Message: Return type of CI_Session_files_driver::open($save_path, $name) should either be compatible with SessionHandlerInterface::open(string $path, string $name): bool, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice
Message: Return type of CI_Session_files_driver::close() should either be compatible with SessionHandlerInterface::close(): bool, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice
Message: Return type of CI_Session_files_driver::read($session_id) should either be compatible with SessionHandlerInterface::read(string $id): string|false, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice
Message: Return type of CI_Session_files_driver::write($session_id, $session_data) should either be compatible with SessionHandlerInterface::write(string $id, string $data): bool, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice
Message: Return type of CI_Session_files_driver::destroy($session_id) should either be compatible with SessionHandlerInterface::destroy(string $id): bool, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice
Message: Return type of CI_Session_files_driver::gc($maxlifetime) should either be compatible with SessionHandlerInterface::gc(int $max_lifetime): int|false, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice
Konsulta juaj me mjekun do të bëhet online me video, pa qenë nevoja që ju të paraqiteni në klinikë.
Regjistrohu tani ose logohu për të vijuar me rezervimin.
Insuficenca Kardiake
Insuficenca kardiake është një anomali e strukturës ose funksionit kardiak që pengon shpërndarjen e sasive të mjaftueshme të oksigjenit për të plotësuar nevojat e indeve
Insuficenca kardiake është një sindrom klinik që përfshin një kombinim të shenjave dhe simptomave që ndodhin si pasojë e dështimit/insuficencës së funksionit pompë të zemrës, nga shumë shkaqe dhe sëmundje të tjera
Insuficenca kardiake është një problem madhor në vendet e zhvilluara dhe shpeshtësia e saj rritet me moshën
Sëmundja shoqërohet me komplikacione të rënda dhe prognoza është e rezervuar.
Baza kryesore e parandalimit të insuficencës kardiake mbetet kontrolli dhe menaxhimi i sëmundjeve bazë që e shkaktojnë atë.
Ekzistojnë metoda efektive për diagnostikimin dhe trajtimin e insuficencës kardiake
Më shumë info
Ky informacioni mund t`ju ndihmojë ju të kuptoni më shumë rreth insuficencës kardiake dhe se cfarë mund të bëni ju për të zvogëluar rrezikun tuaj për këtë gjendje.
Ndajeni informacionin me të gjithë njerëzit e tjerë që njihni.
Insuficenca kardiake – cfarë është
Insuficenca kardiake është një anomali e strukturës ose funksionit kardiak që pengon shpërndarjen e sasive të mjaftueshme të oksigjenit për të plotësuar nevojat e indeve, si pasojë e dështimit/insuficencës së funksionit pompë të zemrës.
Ky sindrom tradicionalisht është klasifikuar në insuficencën e zemrës së majtë dhe të djathtë, por në praktikën klinike, këto shpesh ndodhin njëkohësisht, një gjendje që njihet me termin “insuficenca kongjestive e zemrës”
Shumica e rasteve të insuficencës kardiake zhvillohen si pasojë e një sërë gjendjesh shëndetësore. Përveç kësaj, është e rëndësishme të theksohet se barra globale e insuficencës kardiake po rritet paralelisht me rritjen e popullatës së moshuar dhe rëndësia e saj klinike nuk mund të nënvlerësohet.
Shenjat e insuficencës kardiake të djathtë: presion venoz jugular i rritur, hepatomegali, ascit (likid në abdomen), edemë periferike e rëndësishme
Shenjat e insuficencës kardiake të majtë: puls alternans, zhvendosje e rrahjes së apeksit të zemrës, ritëm galopi S3, S4, edemë pulmonare (krepitacione bibazale)
Shkaqet e insuficencës kardiake
Zakonisht shkaktohet nga sëmundje kardiake të tjera: SIZ, HTA dhe sëmundja valvulare e zemrës dhe kardiomiopatia e dilatuar janë ndër shkaqet më të shpeshta.
