Message: Return type of CI_Session_files_driver::open($save_path, $name) should either be compatible with SessionHandlerInterface::open(string $path, string $name): bool, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice
Message: Return type of CI_Session_files_driver::close() should either be compatible with SessionHandlerInterface::close(): bool, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice
Message: Return type of CI_Session_files_driver::read($session_id) should either be compatible with SessionHandlerInterface::read(string $id): string|false, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice
Message: Return type of CI_Session_files_driver::write($session_id, $session_data) should either be compatible with SessionHandlerInterface::write(string $id, string $data): bool, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice
Message: Return type of CI_Session_files_driver::destroy($session_id) should either be compatible with SessionHandlerInterface::destroy(string $id): bool, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice
Message: Return type of CI_Session_files_driver::gc($maxlifetime) should either be compatible with SessionHandlerInterface::gc(int $max_lifetime): int|false, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice
Konsulta juaj me mjekun do të bëhet online me video, pa qenë nevoja që ju të paraqiteni në klinikë.
Regjistrohu tani ose logohu për të vijuar me rezervimin.
Miopia
Miopia (dritëshkurtësia) është një gjendje e zakonshme në të cilën mund t'i shihni qartë objektet afër jush, por objektet më larg janë të paqarta
Miopia shpesh zbulohet së pari gjatë fëmijërisë dhe zakonisht diagnostikohet midis viteve të hershme të shkollës deri në adoleshencë
Simptomat përshijnë turbullim të shikimit kur shohim larg, mbyllja përgjysëm e syve për të parë qartë, dhimbje koke, ulja pranë TV ose në vendet e para në klasë, pulitja e shpeshtë e syve, etj.
Miopia mund të ulë cilësinë e jetës së njerëzve të prekur, shkakton lodhje, dëmtimin e sigurisë personale dhe të të tjerëve, ose mund të ketë komplikacione serioze si shkëputja e retinës, glaukomë dhe makulopati
Fëmijët dhe të rriturit duhet të bëjnë ekzaminime të rregullta të syve në intervale të caktuara kohore.
Ekzistojnë metoda efektive për diagnostikimin dhe trajtimin e miopisë
Cdo njeri mund të marrë masa të thjeshta për mbrojtur sytë dhe shikimin e tyre dhe për të ngadalësuar përparimin e miopisë
Më shumë info
Ky informacion mund t`ju ndihmojë ju të kuptoni më shumë rreth miopisë dhe se cfarë mund të bëni ju për të zvogëluar rrezikun tuaj për këtë gjendje.
Ndajeni informacionin me të gjithë njerëzit e tjerë që njihni.
Miopia – cfarë është
Dritëshkurtësia (miopia) është një gjendje e zakonshme në të cilën mund t'i shihni qartë objektet afër jush, por objektet më larg janë të paqarta. Kjo ndodh kur forma e syrit bën që rrezet e dritës të përkulen (refraktohen) gabimisht, duke përqëndruar imazhet përpara retinës në vend se në retinë.
Figura. Miopia
Kush preket nga miopia?
Miopia është një nga crregullimet më të shpeshta të syrit
Miopia mund të zhvillohet gradualisht ose shpejt, shpesh përkeqësohet gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës
Miopia tenton të zhvillohet në familje
Në rang global, prevalenca e miopisë tek fëmijët është rreth 11.7% kurse tek adultët është rreth 26.5%
Simptomat dhe shenjat e miopisë
Simptomat e miopisë mund të përfshijnë:
Mjegullim apo turbullim i shikimit kur shikojmë në objekte të largëta
Nevoja për të mbyllur pjesërisht qepallat për të parë qartë
Dhimbje koke të shkaktuara nga përpjekjet për të parë qartë
Vështirësi në ngarjen e automjeteve, veçanërisht gjatë natës (miopia e natës)
Një fëmijë me miopi mund të:
Mbyllë pjesërisht dhe vazhdimisht qepallat për të parë qartë
Duhet të ulet më pranë televizorit, ekranit të filmit ose në pjesën e përparme të klasës
Duket të mos jetë në dijeni të objekteve të largëta
Pulit sytë shumë shpesh
Fshin sytë e tij / saj shpesh
Shkaqet e miopisë
Miopia zakonisht ndodh kur syri (kokërdhoku i syrit) është më i gjatë se normalja ose kornea është shumë e lakuar (shumë e pjerrët). Në vend që të fokusohet saktësisht në retinë, drita fokusohet në pjesën përpara retinës, duke rezultuar në një pamje të paqartë për objekte të largëta. Kjo gjendje quhet miopi
Faktorët e rrezikut të miopisë
Disa faktorë rreziku mund të rrisin gjasat e zhvillimit të miopisë, si:
Gjenetika - Historia familjare për miopi rrit rrezikun. Rreziku është edhe më i lartë në qoftë se të dy prindërit janë me miopi
