Konsultohuni online me mjekun
Rezervo takiminKonsulta juaj me mjekun do të bëhet online me video, pa qenë nevoja që ju të paraqiteni në klinikë.
Regjistrohu tani ose logohu për të vijuar me rezervimin.
Retinopatia diabetike
- Retinopatia diabetike është një ndërlikim i diabetit që prek sytë. Shkaktohet nga dëmtimi i enëve të gjakut të indit të ndjeshëm ndaj dritës në pjesën e prapme të syrit (retina)
- Në fillim, retinopatia diabetike mund të mos shkaktojë simptoma ose vetëm probleme të lehta të shikimit. Por përfundimisht, mund të shkaktojë verbëri
- Gjendja mund të zhvillohet në të gjithë ata që kanë diabet tip 1 ose tip 2. Sa më gjatë të keni diabet dhe sa më pak të kontrolloni sheqerin tuaj në gjak, aq më shumë ka gjasa që ju të zhvilloni këtë ndërlikim të syve
- Faktorë të tjerë të rrezikut përfshijnë presionin e lartë të gjakut, nivelin e lartë të kolesterolit, shtatzëninë, duhanpirjen, etj.
- Pa trajtim, retinopatia diabetike mund të cojë deri në verbëri të plotë
- Ekzistojnë metoda efektive për diagnostikimin dhe trajtimin e retinopatisë diabetike.
- Retinopatia diabetike mund të parandalohet në mënyrë efektive nëse mbahet nën kontroll diabeti, presioni i lartë i gjakut, niveli i kolesterolit, shmanget duhani dhe kërkohet ndihmë herët kur fillojnë të shfaqen problemet e shikimit
- Trajtimi i retinopatisë diabetike së avancuar nënkupton korrigjimin kirurgjikal të saj, duke ofruar një sërë opsionesh
- Trajtimi i hershëm është mënyra më e mirë për të parandaluar humbjen e shikimit
Ky informacion mund t`ju ndihmojë ju të kuptoni më shumë rreth retinopatisë diabetike dhe se cfarë mund të bëni ju për të zvogëluar rrezikun tuaj për këtë gjendje.
Ndajeni informacionin me të gjithë njerëzit e tjerë që njihni.
Retinopatia diabetike – cfarë është
- Retinopatia diabetike është një ndërlikim i diabetit që prek sytë. Shkaktohet nga dëmtimi i enëve të gjakut të indit të ndjeshëm ndaj dritës në pjesën e prapme të syrit (retina)
- Në fillim, retinopatia diabetike mund të mos shkaktojë simptoma ose vetëm probleme të lehta të shikimit. Por përfundimisht, mund të shkaktojë verbëri
- Gjendja mund të zhvillohet në të gjithë ata që kanë diabet tip 1 ose tip 2. Sa më gjatë të keni diabet dhe sa më pak të kontrolloni sheqerin tuaj në gjak, aq më shumë ka gjasa që ju të zhvilloni këtë ndërlikim të syve

Figura. Retinopatia diabetike
Kush preket nga retinopatia diabetike?
- Ka dallime të rëndësishme gjatë dekadave të fundit në diagnozën, kujdesin mjekësor, faktorët socio-ekonomikë dhe faktorë të tjerë të rrezikut që ndikojnë në prevalencën dhe shpërndarjen gjeografike të diabetit dhe retinopatisë.
- Është vlerësuar se retinopatia diabetike përbën rreth 5% të verbërisë botërore, që përfaqësonte mbi 5 milion të verbër
- Ndërsa rritet gradualisht incidenca e diabetit, ekziston mundësia që më shumë individë të vuajnë nga ndërlikimet e syve të cilat, nëse nuk menaxhohen siç duhet, mund të çojnë në dëmtime të vazhdueshme të syve
Simptomat dhe shenjat e retinopatisë diabetike
Pacientët mund të mos kenë simptoma në fazat e hershme të retinopatisë diabetike. Ndërsa gjendja përparon, simptomat diabetike të retinopatisë mund të përfshijnë:
- Njolla të errëta ose fije të errëta që lundrojnë në fushën tuaj fizive
- Shikim i turbullt
- Shikim i luhatshëm
- Shikim i dëmtuar i ngjyrave
- Zona të errëta ose bosh në fushën e shikimit
- Humbje e shikimit
Retinopatia diabetike zakonisht prek të dy sytë.
