Konsultohuni online me mjekun
Rezervo takiminKonsulta juaj me mjekun do të bëhet online me video, pa qenë nevoja që ju të paraqiteni në klinikë.
Regjistrohu tani ose logohu për të vijuar me rezervimin.
Sindromi Koronar Akut
- Sindromi koronar akut (ACS) përfaqëson një sërë shenjash dhe simptomash që karakterizohen nga një patologji e vetme bazë – ishemia e miokardit, me ose pa infarkt
- ACS zakonisht shkaktohet nga ateroskleroza dhe rreziku rritet nga faktorët që stimulojnë zhvillimin dhe avancimin e aterosklerozës
- ACS është shkaku më i zakonshëm i vdekjes, duke shkaktuar rreth 30% të të gjitha vdekjeve në të gjithë botën
- Shenjat dhe simptomat dominohen nga tabloja klinike e dhimbjes së gjoksit, e shoqëruar sipas rastit me shenjat dhe simptomat e infarktit të miokardit (dispne, djersë, të përziera, të vjella, zbehje) por në 20% të rasteve sëmundja mund të shfaqet me shenja dhe simptoma të tjera atipike
- Ekzistojnë metoda efektive për diagnostikimin dhe trajtimin e sindromit koronar akut
Ky informacioni mund t`ju ndihmojë ju të kuptoni më shumë rreth sindromit koronar akut dhe se cfarë mund të bëni ju për të zvogëluar rrezikun tuaj për këtë gjendje.
Ndajeni informacionin me të gjithë njerëzit e tjerë që njihni.
Sindromi koronar akut – cfarë është
Sindromi koronar akut (ACS) është një term që përdoret për të përshkruar 3 lloje të sëmundjes së arterieve koronare që lidhet me carjen e papritur të pllakave aterosklerotike brënda arterieve koronare:
- Angina e paqëndrueshme
- Infarkti i miokardit ose ataku kardiak pa rritje të segmentit ST (NSTEMI)
- Infarkti i miokardit ose ataku kardiak me rritje të segmentit ST (STEMI)
ACS përfaqëson një sërë shenjash dhe simptomash që karakterizohen nga një patologji e vetme bazë – ishemia e miokardit, me ose pa infarkt
Sa e rrezikshme është ACS?
- ACS është shkaku më i zakonshëm i vdekjes në vendet Perëndimore dhe në të gjithë botën
- ACS është përgjegjës për rreth 30% të vdekjeve në të gjithë botë
- Mbizotërojnë meshkujt por mund të jetë i nvënvlerësuar tek femrat (nën-diagnostikuar)
Simptomat dhe shenjat e ACS
- Dhimbje gjoksi retrosternale e mprehtë, në anën e majtë ose retrosternale qendrore. Ajo mund të rrezatohet në nofull, qafë dhe krah (zakonisht majtas). Në ndryshim me dhimbjen e anginës së qëndrueshme, dhimbja në ACS: fillon në qetësi, është dhimbje e re dhe e ashpër, dhe ka natyrë rritëse ose përkeqësuese
- Marrje fryme, djersitje, nauzea, të vjella
- Zbehje, temperaturë subfebrile.
- Mund të shquhet shenja Levine (grushti i shtrënguar në gjoksin e pacientit, në 76-86% të rasteve)
- Mund të kemi dhe manifestime jo-tipike në 20% të pacientëve, vecanërisht tek të moshuarit dhe diabetikët
Shkaqet e sindromit koronar akut
- Zakonisht shkaktohet nga ateroskleroza. Në ACS ishemia akute e miokardit ndodh në mënyrë sekondare si pasojë e një ndërprerje të papritur të furnizimit të zemrës me gjak nga arteriet koronare

Figura. Okluzioni koronar, për shkak të pllakës aterosklerotike dhe trombit të lidhur me të, me infarkt të poshtëm
Faktorët e rrezikut të ACS
Faktorët e rrezikut të sindromit koronar akut janë:
- Mosha e madhe (mosha mesatare 66 vjec për meshkujt, 70 për femrat në kohën e paraqitjes pranë shërbimeve shëndetësore)
- Gjinia mashkull – gjinia mashkull rrit rrezikun e zhvillimit të acs krahasuar me femrat pre-menopauzale, por rreziku barazohet kur krahasoheht me gratë pas menopauzës
- Etnia – në rrezik më të lartë janë aziatiko-jugorët
- Historia familjare për sëmundje koronare të zemrës
- Infarkt miokardi i mëparshëm
- Diabeti mellitus
- Hipertensioni arterial
- Duhani
- Dislipidemia (HDL e ulët, LDL e lartë)
- Obeziteti
