Kanceri i qafës së mitrës

Kanceri i qafës së mitrës

  • Kanceri i qafës së mitrës është një sëmundje që mund të parandalohet
  • Ky kancer shkatohet nga virusi HPV, i cili në shumicën e rasteve sidomos në moshat e reja vetë-pastrohet, por në disa raste persiston dhe pas një kohë të gjatë con në ndryshime qelizore të qafës së mitrës, të njohura si pre- kancer
  • Eksistojnë teste të thjeshta që zbulojnë cilët individë janë në risk për të zhvilluar kancer. Marrja e materialit për testin HPV mund të kryhet nga vetë gruaja pas instruksioneve përkatëse
  • Ka trajtime të sigurta dhe efektive për këto ndryshime të hershme
  • Të gjitha gratë e moshës 40-49 vjeç duhet të testohen për kancerin e qafës së mitrës në mënyrë sistematike. Gratë e moshave 25-65 vjec duhet të këshillohen me mjekun e familjes për nevojën dhe mundësitë e testimit
  • Askush nuk duhet të vdesë nga kanceri i qafës së mitrës
  • Shumica e burrave dhe grave infektohen nga virusi HPV me fillimin e jetës seksuale, dhe parandalimi i tij është shumë i vështirë përmes qasjeve tradicionale të kontrollit të infeksioneve seksualisht të trasmetueshme. Nuk është e nevojshme që një grua pozitive për HPV t’a ndaje këtë informacion me partnerin e saj
Më shumë info