Shkaqet e retinopatisë diabetike
Me kalimin e kohës, sasitë e lartë të glukozës (sheqerit) në gjakun e njerëzve mund të çojë në bllokimin e enëve të vogla të gjakut që ushqejnë retinën, duke e ndërprerë furnizimin me gjak. Si rezultat, syri tenton të rritë enë të reja gjaku. Por këto enë të gjakut nuk zhvillohen siç duhet dhe mund të rrjedhin lehtë.
Ka dy lloje të retinopatisë diabetike:
- Retinopatia e hershme diabetike. Në këtë formë më të zakonshme – të quajtur dhe retinopatia diabetike jo-proliferative (NPDR) - enët e reja të gjakut nuk rriten (përhapen).
Kjo gjendje mund të përparojë nga forma e lehtë në të rëndë, ndërkohë që numri i enëve të gjakut të bllokuara rritet. Ndonjëherë pjesa qendrore e retinës (makula) fillon të enjtet (edema makulare), një gjendje që kërkon trajtim.
- Retinopatia diabetik e avancuar. Retinopatia diabetike mund të përparojë në këtë lloj më të rëndë të sëmundjes, të njohur si retinopatia diabetike proliferative. Nëse gjendja përparon, mund të cojë në shkëputjen e retinës nga pjesa e pasme e syrit ose mund të cojë në rritjen e presionit të syrit (glaukomë). .
Faktorët e rrezikut të retinopatisë diabetike
Çdokush që ka diabet mund të zhvillojë retinopati diabetike. Rreziku i zhvillimit të kësaj gjendje të syrit mund të rritet si rezultat i:
- Kohëzgjatjes së diabetit - sa më gjatë të keni diabet, aq më i madh është rreziku i zhvillimit të retinopatisë diabetike
- Kontrolli i varfër i nivelit të sheqerit në gjak
- Presioni i lartë i gjakut
- Kolesteroli i larte
- Shtatzënia
- Përdorimi i duhanit
- I përkisni etnive të caktuara (afrikano-amerikan, hispanik, etj.)
Komplikimet e retinopatisë diabetike
Retinopatia diabetike përfshin rritjen jonormale të enëve të gjakut në retinë. Komplikimet mund të çojnë në probleme serioze të shikimit, të tilla si:
- Hemorragji e trupit qelqor të syrit – në raste të lehta pacienti mund të shohë vetëm disa pika të errëta (floaters) por në raste më të rënda, mund të bllokohet plotësisht shikimi
- Shkëputja e retinës – kjo mund të cojë deri në humbje të rënda të shikimit
- Glaukoma – rritja e presionit brenda syrit duke dëmtuar nervin optik.
- Verbëri. Përfundimisht, retinopatia diabetike, glaukoma ose të dyja mund të çojnë në humbjen e plotë të shikimit dhe verbëri
Parandalimi e retinopatisë diabetike
Nuk mund të parandalosh gjithmonë retinopatinë diabetike. Sidoqoftë, ekzaminimet e rregullta të syrit, kontrolli i mirë i sheqerit në gjak dhe presionit të gjakut dhe ndërhyrja e hershme për problemet e shikimit mund të ndihmojnë në parandalimin e humbjes së rëndë të shikimit
Nëse keni diabet, pakësoni rrezikun e zhvillimit të retinopatisë diabetike duke bërë si vijon:
- Menaxhoni diabetin tuaj
- Monitoroni nivelin e sheqerit në gjak
- Pyetni mjekun tuaj për një test të hemoglobiës së glikoziluar – kjo tregon sa mirë është kontrolluar diabeti
- Mbani nën kontrollin presionin e gjakut dhe nivelin e kolesterolit
- Lini duhanin
- Kushtojini vëmendje ndryshimeve vizuale. Kontaktoni menjëherë mjekun e syve nëse keni ndonjë ndryshim të papritur të shikimit ose vizioni juaj bëhet i paqartë, me njolla ose i mjegullt
Mbani mend, diabeti nuk sjell domosdoshmërisht humbjen e shikimit. Marrja e një roli aktiv në menaxhimin e diabetit mund të bëjë luajë një rol të madh për parandalimin e ndërlikimeve të diabetit.
Ekzaminimet për diagnozën e retinopatisë diabetike
Retinopatia diabetike diagnostikohet më mirë me një ekzaminim gjithëpërfshirës të syrit. Për këtë ekzaminim, fillimisht dilatohen pupilat e syve të pacientit për të lejuar mjekun të shikojë më mirë brenda syve.
