E konfirmuar – të flasësh me veten është një gjë e mirë
- Ka gjasa që të keni menduar për faktin se flisni me veten tuaj.
- Por a keni thënë ndonjëherë fjalë të tilla me zë të lartë?
- Nëse përgjigja është po, atëherë ju jeni në anën e duhur, sipas shkencës - ka në fakt shumë përfitime nëse flisni me veten tuaj.
- Lexoni artikullin në vijim nga Rider’s Digest Canada për t’u njohur me këto përfitime.
Më shumë info
Pse të flisni me veten është plotësisht e shëndetshme
- Rezulton se shprehja e disa mendimeve të brendshme me zë të lartë mund të të ndihmojë të zotërosh më mirë të tashmen dhe të ardhmen dhe është diçka që të gjithë ne duhet të fillojmë t’a bëjmë, sipas Lisa Ferentz, punonjësje klinike sociale, psikoterapiste dhe autore librash. Ferentz e përdor këtë praktikë më shpesh kur është fjala për të ndihmuar klientët e saj të zhvillojnë një pikëpamje pozitive për veten dhe ditën në vijim.
- "Nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa mënyra se si flasim me vetveten, sepse ky monolog i brendshëm informon në mënyra delikate dhe jo aq delikate të gjitha mendimet tona të mëvonshme, gjendjet emocionale dhe zgjedhjet e sjelljes", thotë ajo. T’a themi thjesht, nëse jeni vazhdimisht kritik, gjykues, ose e përballoni ditën me një qëndrim negativ, ju po i’a vështirësoni shumë punën vetes që të shikoni ndonjë gjë pozitive në këtë proces.
- Një mënyrë e mirë për të patur një gjendje mendore të shëndetëshme është të shkruani rreth gjërave për të cilat ju jeni mirënjohës, pikat e forta personale dhe afirmimet pozitive; pastaj qëndroni para një pasqyre dhe thuajini ato gjëra me zë të lartë. Nëse ndiheni budallenj, mos u dorëzoni. "Ashtu si çdo gjë tjetër, pasi t’a praktikoni dhe t’i qaseni nga një vend pozitiv, ju zbuloni se është mjaft e lehtë për t’a bërë. Kjo udhëzon jetën tonë jemi apo jo të vetëdijshëm për të, "thotë Ferentz.
- Në fakt, një studim nga Universiteti i Lethbridge zbuloi se studentët që u mësuan se si të angazhoheshin në të folurin pozitiv me veten kundrejt të folurit negativ ishin në gjendje të ndryshonin perspektivat, qëndrimet dhe reagimet e tyre. Sigurisht, të flisni me veten tuaj është një nga shenjat që ju jeni në të vërtetë më të zgjuar nga sa mendoni.
- Ferentz gjithashtu i inkurajon njerëzit që të pëshpërisin me zë të lartë diskutimet inkurajuese për veten ose të eksplorojnë mendimet dhe ndjenjat e tyre që cojnë në një situatë potencialisht frikësuese, kërcënuese ose dërrmuese. "Kur i pëshpëritim pozitivisht vetes sonë, kjo na jep pak më shumë forcë dhe kurajo, duke kaluar me sukses një sfidë", thotë ajo. Ky ndjenjë mbështët studimet e tjera që kanë raportuar se atletët shpesh janë tifozë të të folurit me veten e tyre përpara garave ose kompeticioneve.
- Kjo nuk do të thotë që ju nuk mund të pëshpërisni me zë të lartë frustrimet tuaja, gjithashtu. Ashtu sic ka një vend për të folurin pozitiv me veten, ashtu ka edhe një vend për të folurin negativ me veten nëse kjo bëhet në mënyrën e duhur. "Ka patjetër një vlerë të kuptoni se çfarë po ndjeni, qoftë kjo pozitive apo negative. Shprehja me zë të lartë e mendimeve negative mund të jetë dicka shumë e vlefshme ", thotë Ferentz. "Sjellja në sipërfaqe e gjërave negative që po mendoni dhe ndieni i'u jep kështu mundësinë t’i rivlerësoni ato". Pasi të keni shprehur me zë atë që ju shqetëson, provoni të pyesni veten nëse është e dobishme të vazhdoni t’i mbani ato mendime përbrenda ose nëse është diçka ju mund t'a përpunoni dhe më pas t’a tejkaloni.
- Kështu që herën tjetër që të bëni një bisedë të vogël dyshe me veten tuaj, mos u shqetësoni, cdo gjë është krejtësisht në rregull!