Message: Return type of CI_Session_files_driver::open($save_path, $name) should either be compatible with SessionHandlerInterface::open(string $path, string $name): bool, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice
Message: Return type of CI_Session_files_driver::close() should either be compatible with SessionHandlerInterface::close(): bool, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice
Message: Return type of CI_Session_files_driver::read($session_id) should either be compatible with SessionHandlerInterface::read(string $id): string|false, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice
Message: Return type of CI_Session_files_driver::write($session_id, $session_data) should either be compatible with SessionHandlerInterface::write(string $id, string $data): bool, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice
Message: Return type of CI_Session_files_driver::destroy($session_id) should either be compatible with SessionHandlerInterface::destroy(string $id): bool, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice
Message: Return type of CI_Session_files_driver::gc($maxlifetime) should either be compatible with SessionHandlerInterface::gc(int $max_lifetime): int|false, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice
Konsulta juaj me mjekun do të bëhet online me video, pa qenë nevoja që ju të paraqiteni në klinikë.
Regjistrohu tani ose logohu për të vijuar me rezervimin.
Dhimbja e gjoksit (angina pectoris)
Dhimbja e gjoksit (angina pectoris) përfshin cdo dhimbje ose ndjenjë diskomforti që ndjehet se buron nga ose rreth gjoksit
Dhimbja e gjoksit mund të shfaqet në shumë forma, duke variuar nga një ndjenjë e mprehtë shpimi deri tek një dhimbje e mbytur. Ndonjëherë ajo perceptohet si një ndjenjë shtypjeje ose djegie
Në disa raste dhimbja përhapet në qafë, nofullën e poshtme duke arritur në shpinë ose poshtë në të dy krahët
Dhimbja e gjoksit është ankesa më e shpeshtë e njerëzve me sëmundje zemre, por mund të shfaqet edhe nga sëmundjet e mushkërive ose shkaqe të tjera
Dhimbja e gjoksit tregon një problem serioz prandaj duhet kërkuar kujdes mjekësor urgjent në këto raste
Ekzistojnë metoda efektive për diagnostikimin dhe trajtimin e dhimbjes së gjoksit
Cdo njeri mund të ulë rrezikun e dhimbjes së gjoksit duke bërë ndryshime të thjeshta në stilin e jetesës.
Më shumë info
Ky informacioni mund t`ju ndihmojë ju të kuptoni më shumë rreth dhimbjes së gjoksit (ose sic njihet me termin mjekësor, angina) dhe se cfarë mund të bëni ju për të zvogëluar rrezikun tuaj për këtë gjendje
Ndajeni informacionin me të gjithë njerëzit e tjerë që njihni
Dhimbja e gjoksit – cfarë është
Dhimbja e gjoksit (angina pectoris) përfshin cdo dhimbje ose ndjenjë diskomforti që ndjehet se buron nga ose rreth gjoksit
Dhimbja e gjoksit është ankesa më e shpeshtë e pacientëve me sëmundje të zemrës
Kërkoni ndihmë
Dhimbja e gjoksit tregon një problem serioz prandaj duhet kërkuar kujdes mjekësor urgjent!
Simptomat dhe shenjat e dhimbjes së gjoksit
Shenjat dhe simptomat e dhimbjes së gjoksit që kanë shkak problemet e zemrës mund të përfshijnë:
Ndjenja e presionit, plotësisë, djegies ose ngushtësisë në gjoks
Dhimbje shtypëse ose e djegëse që rrezaton në shpinë, qafë, nofull, shpatulla dhe një ose të dy krahët
Dhimbja që zgjat më shumë se disa minuta, bëhet më keq me aktivitetin, largohet dhe kthehet, ose ndryshon në intensitet
Shkurtimi i frymëmarrjes
Djersë të ftohta
Marramendje ose dobësi
Të përziera ose të vjella
Shenjat dhe simptomat e dhimbjes së gjoksit që kanë shkaqe të tjera zakonisht shoqërohen me:
Shije thartire në gojë ose ndjesia e kthimit të ushqimeve mbrapsht në gojë
Probleme me gëlltitjen
Dhimbje që përmirësohet ose përkeqësohet kur ndërrojmë pozicion
Dhimbje që intensifikohet kur marrim frymë thellë ose kollitemi
Dhimbje kur shtypet kraharori lehtë
Dhimbje që vazhdon për orë të tëra
Nga ana tjetër, simptoma klasike e urthit mund të shkaktohet nga problemet e zemrës ose stomakut
Shkaqet e anginës
Shkaqet e dhimbjes së gjoksit të lidhura me zemrën përfshijnë:
Atakun kardiak
Isheminë kardikae
Disekasionin (carja) e aortës
Perikarditin
Por dhimbja e gjoksit mund të shfaqet edhe për shkak të disa gjendjeve të mushkërive (pleuriti, embolizmi pulmonar, etj.); të sistemit tretës (urthi, gurët në tëmth, etj.); disa gjendje që prekin muskujt dhe kockat, etj.
