Message: Return type of CI_Session_files_driver::open($save_path, $name) should either be compatible with SessionHandlerInterface::open(string $path, string $name): bool, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice
Message: Return type of CI_Session_files_driver::close() should either be compatible with SessionHandlerInterface::close(): bool, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice
Message: Return type of CI_Session_files_driver::read($session_id) should either be compatible with SessionHandlerInterface::read(string $id): string|false, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice
Message: Return type of CI_Session_files_driver::write($session_id, $session_data) should either be compatible with SessionHandlerInterface::write(string $id, string $data): bool, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice
Message: Return type of CI_Session_files_driver::destroy($session_id) should either be compatible with SessionHandlerInterface::destroy(string $id): bool, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice
Message: Return type of CI_Session_files_driver::gc($maxlifetime) should either be compatible with SessionHandlerInterface::gc(int $max_lifetime): int|false, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice
Diabeti mellitus (DM) është një sëmundje kronike e shoqëruar me nivele të larta anormale të glukozës (sheqerit) në gjak
DM është një crrregullim metabolik me etiologji të shumëfishtë
Karakterizohet nga hiperglicemia kronike [nivele të larta anormale të glukozës (sheqerit) në gjak] e kombinuar me crregullim të metabolizmit të karbohidrateve, yndyrës dhe proteinave që rezultojnë nga defekte në sekretimin e insulinës
Këto janë të lidhura me zhvillimin e komplikacioneve mikrovaskulare të retinopatisë, që mund të cojë në verbim, nefropati dhe neuropati. Kjo e fundit bart rrezikun e ulcerave të gjymtyrëve të poshtme, amputacioneve dhe disfunksion anatomik të nervave. Diabeti rrit rrezikun për sëmundjet makrovaskulare
Rreth gjysma e njerëzve me diabet nuk e dinë se e kanë këtë sëmundje. Për këtë arsye depistimi i diabetit është i një rëndësie kritike për trajtimin e hershëm dhe parandalimin e progresit të sëmundjes.
Ekzistojnë metoda efektive për diagnostikimin dhe trajtimin e diabetit.
Menaxhimi i diabetit kërkon absolutisht përkushtimin dhe edukimin e pacientëve – pacienti luan rol qendror për mbajtjen nën kontroll të diabetit!
Çdo njeri mund të ulë rrezikun për diabet duke bërë ndryshime të thjeshta në stilin e jetesës.
Më shumë info
Ky informacioni mund t`ju ndihmojë ju të kuptoni më shumë rreth diabetit mellitus (sëmundjes së sheqerit) dhe se cfarë mund të bëni ju për të zvogëluar rrezikun tuaj për këtë sëmundje
Ndajeni informacionin me të gjithë njerëzit e tjerë.
Diabeti mellitus – cfarë është
Diabetes mellitus (DM): Më shpesh quhet "diabeti" - një sëmundje kronike e shoqëruar me nivele të larta anormale të glukozës (sheqerit) në gjak
DM është një crrregullim metabolik me etiologji të shumëfishtë. Karakterizohet nga hiperglicemia kronike [nivele të larta anormale të glukozës (sheqerit) në gjak] e kombinuar me crregullim të metabolizmit të karbohidrateve, yndyrës dhe proteinave që rezultojnë nga defekte në sekretimin e insulinës (etiologjia nga pankreasi), defekte të veprimit të insulinës (paaftësia e trupit për të përdorur siç duhet insulinën) ose të dy faktorëve së bashku
Klasifikimi i diabetit mellitus
Diabeti mellitus klasifikohet në dy lloje kryesore, duke korresponduar me mekanizmat e mësipërm:
Diabet insulino-vartës ( diabeti tipi 1, ose diabeti juvenil, ose diabeti i fëmijëve). Në këtë rast, sistemi imunitar gabimisht prodhon antitrupa dhe qeliza inflamatore që drejtohen kundër qelizave beta të pankreasit, duke cuar në shkatërrimin e tyre dhe pamjaftueshmërinë e prodhimit dhe sekretimit të insulinës.
