Message: Return type of CI_Session_files_driver::open($save_path, $name) should either be compatible with SessionHandlerInterface::open(string $path, string $name): bool, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice
Message: Return type of CI_Session_files_driver::close() should either be compatible with SessionHandlerInterface::close(): bool, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice
Message: Return type of CI_Session_files_driver::read($session_id) should either be compatible with SessionHandlerInterface::read(string $id): string|false, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice
Message: Return type of CI_Session_files_driver::write($session_id, $session_data) should either be compatible with SessionHandlerInterface::write(string $id, string $data): bool, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice
Message: Return type of CI_Session_files_driver::destroy($session_id) should either be compatible with SessionHandlerInterface::destroy(string $id): bool, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice
Message: Return type of CI_Session_files_driver::gc($maxlifetime) should either be compatible with SessionHandlerInterface::gc(int $max_lifetime): int|false, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice
Konsulta juaj me mjekun do të bëhet online me video, pa qenë nevoja që ju të paraqiteni në klinikë.
Regjistrohu tani ose logohu për të vijuar me rezervimin.
Glaukoma
Glaukoma është një grup i gjendjeve të syrit që karakterizohet nga rritja e presionit në sy, pasoja e të cilit është dëmtimit i nervit optik
Shumë forma të glaukomës nuk kanë shenja paralajmëruese. Efekti është kaq gradual sa që nuk mund të vini re një ndryshim në shikimin tuaj derisa gjendja të jetë në një fazë të përparuar
Meqë humbja e shikimit për shkak të glaukomës nuk mund të rikuperohet, është e rëndësishme që të bëni ekzaminime të rregullta të syrit që përfshijnë matjet e presionit në sy, kështu që diagnoza mund të bëhet në fazat e hershme dhe të trajtohet në mënyrë të përshtatshme
Glaukoma është një nga shkaqet kryesore të verbërisë tek njerëzit mbi 60 vjec
Pa trajtim, glaukoma mund të cojë deri në verbëri të plotë
Ekzistojnë metoda efektive për diagnostikimin dhe trajtimin e glaukomës
Cdo njeri mund të marrë masa të thjeshta për të zbuluar herët glaukomën dhe parandalimin e humbjes dhe dëmtimit të shikimit
Më shumë info
Ky informacion mund t`ju ndihmojë ju të kuptoni më shumë rreth glaukomës dhe se cfarë mund të bëni ju për të zvogëluar rrezikun tuaj për këtë gjendje
Ndajeni informacionin me të gjithë njerëzit e tjerë që njihni
Galukoma – cfarë është
Glaukoma është një grup i gjendjeve të syrit që dëmtojnë nervin optik, shëndeti i të cilit është jetësor për një shikim të mirë. Ky dëmtim shpesh shkaktohet nga një presion jonormal i lartë në syrin e pacientëve
Figura. Glaukoma
Kush preket nga glaukomës?
Glaukoma është një nga shkaqet kryesore të verbërisë për njerëzit mbi moshën 60 vjeç
Glukoma mund të ndodhë në çdo moshë, por është më e zakonshme tek të rriturit e moshuar
Numri i personave që vlerësohet të jenë të verbër si rezultat i glaukomës primare është 4.5 milionë, duke llogaritur pak më shumë se 12% të të gjithë verbërisë globale
Llojet e glaukomës
Ka disa lloje glaukomash:
Glaukoma me kënd të hapur - Glaukoma me kënd të hapur është forma më e zakonshme e sëmundjes. Rritja e presionit në sy dëmton nervin optik por kjo ndodh kaq ngadalë sa që personi mund të humbasë shikimin madje para se të jetë i vetëdijshëm për problemin
Glaukoma me kënd të mbyllur - Glaukoma me kënd të mbyllur, ndodh kur irisi zgjerohet përpara duke ngushtuar ose bllokuar këndin e kullimit të formuar nga kornea dhe irisi. Glaukoma akute me kënd të mbyllur është një urgjencë mjekësore
Glaukoma me tension normal - Në glaukomën me tension normal, nervi optik dëmtohet edhe pse presioni i syve është brenda intervalit normal. Askush nuk e di arsyen e saktë për këtë dëmtim të nervit optik.
Glaukoma tek fëmijët - Është e mundur që foshnjat dhe fëmijët të kenë glaukomë
Glaukoma pigmentale - Aktivitete të tilla si vrapimi ndonjëherë ngrejnë dhe përziejnë granulat e pigmentit, duke i depozituar ato në në rrjetëzën trabekulare dhe duke shkaktuar ngritje intermitente të presionit të syrit
Figura. Glaukoma me kënd të hapur dhe me kënd të mbyllur
Simptomat dhe shenjat e glaukomës
Shenjat dhe simptomat e glaukomës ndryshojnë në varësi të llojit dhe fazës së sëmundjes.
