Konsultohuni online me mjekun
Rezervo takiminKonsulta juaj me mjekun do të bëhet online me video, pa qenë nevoja që ju të paraqiteni në klinikë.
Regjistrohu tani ose logohu për të vijuar me rezervimin.
Hipermetropia
- Hipermetropia është një gjendje e zakonshme në të cilën mund t'i shihni qartë objektet që janë larg, por objektet aty pranë mund të jenë të paqarta.
- Hipermetropia zakonisht është e pranishme në lindje dhe tenton të zhvillohet në familje. Ju mund ta korrigjoni lehtë këtë gjendje me syze ose lentet e kontaktit. Një tjetër opsion trajtimi është operacioni.
- Simptomat kryesore është pamundësia për të parë qartë objektet që ndodhen afër, por mund të ketë dhe lodhje, djegie dhe dhimbje sysh dhe dhimbje koke gjatë kryerjes së punëve të imta.
- Nëse nuk trajtohet, kjo gjendje con në strabizëm, reduktim të cilësisë së jetës, dëmtim të sigurisë personale dhe të të tjerëve dhe kosto financiare.
- Ekzistojnë metoda efektive për diagnostikimin dhe trajtimin e hipermetropisë.
- Trajtimi i hipermetropisë nënkupton përdorimin e lenteve korrigjuese të përshtatshme (syze dhe lente kontakti) dhe, nëse këto nuk funksionojnë, ka disa opsione efektive të trajtimit kirurgjikal (për hipermetropinë e lehtë-të moderuar).
- Cdo njeri mund të marrë masa të thjeshta për mbrojtur sytë dhe shikimin e tyre dhe për të ulur ngadalësuar përparimin e hipermetropisë.
Ky informacion mund t`ju ndihmojë ju të kuptoni më shumë rreth hipermetropisë dhe se cfarë mund të bëni ju për të zvogëluar rrezikun tuaj për këtë gjendje.
Ndajeni informacionin me të gjithë njerëzit e tjerë që njihni.
Hipermetropia – cfarë është
- Hipermetropia është një gjendje e zakonshme në të cilën mund t'i shihni qartë objektet që janë larg, por objektet aty pranë mund të jenë të paqarta.
- Shkalla e hipermetropisë ndikon në aftësinë tuaj të fokusimit. Njerëzit me hipermetropi të rëndë mund të shohin qartë vetëm objektet në largësi të madhe, ndërsa ata me hipermetropi më të lehtë mund të jenë në gjendje të shohin qartë objekte që janë më afër.

Figura. Hipermetropia
Kush preket nga hipermetropia?
- Sipas një meta-analize të kohëve të fundit, prevalenca e hipermetropisë midis fëmijeve të moshës shkollore varion nga 8.4% në moshën 6 vjecare, në 2.3% në moshën 9-14 vjec, dhe afërsisht 1% në moshën 15 vjecare.
- Duket se ka një lidhje të zhdrejtë midis moshës dhe hipermetropisë.
- Fëmijët e bardhë dhe ata që jetojnë në zonat rurale paraqesin nivele më të larta të hipermetropisë.
- Nuk ka konsensus përsa i përket lidhjes midis hipermetropisë me gjininë, të ardhurat familjare dhe nivelin e edukimit të prindërve.
- Tek fëmijët, në nivel global, prevalenca e hipermetropisë është 4.6%.
- Niveli i prevalencës së hipermetropisë tek fëmijët varion nga 2.2 në Azinë Jug-lindore, në 14.3% në kontinentet Amerikane.
- Tek adultët, prevalenca e hipermetropisë është rreth 30.9%.
- Niveli i prevalencës së hipermetropisë tek adultët varion nga 23.1% në Europë në 38.6% në Afrikë dhe 37.2% në kontinentet Amerikane.
