Konsultohuni online me mjekun
Rezervo takiminKonsulta juaj me mjekun do të bëhet online me video, pa qenë nevoja që ju të paraqiteni në klinikë.
Regjistrohu tani ose logohu për të vijuar me rezervimin.
Takikardia
- Takikardia është një term që i referohet shpejtimit të ritmit të zemrës mbi vlerat normale normale duke j’u referuar gjendjeve specifike kur bëhet vlerësimi
- Ka shumë lloje të takikardive, por në vija të përgjithshme ato grupohen në takikarditë që e kanë zanafillën nga atriumet e zemrës dhe në ato që e kanë zanafillën nga ventrikujt
- Disa lloje takikardish, si fibrilacioni atrial, takikardia ventrikulare, fibrilacioni ventrikular dhe sindromi i segmentit QT të gjatë mund të kenë pasoja serioze e deri kërcënuese për jetën nëse nuk merren masa për rikthimin e zemrës në ritëm normal
- Shenjat dhe simptomat përfshijnë marrje mendsh, lodhje, palpitacione, dispne dhe simptomat specifike të sëmundjeve bazë që kanë shkaktuar takikardinë
- Takikardia zakonisht nuk mund të parandalohet por mund të ulet rreziku nëse shmangen ushqime që rrisin ritmin e zemrës
- Ekzistojnë metoda efektive për diagnostikimin dhe trajtimin e takikardisë
Ky informacioni mund t`ju ndihmojë ju të kuptoni më shumë rreth takikardisë dhe se cfarë mund të bëni ju për të zvogëluar rrezikun tuaj për këtë gjendje.
Ndajeni informacionin me të gjithë njerëzit e tjerë që njihni.
Takikardia – cfarë është
Takikardia nënkupton rritjen e ritmit të zemrës përtej vlera normale duke j’u referuar gjendjve specifike kur bëhet vlerësimi.
Psh., rritja e ritmit të zemrës gjatë aktivitetit fizik është dicka normale dhe fiziologjike, por nëse zemra rreh më shpejt se sa duhet në kushte specifike, atëherë kemi të bëjmë me takikardi.
Në përgjithësi, takikardia diagnostikohet kur ritmi i zemrës është mbi 100 rrahje për minutë kur personi është në qetësi (jo duke kryer aktivitet fizik).
Llojet e takikardive
Në vija të përgjithshme, takikarditë mund t’a kenë zanafillën në atriume ose në ventrikuj.
Takikarditë që e kanë zanafillën në atriumet e zemrës
- Fibrilacioni atrial. Fibrilacioni atrial është një ritëm i shpejtë i zemrës i shkaktuar nga impulset elektrike kaotike në atrium. Këto sinjale rezultojnë në kontraktime të shpejta, të pakoordinuara dhe të dobëta të atriumit. Fibrilacioni atrial mund të çojë në komplikime serioze të tilla si goditje cerebrale
- Çrregullimi atrial. Crregullimi atrial është i ngjashëm me fibrilacionin atrial. Rrahjet e zemrës në crregullimin atrial janë impulse elektrike më të organizuara dhe më ritmike sesa në fibrilacionin atrial. Crregullimi atrial mund të çojnë gjithashtu në komplikime serioze siç është goditja cerebrale
- Takikardia supraventrikulare. Takikardia supraventrikulare është një term i gjerë që përfshin shumë forma të aritmisë që lindin mbi ventrikujt e zemrës (supraventrikulare) në atrium ose nyjën atriovenetrikulare
- Sindromi Wolff-Parkinson-White. Në këtë lloj takikardie supraventrikulare, ekziston një shteg ekstra elektrik midis atriumit dhe ventrikujve, i cili është i pranishëm në lindje.
Takikarditë që e kanë zanafillën në ventrikujt e zemrës
- Takikardia ventrikulare. Takikardia ventrikulare është një ritëm i shpejtë dhe i rregullt i zemrës, që e ka zanafillën nga sinjalët elektrike anormale në ventrikujt e zemrës. Takikardia ventrikulare shpesh mund të jetë një emergjencë mjekësore. Pa trajtim të menjëhershëm mjekësor, takikardia ventrikulare mund të përkeqësohet në fibrilacion ventrikular
- Fibrilacioni ventrikular. Fibrilacioni ventrikular ndodh kur impulse elektrike të shpejta, kaotike, bëjnë që ventrikujt të dridhen në mënyrë joefektive në vend të pompimit të gjakut të nevojshëm në trup. Ky problem serioz është fatal nëse zemra nuk kthehet në një ritëm normal brenda pak minutash.
