Message: Return type of CI_Session_files_driver::open($save_path, $name) should either be compatible with SessionHandlerInterface::open(string $path, string $name): bool, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice
Message: Return type of CI_Session_files_driver::close() should either be compatible with SessionHandlerInterface::close(): bool, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice
Message: Return type of CI_Session_files_driver::read($session_id) should either be compatible with SessionHandlerInterface::read(string $id): string|false, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice
Message: Return type of CI_Session_files_driver::write($session_id, $session_data) should either be compatible with SessionHandlerInterface::write(string $id, string $data): bool, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice
Message: Return type of CI_Session_files_driver::destroy($session_id) should either be compatible with SessionHandlerInterface::destroy(string $id): bool, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice
Message: Return type of CI_Session_files_driver::gc($maxlifetime) should either be compatible with SessionHandlerInterface::gc(int $max_lifetime): int|false, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice
Konsulta juaj me mjekun do të bëhet online me video, pa qenë nevoja që ju të paraqiteni në klinikë.
Regjistrohu tani ose logohu për të vijuar me rezervimin.
Tharja e syve
Sytë e thatë është një gjendje e zakonshme që ndodh kur lotët nuk janë në gjendje të sigurojnë lubrifikim adekuat për sytë
Rreth 7% e njerëzve të moshës 18 vjec e lart mund të përjetojnë tharje të syve në një moment të caktuar ë jetës së tyre, dhe kjo gjendje prek më shpesh femrat sesa meshkujt
Simptomat përshijnë shpimin, djegien ose kruarjen e syve, mukus i trashë rreth syve, skuqje të syve, ndjeshmëri e rritur ndaj dritës, shikim i turbullt ose lodhje e syve, vështirësi në drejtimin e mjeteve natën, etj.
Shkaqet janë të shumta dhe përfshijnë faktorë që cojnë në zvogëlimin e prodhimit të lotëve, rritjen e avullimit të lotëve dhe faktorë që dëmtojnë ekulibrin e përbërësve normalë të lotëve.
Ekzistojnë metoda efektive për diagnostikimin dhe trajtimin e tharjes së syve.
Cdo njeri mund të marrë masa të thjeshta dhe praktike për të parandaluar tharjen e syve.
Më shumë info
Ky informacion mund t`ju ndihmojë ju të kuptoni më shumë rreth tharjes së syve dhe se cfarë mund të bëni ju për të zvogëluar rrezikun tuaj për këtë gjendje.
Ndajeni informacionin me të gjithë njerëzit e tjerë që njihni.
Tharja e syve – cfarë është
Sytë e thatë është një gjendje e zakonshme që ndodh kur lotët nuk janë në gjendje të sigurojnë lubrifikim adekuat për sytë
Lotët mund të jenë të pamjaftueshëm për shumë arsye. Për shembull, sytë e thatë mund të ndodhin nëse nuk prodhoni lot ose nëse prodhoni lotë me cilësi të dobët
Figura. Sy i thatë
Kush preket nga tharja e syve?
Rreth 7% adultëve të moshës 18 vjec e lart në SHBA preken nga kjo gjendje
Prevalenca e sëmundjes së syve të thatë rritet me moshën
Prevalenca e sëmundjes së syve të thatë është më e lartë tek femrat (8.8%) sesa meshkujt (4.5%)
Simptomat dhe shenjat e tharjes së syve
Shenjat dhe simptomat, të cilat zakonisht prekin të dy sytë, mund të përfshijnë:
Ndjesia e shpimit, djegies ose kruarjes tek sytë
Mukus i trashë ose me fije në ose rreth syve
Ndjeshmëria ndaj dritës
Skuqje e syve
Ndjesia e të pasurit diçka në sy
Vështirësi e mbajtjes së lenteve të kontaktit
Vështirësi me drejtimin e automjeteve natën
Sytë e ujshëm, e cila është përgjigja e trupit ndaj acarimit që shkaktojnë sytë e thatë
Shikim i turbullt ose lodhje e syve
Kur të kontaktoni me mjekun
Kontaktoni mjekun tuaj nëse keni pasur shenja të zgjatura dhe simptoma të syve të thatë, duke përfshirë sy të kuq, të irrituar, të lodhur ose të dhimbshëm
Mjeku juaj mund të marrë masa për të përcaktuar se çfarë po shqetëson sytë tuaj ose t'ju referojë tek një specialist
Shkaqet e tharjes së syve
Sytë e thatë shkaktohen nga mungesa e lotëve të përshtatshëm. Lotët janë një përzierje komplekse e ujit, vajrave yndyrore dhe mukusit. Kjo përzierje ndihmon që sipërfaqja e syve të jetë e butë dhe e qartë dhe ndihmon në mbrojtjen e syve nga infeksioni. Problemet me ndonjë nga këto përbërës të lotit mund të shkaktojnë sytë e thatë
Për disa njerëz, shkaku i syve të thatë është zvogëlimi i prodhimit të lotit
Për të tjerët shkaku i tharjes së syve është rritja e avullimit të lotëve .
