Message: Return type of CI_Session_files_driver::open($save_path, $name) should either be compatible with SessionHandlerInterface::open(string $path, string $name): bool, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice
Message: Return type of CI_Session_files_driver::close() should either be compatible with SessionHandlerInterface::close(): bool, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice
Message: Return type of CI_Session_files_driver::read($session_id) should either be compatible with SessionHandlerInterface::read(string $id): string|false, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice
Message: Return type of CI_Session_files_driver::write($session_id, $session_data) should either be compatible with SessionHandlerInterface::write(string $id, string $data): bool, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice
Message: Return type of CI_Session_files_driver::destroy($session_id) should either be compatible with SessionHandlerInterface::destroy(string $id): bool, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice
Message: Return type of CI_Session_files_driver::gc($maxlifetime) should either be compatible with SessionHandlerInterface::gc(int $max_lifetime): int|false, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice
Konsulta juaj me mjekun do të bëhet online me video, pa qenë nevoja që ju të paraqiteni në klinikë.
Regjistrohu tani ose logohu për të vijuar me rezervimin.
Tensioni i lartë i gjakut (hiptertensioni)
Hipertensioni arterial
Hipertensioni (HTA) është një nga shkaqet më të rëndësishme dhe të parandalueshme të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë në botë
Hipertensioni është shumë i shpeshtë, duke prekur rreth një të tretën e njerëzve të moshës 45-54 vjec dhe rreth 60-80% të personave të moshës 75 vjec e lart
Edhe pse sëmundja mund të jetë asimptomatike për një kohë të gjatë, avancimi i saj dhe mos trajtimi mund të cojnë në komplikacione shumë serioze, disa nga të cilat janë fatale për jetën. Hipertensioni mund të dëmtojë virtualisht cdo sistem të trupit
Baza kryesore e parandalimit të hipertensionit mbetet aplikimi i një stilit të shëndetshëm jetese dhe shmangia e faktorëve të rrezikut
Ekzistojnë metoda efektive për diagnostikimin dhe trajtimin e hipertensionit
Çdo person mund të luajë një rol të madh në parandalimin e hipertensionit dhe/ose mbajtjen nën kontroll të tij
Më shumë info
Ky informacioni mund t`ju ndihmojë ju të kuptoni më shumë rreth hipertensionit dhe se cfarë mund të bëni ju për të zvogëluar rrezikun tuaj për këtë gjendje.
Ndajeni informacionin me të gjithë njerëzit e tjerë që njihni.
Hipertensioni – cfarë është
Hipertensioni është i pranishëm kur presioni i gjakut arterial arrin nivele të cilat rrisin ndjeshëm rrezikun kardiovaskular; dhe kur trajtimi mund të sigurojë një përfitim të qartë
Hipertensioni zakonisht diagnostikohet duke matur presionin mesatar të gjakut nga matje të shumëfishta. Një presion i gjakut i lartë vazhdimisht mbi 140/90 mmHg konsiderohet si hipertension (HTA), edhe pse kohët e fundit shifrat duket se janë ulur në >130/80 mmHg
Sa i shpeshtë është HTA?
HTA prek rreth një të tretën e pacientëve të moshës 45-54 vjec dhe rreth 60-80% të pacientëve të moshës 75 vjec e lart
Simptomat dhe shenjat e hipertensionit
Hipertensioni zakonisht është asimptomatik. Shenja klinike specifike mund të tregojnë për HTA sekondar
Shenjat përfshijnë shenjat përkatëse sipas shkaqeve të HTA sekondar
Shkaqet e hipertensionit
Në 95% të rasteve HTA është “esencial”, pra nuk njihet shkaku
Hipertensioni esencial ka një komponent të fortë gjenetik, dhe kjo mbështetet në prevalencën e lartë të HTA në të afërmit e shkallës së parë të pacientëve, krahasuar me popullatën e përgjithshme, dhe përputhjen e lartë midis binjakëve identikë.
Fizpatologjia ekzakte e HTA esencial është e papërcaktuar ende dhe është multifaktoriale
HTA sekondar mund t’i atribuohet shkaqeve renale dhe endokrine, si dhe shtatzënisë, koarktacionit të aortës dhe një sërë mjekimesh
Faktorët e rrezikut të hipertensionit
Mosha e avancuar – rreziku rritet me moshën
Raca ose etnia – HTA është shumë i shpeshtë midis njerëzve me prejardhje nga Afrika, ku sëmundja zhvillohet më shpejt sesa tek të bardhët
Historia familjare për HTA rrit rrezikun
Mbipesha dhe obeziteti – sa më mbipeshë të jetë personi, aq më shumë rritet rreziku i HTA
Pirja e duhanit
Konsumi i tepërt i kripës
Marrja e pakët e kaliumit me dietë
Konsumi i tepërt i alkoolit
Stresi
Disa sëmundje kronike – këtu përfshihen sëmundjet e veshkave, diabeti dhe apnea e gjumit
Ndonjëherë, shtatzënia
Komplikacionet e hipertensionit
HTA i pakonrolluar mund të cojë në këto komplikacione, disa nga të cilat janë potencialisht fatale:
Atak kardiak
Goditje cerebrale
Dështim i zemrës
Dobësim dhe ngushtim i enëve të gjakut në veshka
Trashje, ngushtim dhe dëmtim i enëve të gjakut në sy
Sindromi metabolik
Probleme me kujtesën ose të kuptuarit e gjërave
Demencë
Ekzaminimet për diagnozën e hipertensionit
Diagnoza e hipertensionit vendoset duke e matur atë në mënyrë të përsëritur me anë të pajisjeve që masin këtë parametër. Këto matje mund të bëhen edhe në shtëpi me ndihmën e aparateve të tensionit elektronike, të kalibruara.
