Ky informacioni mund t`ju ndihmojë ju të kuptoni më shumë rreth sëmundjes celiake dhe se cfarë mund të bëni ju për të zvogëluar rrezikun tuaj për këtë gjendje.
Ndajeni informacionin me të gjithë njerëzit e tjerë që njihni.
Sëmundja celiake – cfarë është
Sëmundja celiake (enteropatia gluten-sensitive), e quajtur edhe sprue ose celiaki, është një reaksion imun ndaj konsumit të glutenit, një proteinë që gjendet në grurë, elb dhe thekër.
Reaksioni imun dëmton veshjen e brendshme të zorrëve të holla dhe ndalon thithjen e disa lëndëve ushqyese duke çuar në diarre, lodhje, humbje peshe, anemi, dhe vonesë ose ndalimin e rritjes dhe zhvillimit tek fëmijët.
Sa e shpeshtë është sëmundja celiake?
Sëmundja celiake prek 0.5%-1% të njerëzve në të gjithë botën.
Simptomat dhe shenjat e sëmundjes celiake
Shenjat dhe simptomat e sëmundjes celiake mund të ndryshojnë shumë dhe janë të ndryshme tek fëmijët dhe të rriturit. Shenjat më të zakonshme për të rriturit janë:
- Diarrea
- Lodhja
- Humbja e peshës
- Fryrje barku dhe gaz
- Dhimbje abdominale
- Nauze
- Kapsllëk
- Të vjella
Në gjysmën e të rriturve mund të kenë shenja dhe simptoma që nuk lidhen me sistemin e tretjes
Tek fëmijët mund të shfaqen shenjat dhe simptomat e mësipërme, por edhe pamundësi/dështim të rritjes dhe zhvillimit, ulje oreksi, pakësimi i masës muskulare, shtat i shkurtër, vonim i pubertetit, etj.
Shkaqet e sëmundjes celiake
Sëmundja celiake ndodh nga një ndërveprim midis gjeneve, ngrënies së ushqimeve me gluten dhe faktorëve të tjerë mjedisorë, por shkaku i saktë nuk dihet.

Figura. Sëmundja celiake
Faktorët e rrezikut të sëmundjes celiake
Sëmundja celiake mund të prekë këdo. Megjithatë, ajo ka tendencë të jetë më e zakonshme tek njerëzit që kanë:
- Një anëtar të familjes me sëmundje celiake ose dermatitis herpetiformis
- Diabet mellitus tip 1
- Sindromi Doën ose sindromi Turner
- Sëmundje autoimune të tiroides
- Kolit mikroskopik (koliti limfocitik ose kolagjenik)
- Sëmundja Addison
- Artrit reumatoid
Komplikacionet e sëmundjes celiake
- Kequshqyerje
- Humbje e dendësisë së kalciumit dhe kockave
- Steriliteti dhe aborti/dështimi
- Intolerancë ndaj laktozës
- Kancer
- Probleme neurologjike
- Vonesë të rritjes dhe zhvillimit tek fëmijët
Ekzaminimet dhe trajtimi i sëmundjes celiake
Rreth 20% e njerëzve me sëmundje celiake mund të diagnostikohen me këtë sëmundje. Ekzaminimet për diagnozën e sëmundjes mund të përfshijnë:
- Testimi serologjik, që synon të zbulojë antitrupat specifikë në gjak
- Testimi gjenetik
- Biopsia e mukozës së zorrës së hollë (vendos diagnozën përfundimtare)
Trajtimi i sëmundjes celiake
Mënyra e vetme për të menaxhuar sëmundjen celiake është përdorimi gjatë gjithë jetës i një diete të rreptë pa gluten. Pasi të hiqni glutenin nga dieta juaj, inflamacioni në zorrën tuaj të hollë zakonisht fillon të zvogëlohet - zakonisht brenda disa javësh, megjithëse mund të filloni të ndjeheni më mirë brenda vetëm disa ditësh. Shërimi dhe ri-rritja e plotë e vileve mund të zgjasë disa muaj deri në disa vjet.
Duhet patur kujdes për glutenin e fshehur në shumë produkte ushqimore, pasi marrja aksidentale e glutenit mund të kthejë shenjat dhe simptomat.
Pacientët mund të marrin:
- Vitamina dhe shtesa minerale për të balancuar mangësitë e ndryshme të lëndëve ushqimore
- Menaxhimin dhe trajtimin e simptomave, sipas rastit
- Medikamente steroide për të kontrolluar inflamacionin në zorrën e dëmtuar rëndë
- Medikamente kundër kruarjes së lëkurës
- Në rastin e sëmundjes celiake refraktare, mund të duhet hospitalizim për trajtim më të avancuar por nuk ka ndonjë trajtim efektiv të provuar
- Ka dhe trajtime të reja (preparate që lidhin ose neutralizojnë glutenin, trajtimi i barrierës intestinale për të bllokuar rrjedhjet që nxiten nga gluteni, ndryshimi i sistemit imunitar, modifikimi gjenetik i grurit, etj.) por këto janë ende në faza eksperimentale ose konceptuale.
Stili i jetesës dhe masat në kushtet e shtëpisë
Nëse ju jeni diagnostikuar me sëmundje celiake, do t'ju duhet të shmangni të gjitha ushqimet që përmbajnë gluten dhe është e rëndësishme që të merrni mjaft vitamina, lëndë ushqyese, fibra dhe kalcium në dietën tuaj.
Pyesni mjekun tuaj për ekzaminimet për sëmundjen celiake që ofrohen në qytetin ku ju banoni.
Konsultohuni me mjekun e qëndrës suaj shëndetësore për cdo informacion që ju kërkoni të dini.
Konsultohuni online me mjekun
Shih materialin Video (intervista me mjekun; intervista me personel mjekësor, testimonials, vox pop)