Ky informacion mund t`ju ndihmojë ju të kuptoni më shumë rreth hiperplazisë beninje të prostatës dhe se cfarë mund të bëni ju për të zvogëluar rrezikun tuaj për këtë gjendje
Ndajeni informacionin me të gjithë njerëzit e tjerë që njihni
Hiperplazia beninje e prostatës – cfarë është
- Hiperplazia beninje e prostatës (BPH) - e quajtur edhe zmadhimi i gjëndrës së prostatës - është një gjendje e zakonshme kur burrat moshohen.
- Një gjëndër e zgjeruar e prostatës mund të shkaktojë simptoma të sikletshme të urinës, të tilla si bllokimi i rrjedhjes së urinës nga fshikëza e urinës. Gjithashtu mund të shkaktojë probleme të fshikëzës, traktit urinar ose probleme veshkash

Figura. Hiperplazia beninje e prostatës
Kush preket nga hiperplazia beninje e prostatës?
- Prevalenca e BPH-së të diagnostikuar histologjikisht rritet nga 8% në meshkujt 31 deri në 40 vjeç, në 40% deri në 50% në meshkuj të moshës 51-60 vjeç, dhe në mbi 80% në meshkuj më të vjetër se 80 vjeç.
Simptomat dhe shenjat e hiperplazisë beninje të prostatës
Simptomat e hiperplazisë beninje të prostatës mund të përfshijnë:
- Nevoja e shpeshtë ose urgjente për të urinuar
- Frekuenca e rritur e urinimit gjatë natës (nokturia)
- Vështirësia e fillimit të urinimit
- Rrjedha e dobët e urinës ose një rrymë që ndalet dhe rifillon
- Rrjedhja e dobët ose pikë-pikë në fund të urinimit
- Pamundësia për të zbrazur tërësisht fshikëzën e urinës
Shenjat dhe simptomat më pak të zakonshme përfshijnë:
- Infeksion të traktit urinar
- Pamundësia për të urinuar
- Gjak në urinë
Madhësia e prostatës nuk përcakton domosdoshmërisht ashpërsinë e simptomave. Disa njerëz me prostatë vetëm pak të zmadhuar mund të kenë simptoma të rëndësishme, ndërsa burrat e tjerë me prostatë shumë të zmadhuar mund të kenë vetëm simptoma të vogla urinare
Nëse keni probleme urinare, diskutoni me mjekun tuaj
Nëse nuk jeni në gjendje të nxirrni aspak urinë, kërkoni kujdes të menjëhershëm mjekësor
Faktorët e rrezikut të hiperplazisë beninje të prostatës
Faktorët e rrezikut për zgjerimin e gjëndrës së prostatës përfshijnë:
- Moshimi. Zgjerimi i gjëndrave të prostatës rrallë shkakton shenja dhe simptoma tek meshkujt më të rinj se mosha 40 vjeç
- Historia familjare
- Diabeti dhe sëmundjet e zemrës
- Stili i jetesës. Obeziteti rrit rrezikun e BPH, ndërsa aktiviteti fizik mund të ulë rrezikun
Komplikimet e hiperplazisë beninje të prostatës
- Paaftësia e papritur për të urinuar (mbajtja e urinës)
- Infeksionet e traktit urinar (UTIs)
- Gurët e fshikëzës së urinës
- Dëmtimi i fshikëzës së urinës
- Dëmtimi i veshkave
Zmadhimi i prostatës në vetëvete nuk besohet të rrisë rrezikun e zhvillimit të kancerit të prostatës.
Ekzaminimet për diagnozën e hiperplazisë beninje të prostatës
Mjeku do t’ju pyesë hollësisht rreth simptomave tuaja dhe duke bërë një test fizik. Ky test fillestar ka të ngjarë të përfshijë:
- Ekzaminimin rektal dixhital. Mjeku fut një gisht në rektum për të kontrolluar prostatën tuaj për zgjerim
- Testin e urinës
- Testi i gjakut. Testimi i gjakut për antigjenin specifik të prostatës (PSA). PSA është një substancë e prodhuar në prostatë. Nivelet e PSA rriten kur prostata zmadhohet. Megjithatë, nivelet e ngritura të PSA gjithashtu mund të jenë për shkak të procedurave të kryera kohët e fundit, infeksionit, kirurgjisë ose kancerit të prostatës
Pas këtyre, mjeku mund të rekomandojë teste shtesë për të ndihmuar në konfirmimin e prostatës së zmadhuar dhe për të përjashtuar gjendjet e tjera.
Trajtimi i hiperplazisë beninje të prostatës
Një shumëllojshmëri e gjerë e trajtimeve janë në dispozicion për zgjerimin e prostatës, përfshirë medikamentet, terapitë minimale invazive dhe kirurgjinë.
Nëse simptomat tuaja janë të tolerueshme, mund të vendosni të shtyni trajtimin dhe thjesht të monitoroni simptomat. Për disa meshkuj, simptomat mund të lehtësohen pa trajtim.
Mjekimi medikamentoz
Mjekimi është trajtimi më i zakonshëm për simptomat e lehta deri në të moderuara të zgjerimit të prostatës. Opsionet përfshijnë:
- Alfa bllokuesit
- Frenuesit e 5-alfa reduktazës
- Terapia e kombinuar medikamentoze
- Tadalafil (Cialis)
Terapia minimale invazive ose kirurgjikale
Terapia minimale invazive ose kirurgjikale mund të rekomandohet nëse simptomat janë të moderuara deri të rënda dhe mjekimi me medikamentet nuk i ka lehtësuar simptomat
Ekzistojnë disa lloje të terapive minimalisht invazive ose kirurgjike.
Stili i jetesës dhe masat në kushtet e shtëpisë
Për të ndihmuar kontrollin e simptomave të prostatës së zmadhuar, përpiquni të:
- Kufizoni pijet në mbrëmje
- Kufizoni kafeinën dhe alkooli
- Kufizo dekongjestioantët ose antihistaminikët
- Urinoni në momentin e parë që ndjeni nevojën
- Përdorni një dietë të shëndetshme
- Qëndroni aktiv. Inaktiviteti kontribuon në mbajtjen e urinës
- Urinoni - dhe pastaj urinoni përsëri pak çaste më vonë
Pyesni mjekun tuaj për ekzaminimet për hiperplazinë beninje të prostatës që ofrohen në qytetin ku ju banoni.
Konsultohuni me mjekun e qëndrës suaj shëndetësore për cdo informacion që ju kërkoni të dini
Konsultohuni online me mjekun
Shih materialin Video (intervista me mjekun; intervista me personel mjekësor, testimonials, vox pop)