Konsultohuni online me mjekun
Rezervo takiminKonsulta juaj me mjekun do të bëhet online me video, pa qenë nevoja që ju të paraqiteni në klinikë.
Regjistrohu tani ose logohu për të vijuar me rezervimin.
Strabizmi
- Strabizmi është dështimi i të dy syve për të mbajtur drejtimin e duhur dhe për të punuar së bashku si një ekip.
- Ekzaminimet rutinë të syrit të fëmijëve janë mënyra më e mirë për të zbuluar strabizmin.
- Në përgjithësi, sa më herët të zbulohet strabizmi dhe të trajtohet ai pas një ekzaminimi të syrit të fëmijës, aq më i suksesshëm është rezultati.
- Simptomat përshijnë lodhje sysh, dhimbje koke, ampliopi në syrin e prekur, lodhje gjatë leximit dhe paaftësi për të lexuar në mënyrë të qetë.
- Pa trajtim, fëmija mund të zhvillojë vizion të dyfishtë, miopi, ambliopi ose simptoma vizuale që mund të ndërhyjnë në leximin dhe mësimin në klasë, dëmtime psikologjike dhe uljen e vetëvlerësimit.
- Ekzistojnë metoda efektive për diagnostikimin dhe trajtimin e strabizmit, sidomos nëse gjendja zbulohet herët në jetë.
- Trajtimi i strabizmit nënkupton korrigjimin kirurgjikal të tij, sidomos nëse kapet herët në jetë, ose trajtimi jo-kirurgjikal në rastet më të lehta.
- Faktori kyç në suksesin e trajtimit të strabizmit është zbulimi i kësaj gjendjeje SA MË HERËT GJATË JETËS.
Ky informacion mund t`ju ndihmojë ju të kuptoni më shumë rreth strabizmit dhe se cfarë mund të bëni ju për të zvogëluar rrezikun tuaj për këtë gjendje.
Ndajeni informacionin me të gjithë njerëzit e tjerë që njihni.
Strabizmi – cfarë është
- Strabizmi është dështimi i të dy syve për të mbajtur drejtimin e duhur dhe për të punuar së bashku si një ekip.
- Ekzaminimet rutinë të syrit të fëmijëve janë mënyra më e mirë për të zbuluar strabizmin. Në përgjithësi, sa më herët të zbulohet strabizmi dhe të trajtohet ai pas një ekzaminimi të syrit të fëmijës, aq më i suksesshëm është rezultati.
Llojet e strabizmit
- Nëse keni strabizëm, një sy sheh drejtpërdrejt tek objekti i interesit, ndërsa syri tjetër është i drejtuar gabimisht nga brenda (ezotropia, "sytë e kryqëzuar"), jashtë (ekzotropia ose "sytë në mur"), lart (hipertropia) ose poshtë (hipotropia).
- Strabizmi mund të jetë konstant ose i herë pas hershëm (me ndërprerje). Mospërputhja e drejtimit të syve gjithashtu mund të prekë gjithmonë të njëjtin sy (strabizëm unilateral), ose të dy sytë mund të keq-drejtohen (strabizëm alternues).
- Për të parandaluar pamjen e dyfishtë nga strabizmi kongjenital dhe i hershëm i fëmijërisë, truri injoron sinjalet vizuale nga syri i drejtuar keq, gjë e cila zakonisht con në ambliopi ose "syrin dembel" në atë sy.
Kush preket nga strabizmi?
- Prevalenca e strabizmit në popullatën e përgjithshme është midis 2-5%
- Sipas Shoqatës Amerikane të Oftalmologjisë Pediatrike dhe Strabizmit, afërsisht 4% e popullsisë së SHBA ka sy të kryqëzuar ose ndonjë lloj tjetër strabizmi
- Ezotropia haset 3-5 herë më shpesh sesa ekzotropia tek fëmijët
- Rreth 50% e të gjithë fëmijëve me ezotropi janë ose plotësisht ose pjesërisht akomodative.
