Ky informacioni mund t`ju ndihmojë ju të kuptoni më shumë rreth kardiomiopative dhe se cfarë mund të bëni ju për të zvogëluar rrezikun tuaj për këtë gjendje.
Ndajeni informacionin me të gjithë njerëzit e tjerë që njihni.
Kardiomiopatia – cfarë është
Kardiomiopatitë janë një grup sëmundjesh që prekin muskujt e zemrës.
Lëndimi i miokardit mund të ndodhë si rezultat i proceseve të panumërta të brendshme ose të jashtme.
Llojet kryesore përfshijnë kardiomiopatinë e dilatuar, kardiomiopatinë hipertrofike, kardiomiopatinë restriktive dhe kardiomiopatinë aritmogjenike ventrikulare të djathtë. Llojet e tjera janë shumë të rralla.
Kardiomiopatia e dilatuar
- Përkufizimi: Kardiomiopatia e dilatuar karakterizohet nga zgjerimi dhe mosfunksionimi sistolik i një ose të dy ventrikujve ku, në përgjithësi, vetëm i majti preket më shpesh. Përveç zgjerimit të dhomës, muri i ventrikulit shpesh është i hollë në mënyrë anormale
- Epidemiologjia: 20-40 raste për 100,000 banorë; më i shpeshtë tek meshkujt në raport 2:1 me femrat; incidenca maksimale midis moshës 20-30 vjec
- Etiologjia: në 25% të rasteve trashëgohet në mënyrë autozomale dominante. Konsumi i alkoolit. Shkaqe infektive, kryesisht nga viruset Coxsackie A dhe B. Shkaqe të tjera: hipotiroidizmi, kimioterapia, sarkoidoza, periudha rreth lindjes.
- Tabloja klinike: Insuficenca kardiake është paraqitja më e shpeshtë. Tipari kryesor është dilatimi i ventrikulit të majtë dhe disfunksioni sistolik
- Ekzaminimet: EKG, Eko (standardi i artë), radiografi e gjoksit
- Menaxhimi: Trajto simptomat e insuficencës kardiake (me beta-bllokues, ACE inhibitorë, bllokuesit e receptorëve të angiotenzinës, diuretikë). Terapi me antikoagulantë nëse ka nevojë. Procedurat kirurgjikale ICD (defibrilator kardiak i implantueshëm) dhe CRT (terapia risinkronizuese kardikake – pacemaker) në pacientë të caktuar. Transplant i zemrës.

Figura. Kardiomiopatia e dilatuar
Kardiomiopatia hipertrofike
- Përkufizimi: Kardiomiopatia hipertrofike është një crregullim gjenetik autozomal dominant që karakterizohet nga hipertrofia asimetrike ventrikulare e majtë që rezulton në mbushje të dëmtuar diastolike
- Epidemiologjia: 1 rast në 500 banorë, mbizotëron tek meshkujt dhe etnia Afro-Karibeane. Forma obstruktive (kardiomiopatia hipertrofike obstruktive) haset në 25% të rasteve. Është shkaku më i shpeshtë i vdekjes në individët nën 35 vjec.
- Etiologjia: gjenetike.
- Tabloja klinike: Pjesa më e madhe janë asimptomatikë. Tipari kryesor është rritja e trashësisë së murit të ventrikulit të majtë. Vdekja e papritur mund të jetë paraqitja e parë klinike.
- Ekzaminimet: EKG, Eko (standardi i artë), radiografi e gjoksit
- Menaxhimi: beta-bllokues dhe anti-aritmikë. Procedura kirurgjikale ICD (defibrilator kardiak i implantueshëm). Miomektomia kirurgjikale nëse pacienti nuk përgjigjet ndaj terapisë medikamentoze. Ablacioni septal. Transplant i zemrës.

Figura. Kardiomiopatia hipertrofike
Kardiomiopatia restriktive
- Përkufizimi: Kardiomiopatia restriktive përfshin kontraksionin e atriumit kundrejt ventrikujve të ngurtë, jo të dilatuar me funksion sistolik normal (të paktën në fazat e hershme). Pothuajse gjithnjë shkaktohet nga fibroza ose akumulimi i substancave në miokard
- Etiologjia: shkaku më i zakonshëm – amiloidoza. Mund të shkaktohet edhe nga sklerodermia, sarkoidoza, hematokromatoza, sëmundja e depove të glikogjenit, metastazat dhe radioterapia
- Tabloja klinike: Tipari kryesor është ruajtja e funksionit sistolik por dëmtimi i mbushjes së zemrës. Shpesh pacientët paraqiten me simptomat e insuficencës kardiake kongjestive. Pacientët janë në rrezik të madh për të zhvilluar fibrilacion atrial.
- Ekzaminimet: Eko; radiografi e gjoksit; mund të kërkohet skanimi CT ose rezonanca magnetike ose biopsia. Gjaku komplet, elektrolitet, enzimat kardiake, testi i funksionimit të mëlcisë. Ekokardiografia. Kjo gjendje duhet të diferencohet nga perikarditi konstriktiv
- Menaxhimi: Trajto shkakun bazë ose ofroni trajtim simptomatik sipas rastit

Figura. Kardiomiopatia restriktive
Sëmundje të tjera të muskulit të zemrës përfshijnë: kardiomiopatinë Takotsubo sindroma e zemrës së thyer), tumoret kardiake primare, miokarditin, kardiomiopainë aritmogjenike të ventrikulit të djathtë, etj.
Pyesni mjekun tuaj për ekzaminimet për kardiomiopatinë që ofrohen në qytetin ku ju banoni.
Konsultohuni me mjekun e qëndrës suaj shëndetësore për cdo informacion që ju kërkoni të dini.
Konsultohuni online me mjekun
Shih materialin Video (intervista me mjekun; intervista me personel mjekësor, testimonials, vox pop)