Diabet jo insulino-vartës (diabati tipi 2, ose diabeti i të rriturve/adultëve). Në diabetin e tipit 2, pacientët mund të prodhojnë insulinë (edhe mbi normë), por ajo nuk mund të veprojë në receptorët/qelizat target të saj (rezistenca insulinike). Në shumë raste ka dhe dëmtim të clirimit të insulinës nga pankreasi
Lloje të tjera janë: Diabeti mellitus i shtatzënisë (gestacional) – që haset në 2%-10% të shtatzënive dhe zakonisht zgjidhet pas lindjes por mund të përparojë në diabeti tip 2 në 35-60% të grave me diabet gestacional, dhe lloje të tjerë specifikë të diabetit (diabeti sekondar)
Rreth 5-10% e diabetikëve kanë diabet tip 1, kurse rreth 85% e tyre vuajnë nga diabeti tip 2. Diabeti i llojeve të tjera është mjaf më i rrallë
Simptomat dhe shenjat e diabetit
Shenjat dhe simptomat e diabetit variojnë, por përgjithësisht vërehet triada klasike PPP:
Poliuri (urinim i shpeshtë dhe i rritur)
Polidipsi (etje e shtuar), dhe
Polifagi (konsum i rritur i ushqimeve).
Shenjat dhe simptomat e tjera të diabetit mellitus mund të përfshijnë:
Humbje peshe.
Lodhje
Pacientët me diabet të patrajtuar mund të kenë edhe të përziera dhe të vjella
Infeksione të shpeshta (të tilla si infeksionet e fshikëzës urinare, lëkurës, të gingivave të dhëmbëve dhe zonës vaginale) kanë më shumë gjasa të ndodhin në njerëzit me diabet të patrajtuar ose të keq-kontrolluar.
Plagë që shërohen ngadalë
Ndjesi shpimi ose mpirjeje në këmbë ose në shputa të këmbëve.
Lëvizjet në nivelet e glukozës në gjak mund të çojnë në një pamje të paqartë ose dëmtime të shikimit dhe/ose retinës
Nivelet e larta të glukozës në gjak mund të çojnë në letargji dhe koma
Në faza të avancuara, diabeti mellitus shoqërohet me shume komplikacione që përfshijnë rritje të rrezikshme të sheqerit në gjak, nivele të ulëta anomrale të sheqerit në gjak për shkak të medikamenteve që trajtojnë diabetin dhe sëmundje të enëve të gjakut të cilat mund të dëmtojnë sytë, veshkat, nervat dhe zemrën.
Shkaqet e diabetit mellitus
Në diabetin e tipit 1 nuk ka insulinë ose insulina nuk mjafton. Diabeti tip 1 shkaktohet kryesisht nga shkatërrimi i qelizave beta edhe pse mund të ketë edhe shenja të rezistencës ndaj insulinës. Zakonisht preken moshat e reja (zakonisht nën 30 vjec) dhe personat e dobët apo jo mbipeshë, dhe që nuk kanë histori familjare për diabet
Në diabetin e tipit 2, në përgjithësi ka insulinë të mjaftueshme por qelizat mbi të cilat insulina duhet të veprojë nuk janë normalisht të ndjeshëm ndaj veprimeve të saj (insulinës). Në diabetin e tipit 2, ekziston gjithashtu një rënie e vazhdueshme e qelizave beta që shton procesin e e rritjes së sheqernave në gjak
Mekanizmat molekularë të DMT2 nuk njihen saktësisht. Por është e qartë që DMT2 është i lidhur ngushtë me obezitetin, jetën sedentare dhe stilin e jetesës të tipit perëndimor. Rritja dramatike e DMT2 gjatë dy dekadave të fundit ka shkuar paralel me rritjen globale të niveleve të obezitetit. Incidenca e DMT2 gjithashtu rritet me kalimin e moshës
DMT2 ka një komponent të fortë gjenetik, dhe personat që kanë të afërm të shkallës së parë me DMT2 kanë 50% rrezik për ta shfaqur atë gjatë jetës. Gjithashtu, disa grupe etnike janë më në rrezik se të tjerët
Diabeti gestacional i referohet hiperglicemisë së zbuluar për herë të parë gjatë shtatzënisë, që është e ndryshme nga gratë diabetike që janë shtatzëna
Tipet e tjerë specifike të diabetit mund të ndodhin si pasojë e defektit të gjeneve që sekretojnë insulinën, që kontrollojnë veprimin e saj, sëmundjeve të pankreasit apo sëmundje të tjera hormonale, medikamentet etj.