Ekzaminimet për dhimbjen e gjoksit
Pranë shtratit të të sëmurit mund të kryhet:
Saturimi i oksigjenit
EKG
Gazi i gjakut arterial
Glukoza kapilare
Testet e gjakut përfshijnë:
Troponinën
Formulën e plotë të gjakut
Testet e funksionit renal
Lipidet
D-dimer amilazën
Proteinën C reaktive
Eritrosedimentin.
Ekzaminimet imazhierike përfshijnë:
radiografinë e gjoksit
ekokardiografinë
CT të gjoksit
angiografinë CT kardiake
Testet speciale përfshijnë:
EKG e efortit
skanimin e perfuzionit miokardial
endoskopinë gastrointestinale të sipërme
angiografinë kardiake
Trajtimi i dhimbjes së gjoksit
Trajtimi varion në varësi të shkakut
Medikamentet për trajtimin e dhimbjes së gjoksit përfshijnë:
Relaksuesit e arterieve – nitroglicerina dhe disa preparate që ulin tensionin e gjakut
Aspirina
Preparate trombolitike – këta agjentë shkrijnë trombet ose koagulat që bllokojnë rrjedhën e gjakut në zemër
Holluesit e gjakut
Preparate që frenojnë prodhimin e acidit të stomakut ose e neutralizojnë atë
Preparate antidepresive (në rast se dhimbja e gjoksit shkaktohet nga ataket e panikut)
Kirurgjia dhe procedurat e tjera përfshijnë:
Angioplastikën dhe vendosjen e stenteve – në rast të ngushtimit apo bllokimit të arterieve koronore, këto procedura sigurojnë zgjerimin e tyre
Kirurgjia e bypass-it – në këtë rast arteria e bllokuar anashkalohet dhe rrjedha e gjakut orientohet në arterie të reja që krijohen nga mjeku
RIparimi i carjes së arteries
Ri-fryrja e mushkërive – në rast të kolapsit pulmonar, mjeku fut një tub në kraharor për të fryrë/ri-hapur mushkëritë
Parandalimi i dhimbjes së gjoksit
Dhimbja e gjoksit mund të parandalohet nëse shmangen ose minimizohen faktorët e rrezikut apo shkaktarët e saj:
Ndaloni duhanpirjen dhe përdorimin e alkoolit
Në rast se keni diabet ose hipertension, duhet të mbani nën kontroll këto gjendje, pasi kjo parandalon dhimbjen e gjoksit që shkaktohet nga to
Bëni aktivitet fizik, brenda mundësive tuaja, të tillë si ecje cdo ditë për të paktën 30 minuta
Përdorni një dietë të balancuar dhe të me ushqime të shumëllojshme
Shmangni përdorimin e yndyrnave të ngopura (mishin e kuq të qingjit ose vicit, ushqimet e fërguara, prodhimet e pasticerive si amaretat, kekun, etj.)
Konsumoni ushqime të pasura me omega-3 të tilla si frutat e thata dhe peshqit si salmoni, sardelet, toni (në cdo formë – të freskëta, të ngrira, të konservuara)
Reduktoni konsumin e kripës, dhe zëvendësojeni me erëza të ndryshme gjatë gatimit
Shmangni mishrat e ftohtë dhe turshitë
Përdorni ose rrisni konsumin e bishtajoreve, frutave dhe perime në dietën tuaj
Pyesni mjekun tuaj për ekzaminimet për dhimbjen e gjoksit që ofrohen në qytetin ku ju banoni.
Konsultohuni me mjekun e qëndrës suaj shëndetësore për cdo informacion që ju kërkoni të dini.
Konsultohuni online me mjekun
Shih materialin Video (intervista me mjekun; intervista me personel mjekësor, testimonials, vox pop)