Glaukoma më kënd të hapur mund të ketë këto simptoma:
Spote të verbër në anën tuaj (periferike) ose fushën qendrore të shikimit, shpesh në të dy sytë
Shikimi i tunelit në fazat e avancuara
Glaukoma më kënd të mbyllur mund të ketë këto simptoma:
Dhimbje koke e rëndë
Dhimbje të syrit
Nauzea dhe të vjella
Shikim i turbullt
Zgjatime përreth dritave
Skuqje të syrit
Shkaqet e glaukomës
Kur lëngu i syrit mbiprodhohet ose sistemi i kullimit nuk funksionon siç duhet, lëngu nuk mund të largohet në nivele normale duke çuar në rritjen e presionit të syrit
Glaukoma ka tendencë të zhvillohet në familje. Në disa njerëz, shkencëtarët kanë identifikuar gjenet që lidhen me presionin e lartë të syve dhe dëmtimin e nervit optik
Faktorët e rrezikut të glaukomës
Për shkak se format kronike të glaukomës mund të shkatërrojnë shikimin para se të shfaqen shenja apo simptoma, njerëzit duhet të jenë të kujdesshëm për këta faktorë rreziku:
Presioni i lartë i syrit (presioni intraokular)
Mosha mbi 60 vjeçare
Raca e zezë, aziatike ose hispanike
Historia familjare e glaukomës
Gjendje të caktuara mjekësore, të tilla si diabeti, sëmundjet e zemrës, presioni i lartë i gjakut dhe drepanocitoza
Sy me korne të hollë në qendër
Miopi ose hipermetropi ekstreme
Lëndime të syrit ose disa lloje të kirurgjisë së syrit
Marrja e medikamenteve kortikosteroide, vecanërisht në formën e pikave për sytë, për një kohë të gjatë
Komplikimet e glaukomës
Nëse nuk trajtohet, glaukoma përfundimisht do të shkaktojë verbim
Edhe me trajtim, rreth 15% e njerëzve me glaukomë bëhen të verbër në së paku një sy brenda 20 viteve
Parandalimi i glaukomës
Masa për zbulimin e hershëm të glaukomës përfshijnë:
Ekzaminimi i rregullt i syve
Njihni historinë e shëndetit të syve të familjes suaj
Kryeni aktiviteti fizik në mënyrë të sigurt (pa u sforcuar)
Përdorni rregullisht pikat e syve
Vishni pajisje mbrojtëse për sytë
Ekzaminimet për diagnozën e glaukomës
Mjeku do të shqyrtojë historinë tuaj mjekësore dhe do të kryejë një ekzaminim të plotë të syve. Ai ose ajo mund të kryejë disa teste, duke përfshirë:
Matja e presionit intraokular (tonometria)
Testimi për dëmtimin e nervit optik me një ekzaminim të syve të dilatuar dhe teste imazherike
Kontrolli për zonat e humbjes së shikimit (test i fushës së shikimit)
Matja e trashësisë së kornesë (pakimetria)
Inspektimi i këndit të kullimit (gonioskopia)
Trajtimi i glaukomës
Dëmi i shkaktuar nga glaukomanuk mund të zhbëhet apo të riparohet. Por trajtimi dhe kontrollet e rregullta mund të ndihmojnë në ngadalësimin ose në parandalimin e humbjes së shikimit, veçanërisht nëse e kapni sëmundjen në fazat e hershme.
Glaukoma trajtohet duke ulur presionin e syrit (presionin intraokular). Në varësi të situatës suaj, opsionet e trajtimit mund të përfshijnë:
Recetë për pika të syve .
Medikamente me gojë
Trajtim me lazer
Kirurgji
Një kombinim të këtyre strategjive.
Glaukoma akute me kënd të mbullur është një urgjencë mjekësore. Nëse jeni diagnostikuar me këtë gjendje, do t'ju duhet trajtim urgjent për të zvogëluar presionin në syrin tuaj. Kjo në përgjithësi do të kërkojë ilaçe dhe lazer ose procedura të tjera kirurgjikale.
Stili i jetesës dhe masat në kushtet e shtëpisë
Për të kontrolluar presionin e lartë të syve dhe promovuar shëndetin e syve, ju mund të:
Përdorni një dietë të shëndetëshme – ushqime që përfshijnë zinkun, bakrin, selenin, dhe vitaminat antioksidante C, E dhe A.
Ushtrohuni në mënyrë të sigurtë
Kufizoni konsumin e kafeinës
Pini lëngje shpesh por në sasi të pakët gjatë gjithë ditës, pasi prija e sasive të mëdha për një kohë të shkurtë mund të rrisë presionin në sy
Flini me kokën të ngritur
Përdorni ilacet që ju ka dhënë mjeku, sipas udhëzimeve
Pyesni mjekun tuaj për ekzaminimet për glaukomën që ofrohen në qytetin ku ju banoni.
Konsultohuni me mjekun e qëndrës suaj shëndetësore për cdo informacion që ju kërkoni të dini.
Konsultohuni online me mjekun
Shih materialin Video (intervista me mjekun; intervista me personel mjekësor, testimonials, vox pop)