Doni të dini më shumë rreth kësaj teme

Shkarko materialin e plotë

Materiali i plotë në lidhje me temën është kundrejt një pagese simbolike.
Regjistrohu tani ose logohu për të vijuar me shkarkimin.

Kanceri i gjirit - Ne mund t'a zvogëlojmë rrezikun tonë

Kanceri i gjirit

  • Kanceri i gjirit fillon kur qelizat në gji fillojnë të rriten jashtë kontrollit
  • Këto qeliza zakonisht formojnë një tumor që shpesh shihet në radiografi ose ndjehet si fryrje/kokërr.
  • Tumori është malinj (kancer) nëse qelizat pushtojnë indet përreth ose kur përhapen (metastazojnë) në zona të largëta të trupit. Tumoret beninje të gjirit (fryrje ose kokrra) mund të rrisin rrezikun për kancer gjiri prandaj duhet të kontrollohen rregullisht
  • Kanceri i gjirit ndodh pothuajse vetëm tek gratë, por mund të prekë edhe meshkujt (shumë më rrallë)
  • Një pjesë e madhe e kancereve të gjirit zbulohen në mamografi, një test depistues që zbulon herët kancerin e gjirit, përpara se ky të ndjehet apo të japë shenja dhe simptoma. Gratë e moshës 40-45 vjec duhet të bëjnë një ekzaminim klinik të gjirit cdo dy vjet, gratë e moshës 46-69 vjec duhet të bëjnë edhe mamografinë së paku cdo 2 vjet kurse mbi moshën 70 vjec shpeshtësia e depistimit vendoset sëbashku me mjekun.
  • Ekzistojnë metoda efektive për diagnostikimin dhe trajtimin e kancerit të gjirit
  • Cdo grua mund të ulë rrezikun e saj për kancer gjiri duke bërë ndryshime të thjeshta në stilin e jetesës
Më shumë info