Sindromi i zorrës së irrituar

  • Sindromi e zorrëve të irrituara (IBS) është një gjendje kronike e zakonshme që prek zorrën e trashë (kolonin)
  • Shenjat dhe simptomat përfshijnë krampe dhe dhimbje abdominale, fryrje barku, gazra, diarre ose konstipacion, ose të dyja bashkë, të shoqëruara me ndryshimin e zakoneve të defekimit
  • Disa njerëz me IBS janë në gjendje të tolerojnë shumë mirë simptomat e tyre dhe vazhdojnë normalisht rutinën e tyre. Të tjerët ndjejnë se simptomat e tyre ndikojnë në cilësinë e tyre të jetës, duke përfshirë vështirësitë për të shkuar në punë ose për të bërë aktivitete të tjera të rëndësishme
  • Pacientë të tjerët mund të kenë periudha të gjata simptomash, të pasuara nga periudha të gjata pa simptoma
  • Shkaku i saktë i IBS nuk njihet por disa faktorë mund të luajnë rol në shfaqjen e sëmundjes
  • Diagnoza e sindromit të zorrës së irrituar vendoset nga mjeku, bazuar në shenjat dhe simptomat e pacientit, dhe duke përjashtuar sëmundjet e tjera pasi nuk ka teste specifike për diagnozën e IBS
  • Ndryshimet e dietës mund të luajnë një rol të madh në trajtimin e sindromit të zorrës së irrituar
Më shumë info