Ky informacioni mund t`ju ndihmojë ju të kuptoni më shumë rreth refluksit gastroezofageal dhe se cfarë mund të bëni ju për të zvogëluar rrezikun tuaj për këtë gjendje.
Ndajeni informacionin me të gjithë njerëzit e tjerë që njihni.
Refluksi gastroezofageal – cfarë është
- Sëmundja e refluksit gastroezofageal (GERD) [ose sic njihet ndryshe “urthi”] është një gjendje e zakonshme në të cilën përmbajtja gastrike ngjitet lart në ezofag
- Ky refluks acid mund të dëmtojë veshjen e brendshme të ezofagut. Refluksi kthehet në sëmundje kur shkakton simptoma të shpeshta ose të rënda ose lëndime. Refluksi mund të dëmtojë ezofagun, faringun ose traktin respirator
Sa i shpeshtë është refluksi gastroezofageal?
- Shumë njerëz përjetojnë refluks acid herë pas here. GERD mund të jetë refluks acid i lehtë që ndodh të paktën 2 herë në javë, ose refluks acid i moderuar/rëndë të paktën një herë në javë.
- Rreth 20-40% e adultwve nw vendet Perwndimore pwrjetojnw urth kronik ose simptoma tw regurgimit.
Simptomat dhe shenjat e refluksit gastroezofageal
- Simptoma kryesore e GERD është urthi, shpesh e përshkruar si një ndjenjë e zjarrtë në gjoks, dhe regurgitimi (kthimi mbrapsht) i lëngjëve të tharta ose të hidhura në fyt ose në gojë. Kombinimi i urthit dhe rigurgitimit është një karakteristikë kaq e zakonshme e GERD sa testimi formal mund të jetë i panevojshëm
Simptoma të tjera të GERD përfshijnë:
- Dhimbje gjoksi jo-djegëse, e cila zakonisht lokalizohet në mes të gjoksit dhe rrezatohet në shpinë
- Vështirësia e gëlltitjes (disfagia)
- Simptomat e atipike të refluksit që lidhen me fytin, laringun ose mushkëritë:
- Dhimbje të fytit
- Kollitje
- Rritja e prodhimit të pështymës
- Dispne
- Në rast të refluksit të acidit gjatë natës njerëzit mund të përjetojnë:
- Kollë kronike
- Laringit
- Astma e re (rishtas) ose përkeqësim i saj
- Ndërprerje e gjumit
Shkaqet e refluksit gastroezofageal
GERD shkaktohet nga refluksi i shpeshtë i acidit të stomakut, si pasojë e dobësimit ose relaksimit anormal të sfinterit të poshtëm të ezofagut
Faktorët e rrezikut
- Obeziteti
- Dalja e pjesës së sipërme të stomakut në diafragmë (hernia hiatale)
- Shtatzënia
- Zbrazja e vonuar e stomakut
Faktorë në vijim përkeqësojnë refluksin e acidit në ezofag:
- Duhanpirja
- Ngrënia e vakteve të mëdha ose ngrënia natën vonë
- Ngrënia e ushqimeve të caktuara (nxitës) të tilla si ushqimi i yndyrshëm ose i skuqur
- Pirja e pijeve të caktuara, të tilla si alkooli ose kafeja
- Marrja e barnave të caktuara, siç është aspirina
Komplikacionet e refluksit gastroezofageal
Refluksi i acidit në ezofag për një kohë të gjatë mund të shkaktojë:
- Ngushtimi i ezofagut (striktura e ezofagut)
- Një dëmtim i hapur në ezofag (ulçerë ezofageale)
- Ndryshime para-kanceroze në ezofag (ezofagu Barrett).
Ekzaminimet per diagnozen e refluksit gastroezofageal
- Ekzaminimi i plotë fizik
- Endoskopia e ezofagut
- Prova ambulatore e sondës së acidit (pH)
- Manometria e ezofagut
- Radiografi me rreze X të sistemit të sipër digjestiv
Trajtimi i refluksit gastroezofageal
- Modifikime të stilit të jetesës (shih më poshtë)
- Medikamente që neutralizojnë acidin e stomakut (antiacidet)
- Medikamente që zvogëlojnë prodhimin e acidit të stomakut (bllokuesit e receptorëve H-2)
- Medikamente që bllokojnë prodhimin e acidit dhe shërojnë ezofagun (frenuesit e pompës së protoneve)
- Medikamente për të forcuar sfinkterin e poshtëm të ezofagut
- Kirurgji, nëse GERD nuk dominohet me ndryshimin e stilit të jetesës dhe medikamentet. Mund të ofrohen procedurat e fundoplikimit, ose pajisjet LINX.

Figura. Kirurgjia për GERD (fundoplikimi)

Figura. Zëvendësimi i sfinkterit ezofageal
Parandalimi i urthit
Mund të merrni disa masa të thjeshta për të parandaluar shpeshtësinë e refluksit të acidit, si vijon:
- Ruaj një peshë të shëndetshme trupore
- Ndaloni duhanin
- Ngrini kokën e shtratit tuaj
- Mos u shtrini pas një vakti - prisni të paktën tre orë pas ngrënies para se të shtriheni ose të shkoni në shtrat.
- Hani ushqimin ngadalë dhe përtypeni tërësisht atë
- Shmangni ushqimet dhe pijet që nxisin refluksin - ushqime yndyrore ose të skuqura, salcë domate, alkool, çokollatë, nenexhik, hudhër, qepë dhe kafeinë
- Shmangni veshjet e shtrënguara.
Mjekësia alternative
Asnjë terapi e mjekësisë alternative nuk është provuar efektive për të trajtuar GERD ose të rikthejë dëmtimin e ezofagut. Disa terapi plotësuese dhe alternative mund të ofrojnë lehtësim, kur kombinohen me kujdesin e sugjeruar nga mjeku:
- Kurat bimore (kamomili për shembull)
- Terapitë relaksuese (për uljen e stresit dhe ankthit).
Pyesni mjekun tuaj për ekzaminimet për refluksin gastroezofageal që ofrohen në qytetin ku ju banoni.
Konsultohuni me mjekun e qëndrës suaj shëndetësore për cdo informacion që ju kërkoni të dini.
Konsultohuni online me mjekun
Shih materialin Video (intervista me mjekun; intervista me personel mjekësor, testimonials, vox pop)