Përveç kësaj, mjeku juaj i syrit mund të:
- Testojë shikimin e pacientit
- Masë presionin në sy për të testuar për glaukomën
- Kërkojë fakte dhe prova për retinopatinë nëpërmjet:
- Angiografisë me fluoresceinë - për të identifikuar enët e gjakut që janë të mbyllura, të thyera ose të lëngjeve që rrjedhin
- Tomografia e koherencës optike – për të përcaktuar nëse lëngu ka rrjedhur në indin e retinës. Më vonë, ekzaminimet e OCT mund të përdoren për të monitoruar se si funksionon trajtimi
Trajtimi i retinopatisë diabetike
Trajtimi, i cili varet kryesisht nga lloji i retinopatisë diabetike që keni dhe sa e rëndë është ajo, është përqëndruar në ngadalësimin ose ndalimin e përparimit të gjendjes.
Retinopatia diabetike e hershme
- Nëse keni retinopati të lehtë ose të moderuar diabetike jo-proliferative, mund të mos keni nevojë për trajtim menjëherë. Megjithatë, mjeku i syrit do të monitorojë nga afër sytë tuaj për të përcaktuar kur mund të keni nevojë për trajtim
- Punoni me mjekun tuaj të diabetit (endokrinologun) për të përcaktuar nëse ka mënyra për të përmirësuar menaxhimin e diabetit tuaj. Kur retinopatia diabetike është e lehtë ose e moderuar, një kontroll i mirë i sheqerit në gjak zakonisht mund të ngadalësojë përparimin e saj
Retinopatia diabetike e avancuar
Nëse keni retinopati diabetike proliferative ose edemë makulare, do t'ju nevojitet trajtim i menjëhershëm kirurgjikal. Në varësi të problemeve specifike me retinën, opsionet mund të përfshijnë:
- Fotokoagulimi - Ky trajtim me lazer, i njohur edhe si trajtim fokal me lazer, mund të ndalojë ose të ngadalësojë rrjedhjen e gjakut dhe lëngjeve në sy
- Fotokoagulimi panretinal - Ky trajtim me lazer, i njohur edhe si trajtim lazer me shpërndarje, mund të tkurrë enët anormale të gjakut
- Vitrektomia - Kjo procedurë përdor një prerje të vogël në syrin e pacientit për të hequr gjakun nga pjesa e mesme e syrit (trupi qelqor) si dhe indet e cikatriceve që po tërheqin retinën
- Injektimi i preparateve në sy. Mjeku mund të sugjerojë injektimin e ilaçeve në trupin qelqor në sy. Këto ilaçe, të quajtura frenuesit e faktorit të rritje endoteliale vaskulare (VEGF), mund të ndihmojnë në ndalimin e rritjes së enëve të reja të gjakut duke bllokuar efektet e sinjaleve të rritjes që trupi dërgon për të gjeneruar enë të reja të gjakut
Kirurgjia shpesh ngadalëson ose ndalon përparimin e retinopatisë diabetike, por nuk mund t’a shërojë atë. Për shkak se diabeti është një gjendje që do të zgjasë gjatë gjithë jetës së pacientit, dëmtimet e ardhshme të retinës dhe humbja e shikimit janë ende të mundshme.
Edhe pas trajtimit të retinopatisë diabetike, do t'ju nevojiten ekzaminime të rregullta të syve. Në një moment të caktuar, mund të rekomandohen trajtime shtesë.
Mjekësia alternative
Disa terapi alternative kanë sugjeruar disa përfitime për njerëzit me retinopati diabetike, por nevojiten më shumë kërkime për të kuptuar nëse këto trajtime janë efektive dhe të sigurta.
Sigurohuni që t’a lajmëroni mjekun tuaj nëse jeni duke marrë ndonjë preparat bimore ose shtesa të ndryshme. Ato kanë potencial për të bashkëvepruar me ilaçe të tjera, ose të shkaktojnë komplikime të kirurgjisë, siç është gjakderdhja e tepruar.
Është e domosdoshme të mos vononi trajtimet standarde për trajtimin e retinopatisë diabetike. Trajtimi i hershëm është mënyra më e mirë për të parandaluar humbjen e shikimit.
Pyesni mjekun tuaj për ekzaminimet për retinopatinë diabetike që ofrohen në qytetin ku ju banoni.
Konsultohuni me mjekun e qëndrës suaj shëndetësore për cdo informacion që ju kërkoni të dini.
Konsultohuni online me mjekun
Shih materialin Video (intervista me mjekun; intervista me personel mjekësor, testimonials, vox pop)