Cfarë të mirash ka vaji i peshkut?
- Vaji i peshkut është një shtesë ushqimore shumë popullore.
- Megjithatë, cfarë të mirash ka përdorimi i shtesave të vajit të peshkut në dietë?
- Lexoni artikullin në vijim për të marrë përgjigjen e kësaj pyetjeje.
Sasi të mëdha vitaminash dhe suplementesh popullojnë raftet e marketeve dhe dyqaneve me pretendime të ndryshme shëndetësore dhe të mirëqënies. Suplementet e vajrave të peshkut janë mjaft popullore - por cilat janë të mirat e vajit të peshkut? Në vijim është gjithçka që duhet të dini.
Çfarë është vaji i peshkut?
- Vaju i peshkut është ekstrakti i yndyrës së peshkut, shpjegojnë ekspertët e Fondacionit Ndërkombëtar të Këshillit për Ushqimin. Ky vaj është i pasur me acide yndyrore omega-3, duke përfshirë acidin eikosapentaenoik (EPA) dhe acidin dokosaheksaenoic (DHA).
- Acidet yndyrore esenciale, si EPA dhe DHA, vijnë vetëm nga ushqime si peshku ose shtesat e tjera të dietës. Ato janë të disponueshme si disa suplemente duke përfshirë vajin e peshkut, vajin e mëlçisë së peshkut cod, vajin e karkalecit të detit dhe produktet vegjetariane që përmbajnë vaj algash.
Cilat janë të mirat e vajit të peshkut?
- Një nga arsyet pse peshku është pjesë e një diete të shëndetshme është për shkak të vajit të tij.
- Omega-3 janë veçanërisht të rëndësishme për shkak se luajnë një rol të veçantë në qelizat tona. EPA dhe DHA mbështesin në mënyrë specifike sytë, trurin dhe shëndetin e zemrës, thonë ekspertët.
- Studiuesit vërejnë se disa prova tregojnë gjithashtu se vaji i peshkut ofron lehtësim për simptomat e artritit reumatoid.
- Studime të tjera sugjerojnë që shtesat e vajit të peshkut mund të përmirësojnë simptomat e gjendjeve ose çrregullimeve të shëndetit mendor, përfshirë depresionin, çrregullimet bipolare dhe skizofreninë.
- Këto janë vetëm disa përgjigje për pyetjen "çfarë të mirash ka vaji i peshkut?"
A është marrja e suplementeve me vaj peshku njësoj si të hahet peshk?
- Vaju i peshkut dhe omega-3 janë vetëm një pjesë e arsyes pse vetë peshku është aq i shëndetshëm.
- Ndryshe nga shtesat, i tërë peshku përmban më shumë vitamina dhe minerale se sa vetëm EPA dhe DHA, sipas Harvard Medical School.
- Kjo është arsyeja pse Udhëzimet Ushqimore për Amerikanët sugjerojnë të hahet rreth 100 gramë peshk dy herë në javë, jo domosdoshmërisht versioni i shtesave.
- Të gjithë ekspertët mbështesin idenë që lëndët ushqyese pikë së pari duhet të merren nëpërmjet ushqimeve natyrale. Megjithatë, nëse kjo nuk është e mundur, shtesat e vajit të peshkut mund të jenë një zëvendësues i mirë për plotësimin e nevojave tuaja për Omega-3.
- Vetëm vini re se ngrënia e të gjithë peshkut ofron më shumë në terma të lëndëve ushqyese, se sa vetëm marrja e shtesave.
Çfarë duhet të bëj para se të marr pilulat e vajit të peshkut?
- Nëse vendosni se vaji i peshkut mund të jetë një shtesë e shkëlqyer në dietën tuaj, konsultohuni me mjekun tuaj para se të bleni apo provoni ndonjë shtesë të tillë. Në disa njerëz, ajo ndërvepron me barna që prekin koagulimin e gjakut, thonë eskpertët. Disa shtesa të vajit të mëlçisë së peshkut kanë sasi të larta të vitaminës A gjithashtu. Me kalimin e kohës, konsumimi i sasive të mëdha të vitaminës A mund të shkaktojë probleme shëndetësore si dëmtimi i mëlçisë dhe dhimbja kockore, ndër të tjera.
- Sapo doktori juaj t’a miratojë, është koha të zgjidhni midis shtesave të shumta të vajit të peshkut në treg. Ekspertët thonë se cilësia e suplementeve ndryshon shumë, prandaj është e rëndësishme të kontrolloni etiketat.
- Kërkoni pilula të vajit të peshkut që janë testuar për pastërtinë e palës së tretë ose që mbajnë një vulë të pastërtisë nga Organizata Globale për Omega-3 EPA dhe DHA. Pasi të zgjidhni një suplement të mirë, mbajeni atë në temperaturë dhome.