Ky informacion mund t`ju ndihmojë ju të kuptoni më shumë rreth presbiopisë dhe se cfarë mund të bëni ju për të zvogëluar rrezikun tuaj për këtë gjendje.
Ndajeni informacionin me të gjithë njerëzit e tjerë që njihni.
Presbiopia – cfarë është
- Presbiopia është humbja graduale e aftësisë së syve tuaj për t'u përqëndruar (fokusuar) në objektet e afërta. Është një pjesë e natyrshme, shpesh e bezdisshme e plakjes. Presbiopia zakonisht bëhet e dukshme në fillim deri në mesin e viteve '40 dhe vazhdon të përkeqësohet deri rreth moshës 65 vjeç.
- Ju mund të bëheni të vetëdijshëm për presbiopinë kur filloni të mbani libra dhe gazeta në gjatësi të krahut për t'i lexuar ato.
- Një ekzaminim bazë i syrit mund të konfirmojë presbiopinë. Ju mund ta korrigjoni gjendjen me syze ose lentet e kontaktit. Ju gjithashtu mund të konsideroni kirurgjinë.

Figura. Presbiopia
Kush preket nga presbiopia?
- Në vitin 2015 u vlerësua se kishte rreth 1.8 miliardë njerëz me presbiopi në të gjithë botën, nga të cilët 826 milionë kishin crregullime të ndryshme të dëmtimit të shikimit për shkak se nuk kishin kryer korrigjim të shikimit ose kishin kryer korrigjim të papërshtatshëm.
- Nevoja globale e paplotësuar për korrigjimin e presbiopisë në vitin 2015 u vlerësua në 45%.
- Njerëzit me presbiopi kanë më shumë gjasa që të kenë korrigjim optik të përshtashëm nëse jetojnë në zonat urbane në një shtet të zhvilluar me shpenzime shëndetësore të larta dhe pabarazi më të ulëta.
Simptomat dhe shenjat e presbiopisë
Presbiopia zhvillohet gradualisht. Ju mund të vëreni së pari këto shenja dhe simptoma pas moshës 40 vjecare:
- Një tendencë për të mbajtur materialin e leximit më larg për të bërë gërmat më të qarta
- Pamje e paqartë në distancë normale të leximit
- Tendosje dhe dhimbje e syve ose dhimbje koke pas leximit ose duke bërë punë me objekte të imta.
Ju mund të vini re se këto simptoma përkeqësohen nëse jeni i lodhur ose jeni në një zonë me ndriçim të zbehtë.
Shkaqet e presbiopisë
- Presbiopia shkaktohet nga forcimi (rigiditeti) i lentes së syrit, që ndodh me plakjen. Ndërsa lentja bëhet më pak fleksibile, ajo nuk mund të ndryshojë formën për t’u fokusuar në imazhe të afërta. Si rezultat, këto imazhe shfaqen jashtë fokusit.
Faktorët e rrezikut të presbiopisë
Disa faktorë mund t'ju bëjnë më shumë gjasa të zhvilloni prezbiopinë, duke përfshirë:
- Mosha. Mosha është faktori më i madh i rrezikut për presbiopinë. Pothuajse të gjithë përjetojnë një farë presbyopie pas moshës 40 vjeçare.
- Gjendjet e tjera mjekësore. Hipermetropia ose sëmundje të caktuara - të tilla si diabeti, skleroza e shumëfishtë apo sëmundjet kardiovaskulare - mund të rrisë rrezikun e presbiopisë së parakohshme, që është presbiopia tek njerëzit më të rinj se 40 vjeç.
- Medikamentet. Medikamentet të caktuara lidhen me simptoma të parakohshme prezbiopike, duke përfshirë antidepresantët, antihistaminikët dhe diuretikët.
Ekzaminimet për diagnozën e presbiopisë
- Presbiopia diagnostikohet nëpërmjet një ekzaminimi bazë të syrit, i cili përfshin një vlerësim të refraksionit dhe një ekzaminim të shëndetit të syrit.
- Ju mund të keni nevojë për ekzaminime më të shpeshta nëse keni faktorë rreziku për sëmundjen e syrit ose keni nevojë për syze ose lente kontakti.