Ndonjëherë është e nevojshme që presioni i gjakut të monitorohet për 24 orë rrjesht dhe kjo të përsëritet disa herë për të zbuluar hipertensionin. Procedura duhet të zbatohet dhe pajisjet duhet të përdoren sipas rekomandimeve të mjekut.
Matja e presionit të gjakut duhet të ndjekë udhëzimet e përshtashme të mjekut dhe të kryhet në kushte të përshtatshme për këtë qëllim.
Klasifikimi i tensionit të gjakut
Tensioni i gjakut kategorizohet në katë kategori të përgjithshme:
Presion normal i gjakut – presioni është <120/80 mmHg
Presion i rritur – kur presioni sitolik është midis 120-129 mmHg dhe presioni diastolik <80 mmHg
Hipertension i stadit 1 – presioni sistolik i gjakut është midis 130-139 mmHg dhe presioni diastolik është midis 80-89 mmHg
Hipertension i stadit 2 - presioni sistolik i gjakut është ≥140 mmHg dhe presioni diastolik është midis ≥90 mmHg
Si presioni sistolik ashtu edhe ai diastolik janë të rëndësishme. Por pas moshës 50 vjeç, presioni sistolik është edhe më i rëndësishëm
Trajtimi i hipertensionit
Ndryshimi i stilit të jetesës dhe minimizimi i faktorëve të rrezikut janë masa të rëndësishme për të kontrolluar presionin e gjakut. Ndryshimet e stilit të jetesës përfshijnë:
Një dietë të shëndetshme me pak kripë
Aktivitet të rregullt fizik
Mbajtja e një peshe trupore të shëndetshme ose humbja e peshës nëse jeni mbipeshë ose obez
Kufizimi i përdorimit të alkoolit
Kur ndryshimet e stilit të jetesës nuk mjaftojnë, atëherë mund të rekomandohet medikamentet për të ulur presionin e gjakut
Medikamentet që përdoren për trajtimin e hipertensionit përfshijnë:
Diuretikët tiazidikë
Inhibitorët e enzimës konvertuese të angiotenzinës (ACE)
Bllokuesit e receptorëve II të angiotenzinës (ARBs)
Bllokuesit e kanaleve të kalciumit
Alfa-bllokuesit
Alfa-dhe-beta bllokuesit
Beta-bllokuesit
Antagonistët e aldosteronit
Inhibitorët e reninës
Vazodilatatorët
Agjentët me veprim qëndror
Natyrisht, medikamentet e mësipërme duhet të vlerësohen me kujdes nga mjeku juaj dhe vetëm mjeku do të rekomandojë medikamentin e duhur dhe dozën e përshtatshme për ju.
Nëse presioni i gjakut mbetet i lartë, pavarësisht nga marrja e të paktën tre llojeve të ndryshme të medikamenteve si më lart, njëri prej të cilave zakonisht duhet të jetë një diuretik, ju mund të keni hipertension rezistent. Trajtimi i këtij lloj hipertensioni kërkon një ekzaminim shumë më të thelluar të pacientit.
Mjekësia alternative
Disa suplemente mund të jenë të dobishme për mbajtjen nën kontroll të hipertensionit ose parandalimin e tij. Këto përfshijnë:
Konsumi i ushqimeve më përmbajtje të lartë fibrash
Mineralet, si magnezi, kalciumi dhe kaliumi
Acidi folik
Suplementet ose produktet që rrisin oksidin e azotit ose zgjerojnë enët e gjakut (vazodilatatorët), si kakao, koenzima Q10, L-arginina ose hudhra
Acidet ynyrore omega-3, që gjenden tek peshqit, vaji i peshkut ose farat e lirit
Ndoshat vitamina D, por nevojiten më shumë kërkime
Parandalimi i hipertensionit
Ndryshimet e stilit të jetesës (shih faktorët e rrezikut më lart) mund të ndihmojnë për të kontrolluar dhe parandaluar hipertensionin, edhe nëse jeni nën mjekim për këtë gjendje.
Pyesni mjekun tuaj për ekzaminimet për hipertensionin që ofrohen në qytetin ku ju banoni.
Konsultohuni me mjekun e qëndrës suaj shëndetësore për cdo informacion që ju kërkoni të dini.
Konsultohuni online me mjekun
Shih materialin Video (intervista me mjekun; intervista me personel mjekësor, testimonials, vox pop)