Faktorët e rrezikut
Obeziteti
Presioni i lartë i gjakut (hipertensioni)
Faktorët dietetikë të tillë konsumi i rritur i yndyrnave shtazore: nivele të larta të triglicerideve dhe nivele të ulëta të kolesterolit "të mirë" (HDL) në gjak
Nivel i ulët i aktivitetit fizik
Historia familjare
Histori për diabet gestacional
Rritja e moshës – rreziku rritet me moshën
Sindromi e ovarit policistik – gratë me sindromën e ovarit policistik kane rrezik të rritur për diabet
Tolerancë e dëmtuar e glukozës
Rezistenca ndaj insulinës
Diabeti gestacional (gjatë shtatëzanisë)
Përkatësia etnike: Hispanikët / latinët amerikanë, afrikano-amerikanët, amerikanët vendas, aziatiko-amerikanët, ishujt e Paqësorit dhe vendasit e Alaskës janë në rrezik më të madh
Pakësimi i kohës së gjumit
Ndryshimet metabolike të nxitura nga medikamentet
Ndotësit mjedisorë
Pesha e ulët në lindje dhe kequshqyerja fetale
Çrregullimet hormonale, etj.
Komplikacionet e diabetit
Komplikacionet e diabetit janë përgjegjëse për sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë e lidhur me këtë sëmundje.
Komplikacionet akute të diabetit përfshijnë:
Ketoacidoza diabetike
Gjendja hiperosmolare hiperglicemike
Hipoglicemia
Koma diabetike
Komplikacionet kronike vaskulare të diabetit përfshijnë:
Retinopatinë
Neuropatinë
Nefropatinë
Sëmundjen e arterieve koronare
Sëmundjen e arterieve periferike
Sëmundjen cerebrovaskulare
Komplikacionet kronike jo-vaskulare të diabetit përfshijnë:
Gastroparesis
Rritje të prekshmërisë ndaj infeksineve
Ndryshime të lëkurës, etj.
Figura. Fakte kryesore lidhur me komplikacionet e diabetit
Si mund ta dimë nëse kemi diabet?
Shumë njerëz nuk janë në dijeni se ata kanë diabet, veçanërisht në fazat e hershme kur simptomat nuk mund të jenë të pranishme
Nuk ka një mënyrë të caktuar për të kuptuar nëse keni diabet pa kryer teste të gjakut për të përcaktuar nivelin e glukozës në gjak
Konsultohuni me mjekun tuaj nëse keni simptoma të diabetit ose nëse jeni të shqetësuar për rrezikun tuaj për diabeti
Si mund të zbulohet diabeti
Simptomat e diabetit të tipit 1 shpesh shfaqen papritmas dhe janë arsyeja më e shpeshtë për të kontrolluar nivelet e sheqerit në gjak
Për shkak se simptomat e llojeve të tjera të diabetit dhe prediabetit shfaqen më gradualisht ose mund të mos jenë të dukshme, Shoqata Amerikane e Diabetit (ADA) rekomandon kryerjen e depistimit për diabet
Ndiqni udhëzimet për ekzaminimet depistuese të diabetit
Testet për diabetin tip 1 dhe tip 2 dhe prediabetin
Testi i hemoglobinës së glukozuar (A1C)
Test i rastësishëm i sheqerit në gjak
Testi i sheqerit në gjak esëll
Testi oral i tolerancës të glukozës
Synimet e kujdesit për diabetin
Diabeti është një sëmundje kronike që zgjat gjatë gjithë jetës dhe për të cilën nuk ka kurim përfundimtar. Diabeti është i lidhur me sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë e parakohshme si pasojë e rritjes së prevalencës së sëmundjeve kardiovaskulare dhe komplikacioneve mikrovaskulare që prekin veshkat, nervat dhe sytë.
Personat diabetikë do ta shpenzojnë pjesën më të madhe të kohës së tyre duke menaxhuar diabetin dhe vetëm rreth 1% të kohës për konsulta me profesionistët e kujdesit shëndetësor.
