Konstipacioni (kapsllëku)

  • Konstipacioni (kapsllëku) kronik është defekimi i rrallë (më pak se tre defekime në javë) ose kalimi i vështirë i feceve që vazhdon për disa javë ose më gjatë
  • Megjithëse kapsllëku rastësor është shumë i zakonshëm, disa njerëz përjetojnë kapsllëk kronik që mund të ndërhyjë në aftësinë e tyre për të kryer detyrat e tyre të përditshme
  • Simptomat përfshijnë defekimin e rrallë, me fece të forta, të thata dhe të mëdha, sforcim për të defekuar, ndjesia e zbrazjes jo të plotë të rektumit apo nevoja për të ndihmuar zbrazjen e rektumit duke shtypur barkun apo përdorur gishtat
  • Konstipacioni i rëndë mund të cojë në probleme serioze shëndetësore duke përfshirë hemorroidet, çarjet e anusit dhe dalja jashtë e zorrës nga anusi
  • Ekzistojnë metoda efektive për diagnostikimin dhe trajtimin e konstipacionit
  • Ndryshimet e stilit të jetesës dhe ndryshimet e dietës mund të luajnë një rol të jashtëzakonshëm në trajtimi e kapsllëkut kronik
Më shumë info