Message: Return type of CI_Session_files_driver::open($save_path, $name) should either be compatible with SessionHandlerInterface::open(string $path, string $name): bool, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice
Message: Return type of CI_Session_files_driver::close() should either be compatible with SessionHandlerInterface::close(): bool, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice
Message: Return type of CI_Session_files_driver::read($session_id) should either be compatible with SessionHandlerInterface::read(string $id): string|false, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice
Message: Return type of CI_Session_files_driver::write($session_id, $session_data) should either be compatible with SessionHandlerInterface::write(string $id, string $data): bool, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice
Message: Return type of CI_Session_files_driver::destroy($session_id) should either be compatible with SessionHandlerInterface::destroy(string $id): bool, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice
Message: Return type of CI_Session_files_driver::gc($maxlifetime) should either be compatible with SessionHandlerInterface::gc(int $max_lifetime): int|false, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice
Koliti ulçeroz është një sëmundje inflamatore e zorrëve në të cilën veshja e brendshme e zorrës së trashë dhe rektumit është e inflamuar dhe mund të shfaqë ulcera
Simptomat zakonisht zhvillohen ngadalë në kohë, duke përfshirë diarrenë më gjak, dhimbje barku ose rektale, defekim i shpejtë, urgjencë për të defekuar, humbje peshe, vonesë e rritjes tek fëmijët, etj.
Koliti ulçeroz mund të shkaktojë paaftësi dhe ndonjëherë mund të japë komplikacione kërcënuese për jetën
Ekzistojnë metoda efektive për diagnostikimin e kolitit ulçeroz
Edhe pse nuk ka kurim përfundimtar, trajtimi zakonisht redukton ndjeshëm shenjat dhe simptomat e sëmundjes dhe mund të cojë edhe në remisione afatgjata të saj
Trajtimi i kolitit ulçeroz përfshin përdorimin e medikamenteve të ndryshme ose ndërhyrja kirurgjikale
Ndryshimet e stilit të jetesës dhe ndihma e mjekësisë alternative mund të kontrollojnë simptomat dhe të zgjasin periudhën e kohës pa shenja dhe simptoma (periudhën e remisionit)
Më shumë info
Ky informacion mund t`ju ndihmojë ju të kuptoni më shumë rreth kolitit ulçeroz dhe se cfarë mund të bëni ju për të zvogëluar rrezikun tuaj për këtë gjendje.
Ndajeni informacionin me të gjithë njerëzit e tjerë që njihni.
Koliti ulçeroz – cfarë është
Koliti ulçeroz është një sëmundje inflamatore e zorrëve në të cilën veshja e brendshme e zorrës së trashë dhe rektumit është e inflamuar
Kush preket nga koliti ulçeroz?
Koliti ulçeroz është më i zaknoshëm tek popullatat e Amerikës Veriore dhe Europën Veriore si dhe tek pasardhësit e Hebrenjeve
Sëmundja mund të trashëgohet duke qënë se deri në 20% e njerëzve me sëmundje inflamatore të zorrëve kanë një të afërm të shkallës së parë (nëna, babai, vëllai ose motra) të prekur nga kjo sëmundje
Simptomat dhe shenjat e kolitit ulçeroz
Simptomat e kolitit ulçeroz mund të përfshijnë:
Diarre me gjak, shpesh simptoma kryesore e kolitit ulceroz
Lëvizjet e shpeshta të zorrëve (defekim i shpeshtë)
Dhimbje barku ose rektale
Urgjencë për të defekuar
Pamundësi për të defekuar pavarësisht urgjencës
Ethe
Humbje peshe
Lodhje
Dhimbje e artikulacioneve
Skuqjet e lëkurës (rash)
Herë pas here, kapsllëk dhe spazma rektale
Tek fëmijët, mungesë rritjeje
Shumica e njerëzve me kolit ulceroz kanë simptoma të lehta deri të moderuara. Ecuria e kolitit ulceroz mund të variojë, dhe disa njerëz mund të kenë periudha të gjata remisioni.
Shkaqet e kolitit ulçeroz
Shkaku i saktë i kolit ulçeroz mbetet ipanjohur. Më parë, mendohej se dieta dhe stresi luanin një rol, por tani mjekët e dinë se këta faktorë mund të përkeqësojnë, por nuk shkaktojnë kolit ulçeroz.
Sëmundja duket se ka dhe një komponent gjenetik. Megjithatë, shumica e njerëzve me kolit ulçeroz nuk e kanë këtë histori familjare
Faktorët e rrezikut të kolitit ulçeroz
Mosha e re – Koliti ulçeroz zakonisht fillon para moshës 30 vjecare, por mund të ndodhë në cdo moshë dhe tek disa njerëz sëmundja shfaqet vetëm pas të 60-ave
Etnia ose raca – edhe pse njerëzit e bardhë kanë rrezikun më të lartë, sëmundja mund të prekë cdo racë. Hebrenjtë Ashkenazi kanë rrezikun më të lartë
Historia familjare – rreziku rritet nëse keni të afërm me këtë sëmundje
Komplikacionet e kolitit ulçeroz
Gjakderdhje e rëndë
Një vrimë në kolon (perforacioni i kolonit)
Dehidratim i rëndë
Humbja e kockave (osteoporoza)
Inflamacion i lëkurës tuaj, artikulacioneve dhe syve
Rritje e rrezikut të kancerit të zorrës së trashë
Kolon (zorrë e trashë) që enjtet me shpejtësi (megakolon toksik)
Rritja e rrezikut të mpiksjes së gjakut në venat dhe arteriet.