Simptomat dhe shenjat e hipermetropisë
Simptomat e hipermetropinë mund të përfshijnë:
- Objektet në afërsi mund të duken të paqarta
- Nevoja për të mbyllur pjesërisht qepallat për të parë qartë
- Lodhje të syve, përfshirë djegien e syve, dhe dhimbje në ose përreth syve
- Diskomfort i përgjithshëm i syve ose dhimbje koke pas një intervali te zgjatur te kryerjes se punëve që kërkojnë shikim të afërt, të tilla si leximi, shkrimi, puna kompjuterike ose vizatimi
Kur të kontaktoni mjekun
- Nëse vështirësia juaj për të parë gjërat që janë afër është e theksuar aq sa të mos jeni në gjendje të kryeni një detyrë ashtu si ju dëshironi, ose nëse cilësia e shikimit e zvogëlon aktivitetin tuaj, kontaktoni me mjekun e syrit. Ai ose ajo mund të përcaktojë shkallën e hipermetropisë dhe t'ju këshillojë për mundësitë për të korrigjuar shikimin.
Ekzaminimet e rregullta të syrit
Meqë nuk mund të jetë gjithmonë e qartë që njerëzit kanë probleme me shikimin, Akademia Amerikane e Oftalmologjisë rekomandon ekzaminimet e rregullta të syrit:
Të rriturit – ekzaminimi i syve duhet të bëhet në këto intervale:
- Një ekzaminimi fillestar në moshën 40 vjec
- Çdo 2-4 vjet midis moshës 40 dhe 54 vjeç
- Çdo 1-3 tre vjet midis moshave 55 dhe 64 vjeç
- Çdo 1-2 vjet duke filluar nga mosha 65 vjeçare
Fëmijët dhe adoleshentët – ekzaminimi i syve duhet të bëhet në këto intervale:
- Mosha 6 muajsh
- Mosha 3 vjec
- Para klasës së parë dhe çdo dy vjet gjatë viteve shkollore, gjatë vizitave shëndetësore të fëmijës, ose nëpërmjet depistimeve shkollore ose publike
Shkaqet e hipermetropisë
Shkaqet e hipermetropisë përfshijnë:
Gabimet refraktive
- Hipermetropia ndodh kur kokërdhoku i syrit është më i shkurtër se normalisht ose kornea është e lakuar shumë pak. Efekti është e kundërta e miopisë. Tek të rriturit me hipermetropi, si objektet e afërta ashtu edhe ato të largëta mund të jenë të paqarta.
Gabime të tjera refraktive
Përvec hipermetropisë, gabime të tjera refraktive përfshijnë:
- Dritëshkurtësinë (miopinë). Kjo ndodh kur kokërdhoku i syrit është më i gjatë se normalisht ose kornea është e lakuar në mënyrë shumë të pjerrët (shih Miopinë).
- Astigmatizmin. Kjo ndodh kur kornea ose lentja e syrit është lakuar më shumë në një drejtim se në një tjetër. Astigmatizmi i pa-korrigjuar turbullon shikimin.
Komplikimet e hipermetropisë
Hipermetropia mund të shoqërohet me disa probleme, si:
- Sytë e kryqëzuar. Disa fëmijë me hipermetropi mund të zhvillojnë sytë e kryqëzuar. Syze të projektuara posaçërisht që korrigjojnë për një pjesë ose të gjithë hipermetropinë mund të trajtojnë në mënyrë efektive këtë problem.
- Reduktimi i cilësisë së jetës
- Lodhje e syve, duke cuar në pulitje të shpeshtë dhe dhimbje koke
- Dëmtimi i sigurisë, personale dhe të të tjerëve
- Kosto financiare, për pajisjet (lentet, syzet, kirurgjinë, etj)
Ekzaminimet për diagnozën e hipermetropisë
- Hipermetropia diagnostikohet me një ekzaminim bazë të syrit, i cili përfshin një vlerësim të refraksionit dhe një ekzaminim për shëndetin e syrit.
- Një vlerësim i refraksionit përcakton nëse keni probleme të shikimit si miopia, hipermetropi, astigmatizëm ose presbiopi. Mjeku juaj mund të përdorë instrumente të ndryshme dhe t'ju kërkojë të shihni nëpër disa lloj lentesh për të testuar shikimin tuaj të distancës dhe të afërt..
