Message: Return type of CI_Session_files_driver::open($save_path, $name) should either be compatible with SessionHandlerInterface::open(string $path, string $name): bool, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice
Message: Return type of CI_Session_files_driver::close() should either be compatible with SessionHandlerInterface::close(): bool, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice
Message: Return type of CI_Session_files_driver::read($session_id) should either be compatible with SessionHandlerInterface::read(string $id): string|false, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice
Message: Return type of CI_Session_files_driver::write($session_id, $session_data) should either be compatible with SessionHandlerInterface::write(string $id, string $data): bool, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice
Message: Return type of CI_Session_files_driver::destroy($session_id) should either be compatible with SessionHandlerInterface::destroy(string $id): bool, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice
Message: Return type of CI_Session_files_driver::gc($maxlifetime) should either be compatible with SessionHandlerInterface::gc(int $max_lifetime): int|false, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice
Konsulta juaj me mjekun do të bëhet online me video, pa qenë nevoja që ju të paraqiteni në klinikë.
Regjistrohu tani ose logohu për të vijuar me rezervimin.
Sëmundja Ishemike e Zemrës
Sëmundja ishemike e zemrës, e njohur ndryshe si sëmundja e arterieve koronare ose SIZ shkaktohet nga ngushtimi i arterieve koronare (enët e gjakut që furnizojnë muskulin e zemrës me gjak të pasur me oksigjen)
Ngushtimi i arterieve koronare zakonisht ndodh për shkak të aterosklerozës
Në rast se sëmundja avancon, ajo mund të cojë deri në infarkt të miokardit (atak kardiak) dhe dështim të zemrës
Shenjat dhe simptomat dominohen nga dhimbja e gjoksit, që është qendrore, e cila shfaqet gjatë sforcimit fizik ose emocional dhe që zhduket pas ndalimit të aktiviteti që e shkaktoi atë
Ekzistojnë metoda efektive për diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjes së arterieve koronare
Cdo njeri mund të ulë rrezikun e sëmundjes së arterieve koronare duke bërë ndryshime të thjeshta në stilin e jetesës
Më shumë info
Ky informacioni mund t`ju ndihmojë ju të kuptoni më shumë rreth sëmundjes ishemike të zemrës (SIZ) dhe se cfarë mund të bëni ju për të zvogëluar rrezikun tuaj për këtë gjendje
Ndajeni informacionin me të gjithë njerëzit e tjerë që njihni
Sëmundja Ishemike e Zemrës – cfarë është
Sëmundja Ishemike e Zemrës (SIZ) i referohet një grupi gjendjesh shëndetësore të karakterizuara nga mungesa e balancës midis kërkesës për oksigjen të miokardit dhe furnizimit me oksigjen në favor të kërkesës, duke rezultuar në hiopksi (ulje e nivelit të oksigjenit) të muskulit të zemrës, që mund të avancojë deri në infarkt
SIZ njihet dhe me termin “Sëmundja e Arterieve Koronare”
Sa e rrezikshme është SIZ?
Sëmundja ishemike e zemrës, nëse nuk trajtohet dhe menaxhohet në kohë, mund të cojë deri në infarkt të miokardit (atak kardiak), i cili në disa raste mund të jetë fatal
Simptomat dhe shenjat e SIZ
Kur arteriet koronare ngushtohen, ato nuk mund të furnizojnë zemrën me sasinë e duhur të gjakut të pasur me oksigjen, vecanërisht gjatë aktiviteti fizik. Fillimisht mund të mos ketë simptoma por, ndërsa ngushtimi përparon, mund të shfaqet kjo tablo klinike:
Dhimbje gjoksi (angina) – zakonisht perceptohet në mes të kraharorit ose në të majtë, dhe zakonisht nxitet nga stresi fizik ose emocional. Dhimbja zakonisht zhduket brenda disa minutave pas ndalimit të aktivitetit që e shkaktoi atë. Sidomos tek gratë, dhimbja mund të jetë e mprehtë dhe të përhapet në qafë, krahë ose shpinë.
Vështirësi në frymëmarrje ose lodhje ekstreme gjatë sforcimit fizik.
