Ky informacion mund t`ju ndihmojë ju të kuptoni më shumë rreth sëmundjes Crohn dhe se cfarë mund të bëni ju për të zvogëluar rrezikun tuaj për këtë gjendje.
Ndajeni informacionin me të gjithë njerëzit e tjerë që njihni.
Sëmundja Crohn – cfarë është
- Sëmundja Crohn është një sëmundje autoimune kronike, inflamatore e traktit gastrointestinal
- Sëmundja Crohn është sëmundje kronike (e vazhdueshme) dhe mund të shfaqet dhe të zhduket në kohë të ndryshme. Fillimisht, ajo mund të ndikojë vetëm në një pjesë të vogël të traktit gastrointestinal, por sëmundja ka potencial të përparojë në shkallë të gjerë
Kush preket nga sëmundja Crohn?
Sëmundja e Crohn shfaqet herët në jetë: afërsisht një e gjashta e pacientëve kanë simptoma para moshës 15 vjec.
Simptomat dhe shenjat e sëmundjes Crohn
Sëmundja Crohn shpesh fillon në adoleshencë ose rreth të njëzetave, edhe pse disa pacientë përjetojnë simptoma edhe më herët. Simptomat më të zakonshme përfshijnë:
- Dhimbje barku
- Diarre
- Vonesë e rritjes (në fëmijët e vegjël), e cila shpesh ndodh para se të fillojnë simptomat gastrointestinale
- Humbje peshe
- Ethe
- Anemi
Ka lloje të ndryshme të sëmundjes Crohn, në varësi se cila pjesë e traktit gastrointestinal është prekur. Çdo nëntip i sëmundjes ka simptoma specifike. Pacientët ndonjëherë përjetojnë simptoma jo-intestinale që janë më problematike se sa problemet e zorrëve. Këto përfshijnë:
- Artritin kolitik, një artriti që migron përgjatë trupit dhe prek gjunjët, këmbët, këllqet, kyçet e duarve dhe bërrylat
- Perikolangiti, inflamim i indeve rreth kanaleve biliare
- Gurët në veshka
- Komplikimet e traktit urinar
- Fistulat

Figura. Manifestimet ekstraintestinale të sëmundjes Crohn

Figura. Llojet e ndryshme të sëmundjes Crohn. A – stenozuese; B – inflamatore; C – Fistulizuese (D – imazh radiografik i fistulës)
Shkaqet e sëmundjes Crohn
Sëmundja Crohn është një crregullim autoimun, që do të thotë që sistemi imunitar gabimisht sulmon indet e shëndetshme në trupin e personit të prekur
Faktorët e rrezikut të sëmundjes Crohn
- Mosha e re – shumica e personave me këtë sëmundje diagnostikohen rreth moshës 30 vjec
- Etnia
- Historia familjare – rreziku rritet nëse keni të afërm me këtë sëmundje
- Duhanpirja
- Medikamentet anti-inflamatore jo-steroide
- Vendbanimi në zonat urbane dhe të zhvilluara (konsumi i sasive të mëdha të yndyrnave dhe ushqimeve të rafinuara)
Komplikacionet e sëmundjes Crohn
- Obstruksion të zorrëve
- Ulcera
- Fistula
- Fizurë anale
- Kequshqyerje
- Kancer të kolonit
- Anemia, crregullime të lëkurës, osteoporozë, artrit, sëmundje të mëlcisë
- Rreziku i dobësimit të imunitetit nga përdorimi i medikamenteve për të kontrolluar sëmundjen Crohn (rritet rreziku i zhvillimit të limfomës dhe kancerit të lëkurës) kurse përdorimi i kortikosteroideve mund të rrisë rrezikun e osteoporozës, frakturave të kockave, etj.
Ekzaminimet për sëmundjen Crohn
Sot është përmirësuar ndjeshëm diagnoza e kësaj sëmundjeje.
Ekzaminimi fillon me një ekzaminim të plotë fizik, i cili mund të rezultojë krejtësisht normal. Prandaj mjeku mund të rekomandojë procedura të tjera diagnostike, të tilla si:
- Skanime imazherike – CT scan, rrezet X me klizëm me barium me kontrast të dyfishtë, seria e imazheve të zorrëve të holla, enteroklizë, etj.
- Sigmoidoskopi fleksibile
- Kolonoskopi
Trajtimi i sëmundjes Crohn
Medikamentet:
- Ilacet anti-inflamatore
- Antibiotikët
- Steroidet
- Preparatet imunomodulatore
- Terapia biologjike
Kirurgjia
- Rreth 40% deri në 60% e pacientëve me sëmundjen Crohn (sëmundja Crohn në një pjesë të caktuar të zorrëve të holla) kanë nevojë për kirurgji gjatë 10 viteve të para të simptomave. Nëse zhvillohet abcesi ose perforacioni, mund të keni nevojë për kirurgji më herët
Prognoza
- Për fat të keq nuk ka shërim përfundimtar për sëmundjen e Crohn, por trajtimi mjekësor dhe terapitë e tjera mund të ndihmojnë të menaxhoni simptomat tuaja.
- Me trajtimin e duhur, disa njerëz me sëmundjen e Crohn janë në gjendje të funksionojnë mirë duke u lejuar atyre që të gëzojnë jetën plotësisht dhe në mënyrë aktive.
Pyesni mjekun tuaj për ekzaminimet për sëmundjen Crohn që ofrohen në qytetin ku ju banoni.
Konsultohuni me mjekun e qëndrës suaj shëndetësore për cdo informacion që ju kërkoni të dini.
Konsultohuni online me mjekun
Shih materialin Video (intervista me mjekun; intervista me personel mjekësor, testimonials, vox pop)