Ekzaminimet për diagnozën e kolitit ulçeroz
Një ekzaminim i plotë fizik dhe monitorimi i kujdesshëm ndihmojnë në vendosjen e një diagnoze të saktë. Mjeku do t'ju monitorojë para dhe gjatë një sulmi (ataku, episodi) të kolitit ulçerativ me analizën e gjakut dhe një kolonoskopi; kjo ofron informacion të vlefshëm duke vënë në dukje gjatësinë dhe shtrirjen e atakut
Një tjetër tregues i mirë i ashpërsisë së sëmundjes është frekuenca dhe ashpërsia e diarresë. Pacienti klasifikohet se vuan nga forma e rëndë e sëmundjes nëse përjeton gjashtë ose më shumë lëvizje të zorrëve (defekime) në ditë. Mjeku është veçanërisht i interesuar të shohë nëse frekuenca e lëvizjeve të zorrëve rritet gjatë një ataku
Mjeku gjithashtu do të urdhërojë teste të gjakut dhe veceve për të ndihmuar në konfirmimin e diagnozës. Procedurat e tjera diagnostikuese përfshijnë:
Skanime imazherike – Skanimi CT ose klizma me barium
Sigmoidoskopi fleksibile
Kolonoskopi
Trajtimi i kolitit ulçeroz
Trajtimi i kolitivi ulçeroz synon zvogëlimin e inflamacionit, gjë që mund të cojë në zhdukje ose shërim të sëmundjes. Dy opsionet kryesore të trajtimit janë mjekimi dhe kirurgjia. Rreth 70% e pacientëve përgjigjen mirë ndaj medikamenteve, kurse të tjerët mund të kenë nevojë për kirurgji.
Trajtimi medikamentoz
Trajtimi i kolitit ulçeroz është një proces shumë i individualizuar. Trajtimi medikamentoz ndryshohet sipas nevojës. Regjimi specifik i medikamenteve do të varet kryesisht nga ashpërsia e sëmundjes tek pacientët e vecantë. Medikamentet që mund të përdoren janë:
Ilacet anti-inflamatore
Medikamentet imunsupresive
Preparatet biologjike
Antibiotikë sipas rastit
Mjekime anti diarreike
Ilace kundër dhimbjes
Suplemente hekuri
Trajtimi kirurgjikal
Nëse pacienti nuk është përgjigjur mirë ndaj një regjimi mjekimi ose ka zhvilluar komplikime të kolitit, ai/ajo mund të jetë kandidat për kirurgji për trajtimin e kolitit ulçeroz.
Kolektomia (heqja e një pjese ose të gjithë zorrës së trashë) mund të përdoret në fëmijët me kolit ulçeroz që kanë përjetuar vonesë të rritjes. Tek të gjithë pacientët, kolektomia me zgjedhje mund të jetë një shërim për kolitin ulçeroz. Pothuajse gjithmonë, procedura është kolektomia totale, që do të thotë që hiqet i gjithë koloni
Procedurat kirurgjikale përfshijnë:
Proktokolektomia totale me ileostomi Brooke
Proktokolektomi restauruese me anastomozën ileale me xhep anal
Figura. Opsionet kirurgjikale për trajtimin e kolitit ulçeroz. A – proktokolektomia; B – ileostomia Brooke; C – Ileostomia me xhep Koch; D – proktokolektomia restauruese
Masat në kushtet e shtëpisë
Edhe pse mund të ndjeheni të pashpresë kur jeni prekur nga koliti ulçeroz, ndryshimet në dietë dhe stilin e jetesës mund të kontrollojnë simptomat dhe të zgjasin kohën midis atakeve të sëmundjes.
Nuk ka fakte që ushqimet që konsumoni shkaktojnë sëmundje inflamatorë të zorrëe, por disa ushqime dhe pije mund të përkeqësojnë shenjat dhe simptomat, vecanërisht gjatë atake. Ushqimet që duhen shmangur ose kufizuar përfshijnë:
Produktet e bulmetit
Kufizoni marrjen e fibrave, ushqimeve pikante, alkoolit dhe kafeinës
Masa të tjera përfshijnë:
Konsumimin e vakteve të vogla
Pirjen e sasive të mëdha të lëngjeve
Konsulta me dietistin
Redukimi i stresi nëpërmjet ushtrimeve, ushtrime relaksimi dhe të frymëmarrjes
Pyesni mjekun tuaj për ekzaminimet për kolitin ulçeroz që ofrohen në qytetin ku ju banoni.
Konsultohuni me mjekun e qëndrës suaj shëndetësore për cdo informacion që ju kërkoni të dini.
Konsultohuni online me mjekun
Shih materialin Video (intervista me mjekun; intervista me personel mjekësor, testimonials, vox pop)