Faktorët e rrezikut të tharjes së syve
Faktorët që rrisin rrezikun e syve të thatë përfshijnë:
Mosha mbi 50 vjeç
Gjinia femër
Dietë e varfër në vitaminë A
Përdoimi i lenteve të kontaktit
Komplikimet e tharjes së syve
Njerëzit që kanë sy të thatë mund të përjetojnë këto komplikime:
Infeksionet e syve
Dëmtime në sipërfaqen e syve
Ulja e cilësisë së jetës
Parandalimi i tharjes së syve
Nëse përjetoni sy të thatë, kushtojini vëmendje situatave që kanë më shumë gjasa të shkaktojnë simptomat tuaja. Më pas gjeni mënyra për të shmangur ato situata në mënyrë që të parandaloni simptomat e lidhura me sytë e thatë. Për shembull:
Shmangni ajrin që fryn në sytë tuaj
Shtoni lagështi në ajër
Mendoni të mbani syze dielli me mbështjellje speciale ose syze të tjera mbrojtëse
Bëni pushime të syve gjatë detyrave të gjata
Poziciononi ekranin e kompjuterit tuaj nën nivelin e syve
Ndaloni duhanin dhe shmangni tymin e duhanit
Përdorni rregullisht lotët artificialë
Ekzaminimet për diagnozën e tharjes së syve
Testet dhe procedurat që mund të përdoren për të përcaktuar shkakun e syve të thatë përfshijnë:
Një ekzaminim gjithëpërfshirës i syve
Matja e vëllimit të lotëve
Përcaktimi i cilësisë së lotëve
Trajtimi i tharjes së syve
Për shumicën e njerëzve me simptoma të rastit ose të lehta të syve të thatë, mjafton që të përdoren rregullisht pikat e syve që mund të merren pa recetë (lotët artificialë). Nëse simptomat janë të vazhdueshme dhe më serioze, ka mundësi të tjera. Çfarë do bëni varet nga ajo që po shkakton sytë e thatë.
Disa trajtime përqëndrohen në kthimin ose menaxhimin e një gjendjeje ose faktori që shkakton sytë e thatë. Trajtime të tjera mund të përmirësojnë cilësinë e lotit ose të ndalojnë lotët që të largohen shpejt nga sytë.
Trajtimi i shkakut themelor të syve të thatë
Në disa raste, trajtimi i një problemi themelor shëndetësor mund të ndihmojë në largimin e shenjave dhe simptomave të syve të thatë. Për shembull, nëse një ilaç po shkakton tharjen e syve, mjeku mund të rekomandojë një ilaç të ndryshëm që nuk shkakton këtë efekt anësor.
Medikamentet
Medikamentet me recetë mjeku të përdorura për trajtimin e syve të thatë përfshijnë:
Preparate për të zvogëluar inflamimin e qepallave
Pikat e syve për të kontrolluar inflammation e korneas
Pajisje që futen në sy dhe që punojnë si lotët artificiale
Preparate që stimulojnë lotët
Pika të syve të prodhura nga gjaku i pacientit (pika autologe të serumit të gjakut)
Procedura të tjera
Procedurat e tjera që mund të përdoren për të trajtuar sytë e thatë përfshijnë:
Mbyllja e kanaleve të lotit për të zvogëluar humbjen e lotit
Përdorimi i lenteve të kontaktit të veçanta
Zhbllokimi i gjëndrave yndyrore
Terapia e dritës dhe masazhi i qepallave
Figura. Pika për sytë
Stili i jetesës dhe masat në kushtet e shtëpisë
Ju mund të jeni në gjendje të menaxhoni sytë tuaj të thatë me larjen e shpeshtë të qepallave dhe përdorimin e pikave të syve pa recetë nga mjeku (OTC) ose produkte të tjera që ndihmojnë të lubrifikoni sytë.
Nëse gjendja juaj është afatgjatë (kronike), përdorni pikat lubrifikuese edhe kur sytë tuaj ndjehen mirë, për t'i mbajtur ato të lubrifikuara mirë
Përzgjedhja dhe përdorimi i produkteve OTC për sytë e thatë
Janë në dispozicion një shumëllojshmëri e produkteve pa recetë për sytë e thatë, duke përfshirë pikat e syve (lotët artificiale), xhele, pjesë xhelë që futen në sy dhe pomada.
Bisedoni me mjekun tuaj rreth asaj se cila mund të jetë më e mira për ju.
Mjekësia alternative
Studime të mëtejshme janë të nevojshme, por disa qasje të mjekësisë alternative mund të ndihmojnë në lehtësimin e simptomave të syve të thatë. Diskutoni për përfitimet dhe rreziqet me mjekun tuaj
Acidet yndyrore. Shtimi i acideve yndyrore omega-3 në dietën tuaj mund të ndihmojë në zbutjen e shenjave dhe simptomave të syve të thatë. Këto janë në dispozicion si shtesa dhe në ushqime të tilla si arra, salmon dhe sardelet
Lotët artificialë nga vaji i kastorit. Këto lotë artificialë mund të përmirësojnë simptomat duke ulur avullimin e lotëve
Akupunktura. Disa njerëz kanë përjetuar përmirësim të simptomave të syve të thatë të pas terapisë së akupunkturës
Pyesni mjekun tuaj për ekzaminimet për tharjen e syve që ofrohen në qytetin ku ju banoni.
Konsultohuni me mjekun e qëndrës suaj shëndetësore për cdo informacion që ju kërkoni të dini.
Konsultohuni online me mjekun
Shih materialin Video (intervista me mjekun; intervista me personel mjekësor, testimonials, vox pop)