- Ezotropia jo-akomodative, forma e dytë më e shpeshtë e ezotropisë së fëmijërisë, është përgjegjëse për rreth 10% të raste me strabizëm
- Ezotropia infantile përbën rreth 8.1% të rasteve me ezotropi, duke prekur 1 në 100-500 persona.
- Ekzotropia intermitente është lloji më i shpeshtë i ekzotropisë, duke prekur afërsisht 1% të popullatës.
- Gratë përbëjnë rreth 60-70% të pacientëve me ekzotropi.
Simptomat dhe shenjat e strabizmit
Shenja primare e strabizmit është një mospërputhje e dukshme e drejtimit të syve, me një sy që drejtohet jashtë, lart, poshtë ose në një kënd oblik.

Figura. Drejtim normal i syve
Figura. Ezotropia

Figura. Ekzotropia
Kur shtrembërimi i drejtimit të syve është i madh dhe i dukshëm, strabizmi quhet "me kënd të madh", duke iu referuar këndit të devijimit midis vijës së shikimit të syrit të drejtë dhe atij të syrit të drejtuar keq. Shtrembërimet më të lehta ose më pak të dukshme të syve quhen strabizëm me kënd të vogël.
Simptomat kryesore përfshijnë:
- Lodhje sysh
- Dhimbje koke
- Ambliopi në syrin e shtrembëruar
- Lodhje gjatë leximit
- Shikim i paqëndrueshëm
- Paaftësi për të lexuar në mënyrë të qetë.
Këto janë më të shprehura në strabizmin me kënd të vogël.
Shkaqet e strabizmit
- Strabizmi ndodh kur ka probleme neurologjike ose anatomike që ndërhyjnë në kontrollin dhe funksionin e muskujve ekstraokularë (cdo sy ka gjashtë muskuj të jashtëm, që kontrollojnë pozicionin dhe lëvizjen e syve). Problemi mund të vijë nga vetë muskujt, ose në qendrat nervore ose të shikimit në tru që kontrollojnë vizionin binokular.
- Gjenetika gjithashtu mund të luajë një rol: nëse ju ose bashkëshorti juaj ka strabizëm, fëmijët tuaj kanë një rrezik më të madh për zhvillimin e strabizmit.
- Herë pas here, kur një fëmijë dritëgjatë (me hipermetropi) përpiqet të përqëndrohet (fokusojë shikimin) për të kompensuar hipermetropinë e pakorrigjuar, ai ose ajo do të zhvillojë një lloj strabizmi të quajtur ekzotropia akomoduese, ku sytë kryqëzohen për shkak të përpjekjeve të tepërta të fokusimit. Kjo gjendje zakonisht shfaqet para moshës 2 vjec por gjithashtu mund të ndodhë më vonë në fëmijëri. Shpesh, ekzotropia akomoduese mund të korrigjohet plotësisht me syze ose lente kontakti.
Faktorët e rrezikut të strabizmit
- Strabizmi i fëmijërisë shpesh nuk ka ndonjë shkak të njohur, megjithëse ka tendencë të zhvillohet në familje.
- Ndonjëherë strabizmi zhvillohet kur sytë të kompensuar për probleme të tjera të vizionit, të tilla si hipermetropia ose një katarakt. Gjëra të tjera që mund të rrisin rrezikun e fëmijës për strabizëm përfshijnë një sëmundje që prek muskujt dhe nervat, lindjen e parakohshme, sindromën Down, dëmtimin e kokës dhe probleme të tjera.
- Të rriturit mund të zhvillojnë strabizëm nga dëmtimi i syrit ose i enëve të gjakut. Humbja e shikimit, tumori i syrit ose tumori i trurit, sëmundja Graves, goditja dhe çrregullime të ndryshme të muskujve dhe nervave gjithashtu mund të shkaktojnë strabizëm tek të rriturit.