- Sindromi i segmentit QT të gjatë. Sindroma e segmentit të gjatë QT është një çrregullim i zemrës që mbart një rrezik të rritur të ritmeve të shpejta dhe kaotike të zemrës. Në disa raste, ritmi i zemrës mund të jetë kaq i çrregullt dhe kaotik (krejtësisht i pakoordinuar), saqë mund të shkaktojë vdekje të papritur. Kjo sindromë mund të ketë baza gjenetike, mund të shkaktohet nga medikamente të ndryshme ose shkaqe të tjera
Simptomat dhe shenjat e takikardive
- Marrje mendsh, ndjenjë e të fiktit dhe të fikët
- Lodhje (një ndjesi anormale e të qënit i lodhur)
- Palpitacione (ndërgjegjësimi për ritmin e shpejtë të zemrës)
- Vështirësia në frymëmarrje (dispne).
Kur takikardia shkaktohet nga një sëmundje tjetër, mund të ketë dhe simptoma shtesë që janë specifike për atë sëmundje.
Ekzaminimet dhe diagnoza e takikardisë
- Diagnoza fillon me përshkrimin e simptomave nga ana e pacientit, pasuar nga marrja e historisë mjekësore dhe familjare dhe kërkimin për shkaqe të mundshme të takikardisë, përfshirë sëmundjet e zemrës, tiroides dhe mjekime të ndryshme
- Gjatë ekzaminimit fizik, kontrollohet ritmi i zemrës, shenja të zmadhimit të zemrës, zhurmat e zemrës (që tregojnë probleme valvulare), dhe cdo shenjë tjetër e sëmundjeve të mushkërive ose tiroides
- EKG kryhet për të vlerësuar takikardinë, por në disa raste kur takikardia shkon-dhe-vjen, ky ekzaminim mund të jetë normal. Në këto raste, përdoret EKG ambulatore 24-orëshe, ose që mbahet më gjatë nëse është e nevojshme
- Mund të ketë nevojë për teste të gjakut për matjen e numrit të rruazave të kuqe ose hormonet e tiroides dhe ekokardiogramë për të zbuluar ndonjë anomali të zemrës
- Mund të kërkohet “testimi elektrofiziologjik” ku futen kateterë në zemër për të mbledhur informacion mbi modelete e aktivitetit elektrik të zemrës

Figura. Takikardia në EKG
Parandalimi i takikardisë
- Duke qënë se takikardia zakonisht shkaktohet nga ndonjë gjendje mjekësore bazë, zbulimi dhe trajtimi i shkakut është mënyra më e mirë për të parandaluar përsëritjen e takikardisë
- Episodi i parë i takikardisë që shkakton rrahjen e shpejtë të zemrës zakonisht nuk mund të parandalohet
- Natyrisht, duhet shmangur cdo lëndë ushqyese (psh., kafeina) dhe cdo medikament që mund të rrisë ritmin e zemrës që të ulet rreziku i takikardisë
Trajtimi i takikardisë
Trajtimi i takikardisë varet nga shkaku i saj dhe trajtimi shkak-specifik (temperatura e lartë, humbja e gjakut, hipertiroidizmi, aritmitë kardiake, etj).
Në terma të përgjithshëm, mund të përdoren këto opsione për trajtimin e takikardive:
- Manovrat vagale
- Medikamente. Ilacet anti-ritmike jepen nga mjeku dhe mund të përfshijnë beta-bllokuesit, bllokuesit e kanaleve të kalciumit, digitalikët, etj.
- Mund të aplikohet dhe ablacioni me kateter me radiofrekuencë, që shkatërron zonën e indit anormal të zemrës që nxit takikardinë.
- Në disa raste mund të përdoret kardioversioni elektrik (shoku elektrik ose goditja elektrike).
- Vendosja e pacemaker-ve
- Defribilator kardioverter të implantueshëm
- Kirurgjia e tipit Maze, ku kirurgu krijon bën një hapje të vogël në atrium dhe krijon një masë indi cikatrical, i cili nuk e përcjell elektricitetin
- Kirurgjia e bypass-it koronar, në rast të sëmundjes së rëndë të arterieve koronare.
Prognoza
Prognoza afatgjatë e pacientëve me takikardi është zakonisht e mirë kur takikardia shkaktohet nga temperatura e lartë, humbja e gjakut, hipertiroidizmi, medikamentet ose dieta. Shumë lloje takikardish që lidhen me problemet e zemrës ose mushkërive mund të kontrollohen me mjekime, kirurgji ose procedura të tjera.
Pyesni mjekun tuaj për ekzaminimet për takikardinë që ofrohen në qytetin ku ju banoni.
Konsultohuni me mjekun e qëndrës suaj shëndetësore për cdo informacion që ju kërkoni të dini.
Konsultohuni online me mjekun
Shih materialin Video (intervista me mjekun; intervista me personel mjekësor, testimonials, vox pop)