Ky informacion mund t`ju ndihmojë ju të kuptoni më shumë rreth verbërisë së fëmijërisë dhe se cfarë mund të bëni ju për të zvogëluar rrezikun tuaj për këtë gjendje.
Ndajeni informacionin me të gjithë njerëzit e tjerë që njihni.
Verbëria e fëmijërisë – cfarë është
- Verbëria e fëmijërisë i referohet një grupi sëmundjesh dhe gjendjesh që ndodhin në fëmijëri ose në adoleshencën e hershme, të cilat, nëse nuk trajtohen, rezultojnë në verbëri ose në dëmtime të rënda të shikimit që ka të ngjarë të mos trajtohen më vonë në jetë
Kush preket nga verbëria e fëmijërisë
- Prevalenca e verbërisë së fëmijërisë ndryshon sipas zhvillimit socio-ekonomik dhe nivleve të vdekshmërisë nën 5 vjeç
- Në vendet me të ardhura të ulëta me nivele të larta të vdekshmërisë nën 5 vjeç, prevalenca mund të jetë deri në 1.5 për 1000 fëmijë, ndërsa në vendet me të ardhura të larta me përqindje të ulët të vdekshmërisë nën 5 vjeç, prevalenca është rreth 0.3 për 1000 fëmijë
- Duke përdorur këtë korrelacion për të vlerësuar prevalencën e verbërisë tek fëmijët, numri i fëmijëve të verbër në botë është afërsisht 1.4 milion
- Përafërsisht tre të katërtat e fëmijëve të verbër në botë jetojnë në rajonet më të varfra të Afrikës dhe Azisë
Shkaqet e verbërisë së fëmijërisë
- Shkaqet kryesore të verbërisë së fëmijërisë variojnë shumë nga rajoni në rajon, duke u përcaktuar kryesisht nga zhvillimi socio-ekonomik dhe disponueshmëria e shërbimeve të kujdesit primar shëndetësor dhe kujdesit të syve
- Në vendet me të ardhura të larta, lezioni i nervit optik dhe shtigjeve më të larta vizuale mbizotërojnë si shkak i verbërisë, ndërsa cikatrizimit korneal nga fruthi, mungesa e vitaminës A, përdorimi i kurave të dëmshme tradicionale të syve, oftalmia neonatale dhe katarakta nga rubeola janë shkaqet kryesore në vendet me të ardhura të ulëta
- Retinopatia e prematuritetit është një shkak i rëndësishëm në vendet me të ardhura mesatare. Shkaqe të tjera të rëndësishme në të gjitha vendet janë anomalie kongjenitale, të tilla si katarakta, glaukoma dhe distrofitë e trashëguara të retinës
Parandalimi i verbërisë së fëmijërisë
- Parandalimi dhe trajtimi i verbërisë së fëmijërisë është specifik sipas sëmundjes bazë që ka e ka shkaktuar atë
- Për mungesën e vitaminës A, me një kosto prej vetëm 5 centësh amerikanë për dozë, shtesat e vitaminës A zvogëlojnë vdekshmërinë e fëmijëve deri në 34% në zonat ku mungesa e vitaminës A është një problem i shëndetit publik. Meqënëse mungesa e vitaminës A manifestohet shpesh gjatë një shpërthimi të fruthit, programet kombëtare të vaksinimit kundër fruthit të planifikuar dhe zbatuara sic duhet, kanë zvogëluar prevalencën e komplikimeve të syve
- Në vendet me të ardhura të mesme, retinopatia e prematuritetit (ROP) është ndër shkaqet kryesore të verbërisë, incidenca e të cilave mund të reduktohet nëpërmjet disponueshmërisë dhe përballueshmërisë së depistimit dhe shërbimeve kurative
Trajtimi i verbërisë së fëmijërisë
- Trajtimi i hershëm i kataraktës dhe i glaukomës mund të jetë i dobishëm, ndërsa pajisjet ndihmëse për shikimin e ulët janë të dobishme për fëmijët të cilëve u ka mbetur një pjesë e shikimit
Pyesni mjekun tuaj për ekzaminimet për verbërinë e fëmijërisë që ofrohen në qytetin ku ju banoni.
Konsultohuni me mjekun e qëndrës suaj shëndetësore për cdo informacion që ju kërkoni të dini.
Konsultohuni online me mjekun
Shih materialin Video (intervista me mjekun; intervista me personel mjekësor, testimonials, vox pop)