- Jeta sedentare dhe inaktiviteti fizik
Llojet e ACS-së
Infarkti i miokardit me ngritje të segmentit ST
- Nëse vaza koronare bllokohet plotësisht nga trombi që formohet, zhvillohet shpejt infarkti dhe nekroza e zonës së prekur të miokardit, që karakterizohet nga ngritja e segmentit ST në EKG (STEMI)
Infarkti i miokardit pa ngritje të segmentit ST dhe angina e paqëndrueshme
- Nëse trombi nuk e mbyll plotësisht vazën koronare, furnizimi me gjak i miokardit nuk kompromentohet plotësisht dhe ndodhin nivele të ndryshme të ishemisë, që varet nga shkalla e obstruksionit, shkalla e envëve kolaterale dhe prania e embolave. Kjo manifestohet me ndryshime në segmentin ST, përfshirë uljen e segmentit ST dhe/ose inversionin e valës T (NSTEMI). Në anginën e paqëndrueshme nuk ka nekorzë të miokardit dhe troponina nuk rritet. Në NSTEMI troponina rritet, duke treguar që ka ndodhur një dëmtim bazë
Komplikacionet pas infarktit akut të miokardit
Komplikacionet e sindromit koronar akut klasifikohen në të hershme (deri në vdekje) dhe të vonshme (deri në insuficencë kardiake)
Ekzaminimet për diagnozën e ACS
Ekzaminimet për sindromin koronar akut përfshijnë:
Linja e parë
- Testet e gjakut: urea dhe elektrolitet, glukoza, profilit lipidik, testet e funksionit të mëlcisë
- Troponina kardike: troponinat kardiake I dhe T janë shumë të ndjeshme dhe specifike për infarktin akut të miokardit. Troponina rekomandohet në diagnozën, zbulimin e ri-infarktit dhe vlerësimin e prognozës në të gjithë pacientët me ACS
- Radiografia e gjoksit: për të përjashtuar shkaqet e tjera të dhimbjes së gjoksit dhe disponueshmërisë si disseksion aortal dhe për të kërkuar komplikime të ACS si edemë pulmonare akute.
- EKG – ky është ekzaminim bazë, ku një sërë gjetjesh mund të lidhen me moshën e infarktit. Gjetje e EKG-së variojnë sipas llojit të ACS-së.
Linja e dytë
- Angiografia koronare - është standardi i artë për vlerëimin e ACS
- Ekokardiografia - përdoret për të vlerësuar për praninë e anomalive rajonale të lëvizjes së murit, crregullimet e valvulave dhe komplikimet e MI-së
- Kreatin kinaza: izoenzima CK-MB gjendet pothuajse ekskluzivisht gjendet në indet kardiake. Sot përdorimi i saj është zëvendësuar nga troponina kardiake
Trajtimi i ACS
Qëllimi është terapia anti-trombocitare, riperfuzionimi i miokardit në STEMI dhe parandalimi i progresit të anginës së paqëndrueshme dhe NSTEMI-t.
Menaxhimi i menjëhershëm
- Monitorimi kardiak i vazhdueshëm
- Oksigjen
- Trinitrat glicerili
- Aspirina 300 mg (ndërhyrja e hershme më e rëndësishme në ACS), pasi ul vdekshmërinë
- Agjentë antitrombocitarë përvec aspirinës, edhe këta ulin vdekshmërinë
- Morfinë
- Beta-bllokues
- Kontrolli i glukozës
- Stratifikimi i hershëm i rrezikut
Menaxhimi i avancuar
Pas menaxhimit të menjëhershëm, trajtimi varet nga tipi i ACS-së.
- Menaxhimi i STEMI: terapi e menjëhershme e reperfuzionit me ndërhyrje koronare perkutane primare brenda 120 minutave nga diagnoza dhe brenda 12 orëve nga fillimi i simptomave. Trombolizë nëse kalon mbi 120 minuta
- Menaxhimi i NSTEMI: antikoagulim me angiografi koronare tek pacientët me rrezik të mesëm ose të lartë me qëllim revaskularizimin
- Menaxhimi afat-gjatë: terapia e dyfishtë me antitrombocitarë, statinat, ACE inhibitorët, nitratet, beta-bllokues, antagonistët e receptorit të aldosteronit, rehabilitimi kardiak
Pyesni mjekun tuaj për ekzaminimet për sindromin koronar akut që ofrohen në qytetin ku ju banoni
Konsultohuni me mjekun e qëndrës suaj shëndetësore për cdo informacion që ju kërkoni të dini
Konsultohuni online me mjekun
Shih materialin Video (intervista me mjekun; intervista me personel mjekësor, testimonials, vox pop)