Alergjitë
- Irritimet kimike ose të natyrave të tjera
- Trupa të huaj në sy
- Bllokimi i kanalit të lotëve tek të porsalindurit.
Llojet kryesore të konjuktivitit, bazuar në shkakun, janë:
- Konjuktiviti viral. Shkaktohet nga një virus, si ftohja e zakonshme. Ky lloj i skuqjes së syve është shumë ngjitës, por zakonisht do shërohet vetë brenda disa ditësh pa trajtim mjekësor.
- Konjuktiviti bakterial. Shkaktohet nga bakteret, ky lloj i konjuktivitit mund të shkaktojë dëme serioze në sy nëse nuk trajtohet.
- Konjuktiviti alergjik. Shkaktohet nga irrituesit e syve të tilla si poleni, pluhuri dhe materialet me origjinë shtazore tek individët e ndjeshëm ndaj tyre. Konjuktiviti alergjik mund të jetë sezonal (polen) ose të haset gjatë gjithë vitit (pluhur; materiale alergjike me natyre shtazore, etj.).


Figura. Llojet e konjuktivitit
Shpesh mund të jetë e vështirë të përcaktohet lloji i konjuktivitit duke u nisur vetëm nga simptomat (ose nëse disa probleme të tjera të syrit ose gjendje të tjera shëndetësore po shkaktojnë simptomat e konjuktivitit).
Faktorët e rrezikut të konjuktivitit
Disa faktorë rreziku përshijnëi:
- Ekspozimi ndaj një agjenti që shkakton alergji (konjuktiviti alergjik).
- Ekspozimi ndaj personave të infektuar nga konjuktiviti viral apo bakterial
- Përdorimi i lenteve të kontaktit, vecanërisht lenteve me përdorim të zgjatur (për shumë ditë rrjesht pa i hequr)
Komplikimet e konjuktivitit
- Si tek fëmijët ashtu dhe tek të rriturit, konjuktiviti mund të shkaktojë inflamacion të korneas që mund të ndikojë në shikim. Vlerësimi i shpejtë dhe trajtimi nga mjeku juaj për dhimbjen e syve, ndjenja se diçka ka ngecur në syrin tuaj (ndjesia e trupit të huaj), pamja e paqartë ose ndjeshmëria ndaj dritës mund të zvogëlojë rrezikun e komplikimeve.
- Konjunktiviti bakterial nganjëherë mund të çojë në probleme shumë serioze të syve të tillë si ulçera e kornesë, duke shkaktuar humbje të përhershme të shikimit.
- Për këto arsye, në çdo kohë që përjetoni ndonjë formë konjuktiviti ose irritim të syve, duhet menjëherë të telefononi optometristin ose okulistin tuaj dhe të planifikoni një ekzaminim të syve.
Ekzaminimet për diagnozën e konjuktivitit
- Në shumicën e rasteve, mjeku mund të diagnostikojë konjuktivitin duke pyetur për simptomat dhe historinë e shëndetit tuaj. Zakonisht nuk ka nevojë për vizitë në kabinetin e mjekut.
- Rrallë, mjeku mund të marrë një mostër të lëngut që del nga syri juaj për analiza laboratorike (kulturë). Një kulturë mund të jetë e nevojshme nëse simptomat janë të rënda ose nëse doktori dyshon për një shkak me rrezik të lartë, si një trup i huaj në sy, një infeksion serioz bakterial ose një infeksion seksualisht të transmetueshëm.
Trajtimi i konjuktivitit
Trajtimi i konjuktivitit varet nga lloji i konjuktivitit:
- Konjuktiviti viral. Në shumicën e rasteve, konjuktiviti viral do të vazhdojë gjatë një periudhe prej disa ditësh dhe nuk kërkohet ose indikohet ndonjë trajtim mjekësor. Një masë në kushtet e shtëpisë sic është vendosja e një pecete të lagur të freskët në sy disa herë në ditë mund të lehtësojë simptomat. (Për shkak të natyrës shumë ngjitëse të këtij lloji të konjuktivitit, sigurohuni që të mos e shkëmbeni këtë pecetë me të tjerët!)
- Konjuktiviti bakterial. Mjeku juaj i syrit në mënyrë tipike do të përshkruajë pika antibiotiku në sy ose pomada për trajtimin e konjunktivit bakterial.
- Konjuktiviti alergjik. Medikamentet anti alergjike shpesh mund të ndihmojnë në parandalimin ose shkurtimin e episodeve të konjuktivit alergjik. Ndonjëherë këto medikamente duhet të fillojnë përpara se të fillojnë sezoni i alergjisë ose afshet e alergjisë. Pyetni mjekun tuaj për detaje.
Parandalimi i konjuktivitit
Praktikoni higjienë të mirë për të kontrolluar përhapjen e konjuktivitit. Për shembull:
- Mos prekni sytë me duar
- Lani duart shpesh
- Përdorni një peshqir të pastër cdo ditë
- Mos ndani peshqirët ose mjetet larëse më të tjerët
- Ndërroni shpesh jastëkun
- Hidhni poshtë (mos përdorni) kozmetikën e syve, si rimeli
- Mos e ndani kozmetikën e syve ose artikujt e kujdesit personal të syve me të tjerët.
Mbani në mend se konjuktiviti është po aq ngjitës sa ftohja e zakonshme. Pra mund të ktheheni në punë nëse mbani higjenë të mirë si më lart.
Parandalimi i konjuktivitit tek të sapolindurit
- Disa baktere mund të shkaktojnë komplikacione serioze, si oftalmia e neonatit, prandaj duhet trajtim pa vonesë për të ruajtur dhe mbrojtur shikimin. Prandaj, menjëherë pas lindjes, aplikohet një pomadë me antibiotik në sytë e çdo porsalinduri, duke parandaluar infeksionin e syve.
- Pavarësisht këtyre masave, ju ose fëmija juaj ende mund të zhvillojnë konjuktivitin. Nëse problemi është konjuktiviti ngjitës (infektiv), jini të vëmendshëm ndaj të tjerëve dhe bëni pjesën tuaj për të parandaluar përhapjen e infeksionit.
- Nëse fëmija juaj është i prekur, tregojini mësuesit të tij/saj për infeksionin në mënyrë që të ndërmerren masa shtesë për të pastruar/dezinfektuar klasën ose qendrën e kujdesit ditor. Gjithashtu, mbani fëmijën tuaj në shtëpi derisa të kalojë faza ngjitëse.
- Mjeku juaj i syrit mund t'ju bëjë të ditur kur ju ose fëmija juaj mund të dilni përsëri me njerëzit e tjerë pa rrezikun e përhapjes së konjuktivitit ngjtiës - zakonisht rreth tre deri në pesë ditë pas diagnozës.
- Dhe mos harroni: Duke qënë se skuqja e syve mund të jetë një simptomë e shumë llojeve të problemeve të syve - disa prej të cilave mund të jenë mjaft serioze - sigurohuni që të konsultoheni me okulistin tuaj.
Pyesni mjekun tuaj për ekzaminimet për konjuktivitin që ofrohen në qytetin ku ju banoni.
Konsultohuni me mjekun e qëndrës suaj shëndetësore për cdo informacion që ju kërkoni të dini.
Konsultohuni online me mjekun
Shih materialin Video (intervista me mjekun; intervista me personel mjekësor, testimonials, vox pop)