Trajtimi i hipermetropisë
Qëllimi i trajtimi të hipermetropisë është të ndihmohen pacientët të fokusojnë dritën në retinë nëpërmjet përdorimit të lenteve korrigjuese ose kirurgjisë refraktive.
Lentet korrigjuese
- Syzet. Kjo është një mënyrë e thjeshtë dhe e sigurt për të përmirësuar shikimin. Shumëllojshmëria e lenteve të syzeve është e gjerë dhe përfshin shikim të vetëm, bifokal, trifokal dhe multifokal. progresive.
- Lentet e kontaktit. Këto lente vendosen në sytë e njerëzve. Ato janë të disponueshme në një shumëllojshmëri materialesh dhe dizajne, duke përfshirë të buta dhe të ngurta, të depërtueshme nga gazet në kombinim me dizajne sferike, torike dhe shumëfokale. Pyesni mjekun tuaj sy për pro-të dhe kundrat e lenteve të kontakti tdhe çfarë mund të jetë më e mira për ju.
Kirurgjia refraktive
Edhe pse pjesa më e madhe e procedurave kirurgjikale refraktive përdoren për të trajtuar miopinë, ato mund të përdoren edhe për të trajtuar hipermetropinë e lehtë-moderuar. Këto trajtime kirurgjikale trajtojnë hipermetropinë duke ri-konturuar lakimet e korneas. Teknikat kirurgjikale refraktike janë:
- Keratomileusis in situ me ndihmën e lazerit (LASIK). Shërbimi pas kirurgjisë LASIK është zakonisht më i shpejtë dhe shkakton më pak shqetësime se operacionet e tjera korneale.
- Keratektomia subepiteliale me ndihmën e lazerit (LASEK).
- Keratektomia fotorefraktive (PRK).
Bisedoni me mjekun tuaj për efektet anësore të mundshme, pasi këto procedura janë të pakthyeshme. Kirurgjia refraktive nuk rekomandohet deri sa miopia juaj të bëhet e qëndrueshme.
Stili i jetesës dhe masat në kushtet e shtëpisë
Hipermetropia nuk mund të parandalohet, pasi ajo ka filluar. Por disa studime sugjerojnë se ju mund të jeni në gjendje të ngadalësoni përparimin e saj. Sidoqoftë, ju mund të mbroni sytë dhe shikimin tuaj duke ndjekur këto këshilla:
- Kontrolloni shpesh sytë tek mjeku juaj, edhe nëse shihni mirë
- Kontrollo gjendjet shëndetësore kronike - diabeti dhe presioni i lartë i gjakut, mund të ndikojnë në shikimin tuaj nëse nuk merrni trajtim të duhur
- Mbroni sytë nga dielli
- Parandaloni dëmtimet në sy - Vishni syze ose pajisje mbrojtëse kur bëni gjëra të caktuara, të tilla si lojëra sportive, kositje, lëndinë, pikturë ose kur përdorni produkte të tjera me tym toksik.
- Hani ushqime të shëndetshme – Zarzavate jeshile me gjethe, perime dhe fruta të tjera, acide yndyrore omega-3
- Mos pini duhan
- Përdorni lentet e duhura korrigjuese
- Përdorni ndriçim të mirë
- Reduktoni lodhjen e syve. Shikoni larg nga kompjuteri juaj ose puna juaj, duke përfshirë leximin, çdo 20 minuta - për 20 sekonda - në diçka 7-8 metra larg
- Kontaktoni mjekun tuaj menjëherë nëse keni ndonjë nga këto simptoma: Humbja e menjëhershme e shikimit në një sy me ose pa dhimbje; pamja e papritur e turbullt ose e paqartë; vizion i dyfishtë; ose shihni blice drite, pika të zeza apo zgjatime rreth dritave. Kjo mund të paraqesë një gjendje të rëndë mjekësore ose sy.
Pyesni mjekun tuaj për ekzaminimet për hipermetropinë që ofrohen në qytetin ku ju banoni.
Konsultohuni me mjekun e qëndrës suaj shëndetësore për cdo informacion që ju kërkoni të dini.
Konsultohuni online me mjekun
Shih materialin Video (intervista me mjekun; intervista me personel mjekësor, testimonials, vox pop)