Shkaqe më të rralla përfshijnë: aneminë e rëndë, hipertiroidizmin, sëmundja beriberi (mungesa e tiaminës – Vitaminës B1), shtatzëninë
Faktorët e rrezikut të insuficencës kardiake
Faktorët e rrezikut të insuficencës kardiake janë:
Mosha e avancuar
Gjinia mashkullore
Pirja e duhanit
Obeziteti
Sëmundja koronare të zemrës
Hipertensioni
Historia familjare
Diabetia
Llojet e insuficencës kardiake
Insuficenca kardikake klasifikohet në insuficencë kardike e majtë dhe e djathtë
Ana e majtë e zemrës zakonisht preket e para. Kontraktimi jo i mirë bën që gjaku të kthehet në mushkëri, duke rritur presionin hidrostatik të venës pulmonare, ekstravazim të lëngjeve në intersticium, duke dhënë edemë pumonare
Insuficenca kardiake e djathtë shkaktohet zakonisht nga insuficenca kardiake e majtë. Rritja e presionit në vaskulaturën pulmonare bën që ana e djathtë e zemrës të pompojë kundër rezistencës së rritur. Për të kompensuar kemi hipertrofi të ventrikulit të djathtë duke cuar në dilatacion progresiv dhe insuficencë
Kombinimi i insuficencës kardiake të majtë dhe të djathtë njihet me termin insuficencë kardiake kongjestive. Kjo është forma më e shpeshtë klinike e sëmundjes.
Ekzaminimet për diagnozën e insuficencës kardiake
Ekzaminimet për insuficencën kardiake përfshijnë:
Testet e gjakut (gjak komplet, urea dhe elektrolitet, testet e funksionit të mëlcisë, albumina, TSH nëse është pacient i ri për të përjashtuar hipertiroidizmin, Mg/Ca nëse ka aritmi, etj.)
Depistimi për kardiomiopati nëse indikohet
Radiografi gjoksi (diagnoza nuk mund të vendoset vetëm me radiografi gjoksi!)
EKG
Ekokardiografi
MRI dhe CT scan përdoren rrallë
Menaxhimi i insuficencës kardiake
Trajtim i sëmundjes shkaktare (bazë)
Modifikime të stilit të jetesës
Lënia e duhanit, reduktimi i alkoolit, ushtrime fizike me intensitet të ulët, kufizim i kripës dhe lëngjeve, rënia në peshë, optimizimi i ushqyerjes, vaksinim kundër pneumokokut dhe gripit, depistimi për depresion, peshim ditore, sasia e urinës (nëse i/e hospitalizuar)
Menaxhimi farmakologjik
Linja e parë: ACE inhibitorët, beta-bllokuesit, diuretikët
Linja e dytë: antagonistët e aldosteronit, vazodilatatorë të tjerë: digoksina, ivabradine, inotropet
Menaxhimi kirurgjikal
Terapia risinkronizuese kardiake (CRT). Në këtë ndërhyrje, vendoset një elektrodë në sipërfaqen epikardiale të ventrikulit të majtë dhe të dy ventrikujt aktivizohen njëkohësisht nga një impuls elektrik për të mundësuar kontraktimin e njëkohshëm dhe të sinkronizuar i cili përmirëson kontraktimin ventrikular. Kjo ndërhyrje indikohet në pacientë me simptoma të rënda ku ul vdekshmërinë
Defibrilatori kardiak i implantueshëm (ICD) – përdoret për të parandaluar aritmitë dhe rekomandohet në pacientë me LVEF <40% që kanë përjetuar takikardi ventrikulare me instabilitet hemodinamik ose takikardi ventrikulare me sinkop pavarësisht menaxhimit medikamentoz optimal
Pajisja ndihmëse e ventrikulit të majtë (LVAD) – urë për transplantin. Gjaku rrjedh nga ventrikuli i majtë tek pompa LVAD dhe pompohet mbarpsht në aortë për t’u shpërndarë në të gjithë trupin (Figura në vijim)
Transplanti kardiak – ky është një opsion për pacientët em sëmundje refraktare në fazën e fundit.
Figura. Pajisja ndihmëse e ventrikulit të majtë (LVAD)
Prognoza
Në përgjithësi, prognoza është e dobët
30-40% e pacientëve vdesin brenda një viti nga diagnoza
Pas vitit të parë të diagnozës, vdekshmëria bie nën 10% në vit
Vdekshmëria 5-vjeçare për një pacient pas hospitalizimit të parë për insuficencë kardiake është 75%.
Pyesni mjekun tuaj për ekzaminimet për insuficencën kardiake që ofrohen në qytetin ku ju banoni.
Konsultohuni me mjekun e qëndrës suaj shëndetësore për cdo informacion që ju kërkoni të dini.
Konsultohuni online me mjekun
Shih materialin Video (intervista me mjekun; intervista me personel mjekësor, testimonials, vox pop)