Prandaj, pesonat me diabet kanë nevojë për mbështetje për të marrë përsipër pjesën më të madhe të përgjegjësisë për menaxhimin e sëmundjes së tyre.
Ekipi multidisiplinar i profesionistëve të kujdesit shëndetësor të cilët duhet të mbështesin personat me diabet paraqitet në Figurën në vijim.
Figura. Përbërja e ekipit multidisiplinar për menaxhimin e diabetit
Pas diagnozës
Periudha pas diagnozës së diabetit është thelbësore për menaxhimin afatgjatë të tij. Personi me diabet duhet të asimilojë një sasi jashtëzakonisht të madhe informacioni dhe aftësish dhe e gjithë kjo në një kohë kur ai mund të jetë në fazën e mohimit të sëmundjes apo i inatosur më të. Prandaj duhen aftësi të vecanta për t’i mbështetur pacientët në këto momente.
Ekipi i diabetit duhet të kryejë një ekzaminim mjekësor (zakonisht këtë e bën mjeku i familjes) dhe të zhvillojë një program kujdesi sëbashku me pacientin. Ky program duhet të individualizohet në mënyrë që t’i përshtatet cdo pacienti specifik me diabet dhe duhet të përfshijë synime afatgjata.
Edukimi në sëmundjen e diabetit është thelbësor për menaxhimin e sëmundjes!
Pacientët me diabet duhet të edukohen të të njohin shenjat e hiperglicemisë dhe të menaxhojnë nivelin e tyre të glicemisë!
Trajtimi i diabetit
Trajtimi i diabetit përfshin:
Insulinën
Medikamentet orale që ulin glukozën në gjak
Transplanti i pankreasit
Kirurgjia bariatrike
Parandalimi i diabetit
Parandalimi i diabetit dhe përkeqësimi të tij kur ai është shfaqur kërkon pjesëmarrjen aktive dhe të informuar të cdo personi dhe pacientëve të prekur. Disa masa parandaluese përfshijnë:
Hani ushqime të shëndetshme. Zgjidhni ushqime yndyrna dhe kalori më të ulëta në dhe me përmbajtje më të lartë në fibra. Përqendrohuni tek frutat, perimet dhe drithërat. Përdorni shumëllojshmëri për të parandaluar mërzinë nga e njëjta mënyrë ushqyerje
Merruni me më shumë aktivitet fizik. Ushtrohuni çdo ditë për 30 minuta më një aktivitetit fizik të moderuar. Bëni një ecje të shpejtë të përditshme. Ngisni biçikletën kur mundeni. Notoni. Nëse nuk mund të përshtateni në një stërvitje të gjatë, filloni me seanca më të vogla të shtrira në intervale të ndryshme gjatë ditës
Humbni peshën e tepërt. Nëse jeni mbipeshë, humbja edhe 7% e peshës trupore mund të zvogëlojë rrezikun e diabetit
Rekomandime për diabetikët tip1 dhe tip2
Identifikoni veten. Mbani një byzylyk që shkruan se keni diabet. Mbani një kit glukagoni pranë në rast të një emergjence kur ju ulet sheqeri në gjak - dhe sigurohuni që miqtë dhe të afërmit tuaj të dinë ta përdorin atë
Programoni një ekzaminim të rregullt vjetor fizik dhe të syrit
Mbani vaksinimet tuaja të përditësuara
Kushtojini vëmendje këmbëve tuaja
Mbani nën kontroll tensionin e gjakut dhe kolesterolin
Kujdesuni për dhëmbët tuaj
Nëse pini duhan ose përdorni lloje të tjera të duhanit, kërkoni ndihmën e mjekut për lënë
Nëse pini alkool, bëjeni me përgjegjësi
Reduktoni stresin
Pyesni mjekun tuaj për ekzaminimet për diabetin që ofrohen në qytetin ku ju banoni.
Konsultohuni me mjekun e qëndrës suaj shëndetësore për cdo informacion që ju kërkoni të dini.
Konsultohuni online me mjekun
Shih materialin Video (intervista me mjekun; intervista me personel mjekësor, testimonials, vox pop)