Leximi i zgjatur dhe puna me objekte të imta - Njerëzit lexojnë ose shkruajnë shumë, ose punojnë shumë me kompjuter mund të jenë në rrezik të lartë të miopisë. Sasia e kohës që kaloni duke luajtur lojëra elektronike ose duke shikuar televizionin gjithashtu mund të luajë një rol - Edhe mbajtja e materialeve të leximit shumë afër me sytë është shoqëruar me rritjen e rrezikut të miopisë
Kushtet mjedisore - Disa studime mbështesin idenë se mungesa e kohës së kaluar jashtë shtëpisë (në mjedise të hapura, në natyrë) mund të rrisë shanset për zhvillimin e miopisë
Komplikimet e miopisë
Miopia është e lidhur me një sërë komplikimesh që variojnë nga të lehta deri të rënda, si:
Redukton cilësinë e jetës
Lodhje të syve
Dëmtimi i sigurisë, personale dhe të të tjerëve
Kosto financiare, por pajisjet (lentet, syzet, kirurgjinë, etj)
Probleme të tjera të syve, ku miopia e rëndë mund të rrisë rrezikun e shkëputjes së retinës, glaukomës, kataraktit dhe makulopatisë miopike
Ekzaminimet e rregullta të syrit
Meqë nuk mund të jetë gjithmonë e qartë që njerëzit kanë probleme me shikimin, Akademia Amerikane e Oftalmologjisë rekomandon intervalet e mëposhtme për ekzaminimet e rregullta të syrit:
Të rriturit – ekzaminimi i syve duhet të bëhet në këto intervale:
Një ekzaminimi fillestar në moshën 40 vjec
Çdo 2-4 vjet midis moshës 40 dhe 54 vjeç
Çdo 1-3 tre vjet midis moshave 55 dhe 64 vjeç
Çdo 1-2 vjet duke filluar nga mosha 65 vjeçare
Fëmijët dhe adoleshentët – ekzaminimi i syve duhet të bëhet në këto intervale:
Mosha 6 muajsh
Mosha 3 vjec
Para klasës së parë dhe çdo dy vjet gjatë viteve shkollore, gjatë vizitave shëndetësore të fëmijës, ose nëpërmjet depistimeve shkollore ose publike
Ekzaminimet për diagnozën e miopisë
Miopia diagnostikohet me një ekzaminim bazë të syrit, i cili përfshin një vlerësim të refraksionit dhe një ekzaminim për shëndetin e syrit
Mjeku mund të përdorë instrumente të ndryshme dhe t'ju kërkojë të shihni nëpër disa lloj lentesh për të testuar shikimin tuaj të distancës dhe të afërt
Trajtimi i miopisë
Qëllimi standard i trajtimit të miopisë është përmirësimi i shikimit të pacientëve duke ndihmuar për fokusimin e dritës në retinë nëpërmjet përdorimit të lenteve korrigjuese ose kirurgjisë refraktive
Menaxhimi i miopisë gjithashtu përfshin monitorimin e rregullt te komplikimeve te gjendjes, duke përfshirë glaukomën, kataraktën, grisjet/carjet dhe shkëputjen retinale, si dhe dëmtimet në zonat qendrore të retinës
Trajtimi i miopisë mund të përfshijë përdorimin e:
Lentet korrigjuese, ose kirurgjia refraktive. Teknikat kirurgjikale refraktike janë:
Keratomileusis in situ me ndihmën e lazerit (LASIK). Shërbimi pas kirurgjisë LASIK është zakonisht më i shpejtë dhe shkakton më pak shqetësime se operacionet e tjera korneale
Keratektomia subepiteliale me ndihmën e lazerit (LASEK)
Keratektomia fotorefraktive (PRK)
Trajtime për të ngadalësuar ose për të ndaluar përparimin e miopisë
Kërkuesit shkencorë dhe praktikuesit klinikë vazhdojnë të kërkojnë qasje më efektive për të ndaluar përkeqësimin e miopisë në kohë. Terapitë më premtuese deri tani përfshijnë:
Medikamentet lokale, atropina
Rritja e kohës që kalohet jashtë banesës gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës
Ortokeratologjia - Në këtë procedurë, pacienti mban lenta të ngurta kontakti të depërtueshme nga gazi për disa orë në ditë derisa lakimi i syrit të barazohet
Lente kontakti për modifikimin e defokusit periferik
Stili i jetesës dhe masat në kushtet e shtëpisë
Miopia nuk mund të parandalohet, pasi ajo ka filluar. Por disa studime sugjerojnë se ju mund të jeni në gjendje të ngadalësoni përparimin e saj. Sidoqoftë, ju mund të mbroni sytë dhe shikimin tuaj duke ndjekur këto këshilla:
Kontrolloni shpesh sytë tek mjeku juaj, edhe nëse shihni mirë
Kontrollo gjendjet shëndetësore kronike - diabeti dhe presioni i lartë i gjakut, mund të ndikojnë në shikimin tuaj nëse nuk merrni trajtim të duhur
Mbroni sytë nga dielli
Parandaloni dëmtimet në sy
Hani ushqime të shëndetshme
Mos pini duhan
Përdorni lentet e duhura korrigjuese
Përdorni ndriçim të mirë
Reduktoni lodhjen e syve
Kontaktoni mjekun tuaj menjëherë nëse keni ndonjë nga këto simptoma: Humbja e menjëhershme e shikimit në një sy me ose pa dhimbje; pamja e papritur e turbullt ose e paqartë; vizion i dyfishtë; ose shihni blice drite, pika të zeza apo zgjatime rreth dritave. Kjo mund të paraqesë një gjendje të rëndë mjekësore ose sy
Pyesni mjekun tuaj për ekzaminimet për miopinë që ofrohen në qytetin ku ju banoni.
Konsultohuni me mjekun e qëndrës suaj shëndetësore për cdo informacion që ju kërkoni të dini.
Konsultohuni online me mjekun
Shih materialin Video (intervista me mjekun; intervista me personel mjekësor, testimonials, vox pop)