Komplikimet e strabizmit
- Pa trajtim, fëmija juaj mund të zhvillojë vizion të dyfishtë, miopi, ambliopi ose simptoma vizuale që mund të ndërhyjnë në leximin dhe mësimin në klasë.
- Si strabizmi me kënd të madh ashtu edhe ai me kënd të vogël mund shkaktojnë dëmtime psikologjike dhe të ndikojnë në vetëvlerësimin e fëmijëve dhe të rriturve me këtë gjendje, pasi ndërhyn me kontaktin normal të syve me të tjerët, duke shkaktuar shpesh siklet dhe ngathtësi ose të ndjerët i cuditshëm.
Ekzaminimet për diagnozën e strabizmit
- Miopia diagnostikohet me një ekzaminim të thjeshtë (vëzhgim) të syrit, ku mjeku dallon që sytë nuk shikojnë në të njëjtin drejtim.
- Mjeku mund t;i kërkojë fëmijës të shikojë një objekt duke mbuluar dhe pastaj duke zbuluar secilin sy. Kjo i lejon mjekut të shohë se cili sy kthehet, sa kthehet dhe në çfarë rrethanash ndodh kthimi jonormal. Këto teste gjithashtu do të ndihmojnë mjekun të zbulojë nëse fëmija ka ambliopi (sy dembel), që haset ndonjëherë me strabizëm.
- Mund të kryhen dhe teste të shikimit për të zbuluar strabizmin.
Trajtimi i strabizmit
Kirurgjia për korrigjimin e strabizmit
- Në shumicën e rasteve, trajtimi i vetëm efektiv për një kthesë të vazhdueshme të syrit është kirurgjia. Nëse mjeku i syrit zbulon se fëmija juaj ka strabizëm, ai ose ajo mund të ju referojë tek një oftalmolog, i cili specializohet në kirurgjinë e strabizmit.
- Suksesi i kirurgjisë për strabizmin varet nga shumë faktorë, duke përfshirë drejtimin dhe madhësinë e devijimit të syrit. Në disa raste, mund të kërkohet më shumë se një operacion. Kirurgu i strabizmit mund t'ju japë më shumë informacion rreth kësaj gjatë një konsultimi para-kirurgjikal.
- Kirurgjia për korrigjimin e strabizmit gjithashtu mund të drejtojë efektivisht sytë e të rriturve ku strabizmi ka zgjatur për një kohë të gjatë. Në shumë raste të strabizmit tek adultët, megjithatë, mund të mbetet një shkallë e konsiderueshme e ambliopisë edhe pasi syri i prekur të jetë drejtuar sic duhet. Kjo është arsyeja pse trajtimi i hershëm i strabizmit është kaq i rëndësishëm.
- Sa më herët të trajtohet strabizmi i në mënyrë kirurgjikale, aq më shumë gjasa ka që sytë e prekur të zhvillojnë një mprehtësi vizuale normale dhe të dy sytë do të funksionojnë së bashku si duhet në ekip.
Trajtimi jo-kirurgjikal i strabizmit
- Në disa raste të strabizmit intermitent dhe me kënd të vogël, mund të jetë e mundur të përmirësohet përputhja e drejtimit të syve në mënyrë jo-kirurgjikale nëpërmjet terapisë së shikimit.
- Mos harroni, fëmijët nuk "i shmangen" strabizmit duke u rritur. Për rezultate më të mira të shikimit dhe për të parandaluar vonesat në zhvillim dhe probleme të tjera, kërkoni trajtim për strabizmin SA MË SHPEJT TË JETË E MUNDUR.
Pyesni mjekun tuaj për ekzaminimet për strabizmin që ofrohen në qytetin ku ju banoni.
Konsultohuni me mjekun e qëndrës suaj shëndetësore për cdo informacion që ju kërkoni të dini.
Konsultohuni online me mjekun
Shih materialin Video (intervista me mjekun; intervista me personel mjekësor, testimonials, vox pop)