Gurët e tëmthit

  • Gurët e tëmthit janë struktura që formohen kur bila e ruajtur në fshikëzën e tëmthit ngurtësohet në materiale me konsistencë të fortë si gur
  • Gurët e tëmthit që pengojnë kanalet biliare mund të çojnë në një infeksion të rëndë ose jetë-kërcënues të kanaleve biliare, pankreasit ose mëlçisë
  • Gurët e tëmthit formohen nga crregullimet në përmbajtjen e bilës ose kur fshikëza e tëmthit nuk zbrazet sic duhet
  • Simptomat e gurëve të tëmthit përfshijnë sulme/atake dhimbje të qëndrueshme të fortë në pjesën e sipërme të barkut, dhe që mund të zgjasë nga 30 minuta deri disa orë, fryrje barku, të përziera, të vjella, ikter, dispepsi, etj.
  • Ekzistojnë metoda efektive për diagnostikimin dhe trajtimin e gurëve të tëmthit
Më shumë info