Trajtimi i presbiopisë
Qëllimi i trajtimit është të kompensohet pamundësia e syve që të përqëndrohen tek objektet e afërta. Opsionet e trajtimit përfshijnë:
- mbajtjen e syzeve korrigjuese (lentet e syzeve)
- lentet e kontaktit
- kirurgjinë refraktive
- lentet e implantueshme për presbiopinë.
Lentet korrigjuese
- Syzet. Kjo është një mënyrë e thjeshtë dhe e sigurt për të përmirësuar shikimin. Shumëllojshmëria e lenteve të syzeve është e gjerë dhe përfshin shikim të vetëm, bifokal, trifokal dhe multifokal progresive.
- Lentet e kontaktit. Këto lente vendosen në sytë e njerëzve. Ato janë të disponueshme në një shumëllojshmëri materialesh dhe dizajne, duke përfshirë të buta dhe të ngurta, të depërtueshme nga gazet në kombinim me dizajne sferike, torike dhe shumëfokale.
Kirurgjia refraktive
Kirurgjia refraktive ndryshon formën e kornesë së syrit. Për presbiopinë, ky trajtim mund të përdoret për të përmirësuar shikimin e afërt në syrin jo-dominues. Është si të mbash lente kontakti monovizion. Edhe pas operacionit, mund t'ju duhet të përdorni syze për punë me objekte të afërta ose të imta.
Procedurat kirurgjikale refraktive përfshijnë:
- Keratoplastika konduktive. Kjo procedurë përdor energji radiofrekuence për të aplikuar nxehtësinë në pikat e vogla në korne. Nxehtësia shkakton tkurrjen shumë të vogël të buzës së korneas, duke rritur pjerrësinë e kurbaturës dhe aftësinë fokusuese. Rezultati i keratoplastikës konduktive është i variueshëm dhe mund të mos zgjasë shumë në kohë
- Keratomileusis in situ me ndihmën e lazerit (LASIK). Shërbimi pas kirurgjisë LASIK është zakonisht më i shpejtë dhe shkakton më pak shqetësime se operacionet e tjera korneale.
- Keratektomia subepiteliale me ndihmën e lazerit (LASEK).
- Keratektomia fotorefraktive (PRK).
Stili i jetesës dhe masat në kushtet e shtëpisë
Presbiopia nuk mund të parandalohet, pasi ajo ka filluar. Por disa studime sugjerojnë se ju mund të jeni në gjendje të ngadalësoni përparimin e saj. Sidoqoftë, ju mund të mbroni sytë dhe shikimin tuaj duke ndjekur këto këshilla:
- Kontrolloni shpesh sytë tek mjeku juaj, edhe nëse shihni mirë
- Kontrollo gjendjet shëndetësore kronike - diabeti dhe presioni i lartë i gjakut, mund të ndikojnë në shikimin tuaj nëse nuk merrni trajtim të duhur
- Mbroni sytë nga dielli
- Parandaloni dëmtimet në sy - Vishni syze ose pajisje mbrojtëse kur bëni gjëra të caktuara, të tilla si lojëra sportive, kositje, lëndinë, pikturë ose kur përdorni produkte të tjera me tym toksik.
- Hani ushqime të shëndetshme – Zarzavate jeshile me gjethe, perime dhe fruta të tjera, acide yndyrore omega-3
- Mos pini duhan
- Përdorni lentet e duhura korrigjuese
- Përdorni ndriçim të mirë
- Reduktoni lodhjen e syve. Shikoni larg nga kompjuteri juaj ose puna juaj, duke përfshirë leximin, çdo 20 minuta - për 20 sekonda - në diçka 7-8 metra larg
- Kontaktoni mjekun tuaj menjëherë nëse keni ndonjë nga këto simptoma: Humbja e menjëhershme e shikimit në një sy me ose pa dhimbje; pamja e papritur e turbullt ose e paqartë; vizion i dyfishtë; ose shihni blice drite, pika të zeza apo zgjatime rreth dritave. Kjo mund të paraqesë një gjendje të rëndë mjekësore ose sy.
Pyesni mjekun tuaj për ekzaminimet për presbiopinë që ofrohen në qytetin ku ju banoni.
Konsultohuni me mjekun e qëndrës suaj shëndetësore për cdo informacion që ju kërkoni të dini.
Konsultohuni online me mjekun
Shih materialin Video (intervista me mjekun; intervista me personel mjekësor, testimonials, vox pop)