Atak kardiak
Shkaqet e SIZ
SIZ zakonisht shkaktohet nga reduktimi i rrjedhës së gjakut. Mospërputhja midis kërkesës dhe furnizimit zakonisht shkaktohet nga:
Ateroskleroza e arterieve koronare - Ateroskleroza nxitet nga duhanpirja, presioni i lartë i gjakut, niveli i lartë i kolesterolit, diabeti ose rezistenca insulinike dhe stili sedentar i jetesës
Faktorët e rrezikut të SIZ
Faktorët e rrezikut të sëmundjes së arterieve koronare (SIZ) janë:
Mosha e avancuar
Gjinia mashkullore (por rreziku tek femrat rritet pas menopauzës)
Historia familjare për sëmundje të zemrës (rreziku është më i lartë nëse babai osë vëllai juaj ka patur sëmundje zemre para moshës 55 vjec ose nëse nëna ose motra kanë vuajtur nga zemra para moshës 65 vjec)
Duhanpirja
Presioni i lartë i gjakut
Niveli i lartë i kolesterolit
Diabeti
Mbipesha ose obeziteti
Mungesa e aktivitetit fizik
Stresi i lartë
Përdorimi i një diete jo të shëndetshme
Ndonjëherë SIZ zhvillohet në mungesë të faktorëve klasikë të rrezikut
Disa faktorë të tjerë të rrezikut përfshijnë:
Apnenë e gjumit
Proteinën C-reaktive me ndjeshmëri të lartë
Niveli i lartë i triglicerideve
Nivelet e larta të homocisteinës – ky aminoacid që ndihmon për të prodhuar proteina dhe ndërtuar dhe mbajtur indet mund të rrisë rrezikun e SIZ
Preeklampsia – kjo gjendje që shfaqet gjatë shtatzënisë rrit presionin e gjakut dhe rrjedhimisht dhe rrezikun e SIZ
Përdorimi i tepërt i alkoolit
Sëmundjet autoimune – lupus dhe gjendjet e tjera reumatologjike inflamatore rrisin rrezikun e SIZ
Komplikacionet e SIZ
Komplikacionet e SIZ varen nga arteria e prekur:
Dhimbja e gjoksit (angina)
Atak kardiak (infarkti)
Dështimi i zemrës – kjo ndodh kur mungesa kronike e oksigjenit dëmton zemrën duke i bërë rrahjet e saj tepër të dobëta për të shtyrë përpara sasinë e duhur të gjakut në trup
Aneurizmat – fryrja e një zone të murit të arteries mund të shkaktojë dhimbje dhe pulsime të crregullta, që është një urgjencë mjekësore. Anurizma mund të cahet dhe gjakrrjedhja pasuese mund të kërcënojë jetën
Ritëm anormal të zemrës (aritmi) – Furnizimi jo i mirë me oksigjen mund të dëmtojë sistemin elektrik të zemrës
Parandalimi i SIZ
Parandalimi i sëmundjes duhet të jetë në ballë të strategjisë së menaxhimit të çdo klinicsti. Adresimi i faktorëve të stilit të jetesës padyshim do të japë një përfitim më të madh për pacientin në terma afatgjatë
Pacientët mbi moshën 40 vjeç ose ata që kanë një rezultat rreziku kardiovaskular më të madh se 10% duhet të vlerësohen formalisht
Ndryshimet e stilit të jetesës që përdoren për të trajtuar SIZ mund gjithashtu t’a parandalojnë atë. Këto përfshijnë:
Ndalimin e duhanpirjes
Kontrollin e presionit të lartë të gjakut, kolesterolit dhe diabetit
Angazhimin në aktivitet fizik të rregullt
Përdorimin e ushqimeve të shëndetshme me pak yndyrë, pak kripë, me shumë fruta dhe zarzavate dhe drithëra të plota
Mbajtja e një peshe trupore të shëndetshme
Menaxhimi dhe reduktimi i stresit
Ekzaminimet për diagnozën e SIZ
Ekzaminimet për atersoklerozën përfshijnë:
Gjaku komplet
Testet e funksionit të mëlcisë dhe tiroides
EKG; ekokardiograma
Testi i stresit
Kateterizimi kardiak dhe angigrama
Skanimi i zemrës
Trajtimi i SIZ
Ndryshimi i stilit të jetesës
Optimizo menaxhimin e faktorëve të rrezikut
Medikamentet
Ofroni një linjë të parë të beta-bllokuesve ose bllokuesit e kanaleve të kalciumit
Medikamentet që modifikojnë nivelin e kolesterolit
Aspirina
Nitroglicerina
Inhibitorët e enzimës konvertuese të angiotenzinës (ACE) dhe bllokuesit e receptorëve II të angiotenzinës
Nëse ndonjë nga medikamentet është i kundraindikuar në kombinim, merrni parasysh shtimin e një nitrati me veprim të gjatë, nicorandil, ivabradine ose ranolazine.
Procedurat kirurgjike
Angioplastikën dhe vendosjen e stenteve – në rast të ngushtimit apo bllokimit të arterieve koronore, këto procedura sigurojnë zgjerimin e tyre
Kirurgjia e bypass-it – në këtë rast krijohet një arterie e re nga materiale të marra nga vende të tjera të trupit të pacientit ose materiale sintetike, për të siguruar furnizimin normal me gjak të zonës së prekur, duke anashkaluar arterien e dëmtuar nga ateroskleroza.
Figura. Stenti i arteries koronare
Figura. Kirurgjia e bypass-it koronar
Mjekësia alternative për SIZ
Disa ushqime mund të reduktojnë rrezikun e sëmundjes së arterieve koronare:
Peshku dhe vaji i peshkut
Farat dhe vaji i lirit
Burime të tjera të acideve yndyrore omega-3
Suplemente të tjera të dobishme përfshijnë:
Acidi alfa-linoleik (ALA)
Kakao
Koenzima Q10
Hudhra
Sitostanoli (i gjendur në disa lloje margarinash)
Pyesni mjekun tuaj për ekzaminimet për sëmundjen e arterieve koronare që ofrohen në qytetin ku ju banoni.
Konsultohuni me mjekun e qëndrës suaj shëndetësore për cdo informacion që ju kërkoni të dini.
Konsultohuni online me mjekun
Shih materialin Video (intervista me mjekun; intervista me personel mjekësor, testimonials, vox pop)