Message: Return type of CI_Session_files_driver::open($save_path, $name) should either be compatible with SessionHandlerInterface::open(string $path, string $name): bool, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice
Message: Return type of CI_Session_files_driver::close() should either be compatible with SessionHandlerInterface::close(): bool, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice
Message: Return type of CI_Session_files_driver::read($session_id) should either be compatible with SessionHandlerInterface::read(string $id): string|false, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice
Message: Return type of CI_Session_files_driver::write($session_id, $session_data) should either be compatible with SessionHandlerInterface::write(string $id, string $data): bool, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice
Message: Return type of CI_Session_files_driver::destroy($session_id) should either be compatible with SessionHandlerInterface::destroy(string $id): bool, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice
Message: Return type of CI_Session_files_driver::gc($maxlifetime) should either be compatible with SessionHandlerInterface::gc(int $max_lifetime): int|false, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice
Disfagia është një gjendje që karakterizohet nga vështirësia e vazhdueshme për të gëlltitur ushqimet
Shkaqet e disfagisë janë të shumta dhe përfshijnë probleme muskulore, nervore, tumoret, trupat e huaj, urthin, rrezatimet, etj.
Disfagia e rëndë mund të cojë në kequshqyerje, kalimin e ushqimeve dhe baktereve në mushkëri duke cuar në pneumoni ose probleme të tjera pulmonare dhe mbytje nga ushqimi
Ekzistojnë metoda efektive për diagnostikimin dhe trajtimin e disfagisë.
Cdo person mund të zvogëlojë rrrezikun e disfagisë duke marrë disa masa të thjeshta
Më shumë info
Ky informacioni mund t`ju ndihmojë ju të kuptoni më shumë rreth disfagisë dhe se cfarë mund të bëni ju për të zvogëluar rrezikun tuaj për këtë gjendje.
Ndajeni informacionin me të gjithë njerëzit e tjerë që njihni.
Disfagia – cfarë është
Disfagia është një term i përdorur për të përshkruar vështirësinë në gëlltitje.
Kur njerëzit vuajnë nga disfagia atyre u duhet më shumë kohë dhe përpjekje për të lëvizur ushqimin ose lëngun nga goja në stomak. Disfagia gjithashtu mund të shoqërohet me dhimbje. Në disa raste, gëlltitja mund të jetë e pamundur.
Vështirësia rastësore në gëlltitje, sic ndodh kur hahet shumë shpejt ose ushqimi nuk përtypet mirë, zakonisht nuk është shkak për shqetësim. Por disfagia e vazhdueshme mund të tregojë një gjendje të rëndë shëndetësore që kërkon trajtim.
Figura. Disfagia
Sa e shpeshtë është disfagia?
Disfagia mund të ndodhë në çdo moshë, por është më e zakonshme tek të rriturit e moshuar.
Simptomat dhe shenjat e disfagisë
Shenjat dhe simptomat e lidhura me disfaginë mund të përfshijnë:
Dhimbje gjatë gëlltitjes (odinofagia)
Pamundësi për të gëlltitur
Ndjesia e ngecjes së ushqimit në fut ose kraharor ose pas kockës së gjoksit (sternum)
Rrjedhja e pështymës nga goja në mënyrë të pavullnetshme (drooling)
Ngjirja ose trashja e zërit
Sjellja e ushqimit mbrapshpt në gojë (regurgitim)
Urth (djegie) e shpeshtë në ezofag
Kthimi i ushqimit ose acidit të stomakut në fyt
Humbje e papritur e peshës trupore
Kollitje ose mbytje gjatë gëlltitjes
Nevoja për t’a ndarë ushqimin në pjesë më të vogla ose shmangia e ushqimeve të caktuara për shkak të problemit të gëlltitjes
Shkaqet e disfagisë
Gëlltitja është një proces kompleks dhe disa gjendje mund të ndërhyjnë në këtë proces. Ndonjëherë shkaku i disfagisë nuk mund të identifikohet. Megjithatë, disfagia përgjithësisht klasifikohet në një nga kategoritë e mëposhtme.
Disfagia ezofageale
Disfagia ezofageale i referohet ndjesisë së ngecjes së ushqimit ose të mbetjes varur të ushqimit në bazën e fytit tuaj ose në gjoks pasi të keni filluar të gëlltisni. Disa nga shkaqet e disfagisë ezofageale janë:
Akalazia. Kur muskuli i poshtëm i ezofagut (sfinkteri) nuk relaksohet siç duhet për të lënë ushqimin të hyjë në stomak, kjo mund të bëjë që ushqimi të kthehet mbrapsht në fyt.
Shtrëngimi ezofageal
Tumoret ezofageale
Trupat e huaj
Sëmundja e refluksit gastroezofageal
Ezofagiti eozinofilik.
Skleroderma. Zhvillimi i indeve të ngjashme me indin e cikatriceve në ezofag
Terapia e rrezatimit
Disfagia orofaringeale
Disa gjendje mund të dobësojnë muskujt e fytit, duke e bërë të vështirë lëvizjen e ushqimit nga goja në fyt dhe ezofag kur fillon gëlltitja. Personi mund të mbytet ose kollitet kur përpiqet të gëlltisë dhe të ketë ndjesinë e kalimit të ushqimit në trake ose lart drejt hundës. Kjo mund të çojë në pneumoni
Shkaqet e disfagisë orofaringeale përfshijnë:
Çrregullime dhe dëmtime neurologjike
Divertikulumi faringoezofageal (divertikulumi Zenker). Një qese e vogël që formon dhe grumbullon pjesët e ushqimit në fyt, shpesh e vendosur mbi ezofag
Kanceri
Faktorët e rrezikut të disfagisë
Mosha. Të moshuarit kanë rrezik më të lartë të vështirësisë së gëlltitjes. Por, disfagia, nuk konsiderohet si një shenjë normale e moshimit.
Disa gjendje shëndetësore. Njerëzit me crregullime të caktuara neurologjike ose të sistemit nervor kanë më shumë gjasa që të përjetojnë vështirësi të gëlltitjes.
Komplikacionet e disfagisë
Disfagia mund të cojë në:
Kequshqyerje, humbja të peshës dhe dehidrim
Pneumonia e aspirimit. Ushqimi ose lëngu që hyjnë në rrugët e frymëmarrjes kur përpiqeni të gëlltisni mund të shkaktojë pneumoni nga aspirimi, sepse ushqimi mund të fusë ose transportojë bakteret në mushkëri.
Mbytje ndërsa përpiqemi të gëlltisim ushqimin.
Ekzaminimet për disfaginë
Ekzaminimet për disfaginë mund të përfshijnë:
Radiografinë me rreze X me një material kontrasti (rreze X me barium)
Studimi dinamik i gëlltitjes
Ekzaminimi vizual i ezofagut (endoskopia)
Vlerësimi i gëlltitjes me endoskop me fibra optike
Testi i muskujve të ezofagut (manometria)
Skanimi
Trajtimi i disfagisë
Trajtimi i disfagisë varet nga lloji i disfagisë dhe mund të përfshijë:
Ushtrime mësimore për të mësuar teknikat e gëlltitjes
Medikamente të ndryshme (antiacide për refluksin, kortikosteroide për ezofagitin eozinofilik, etj.)
Në raste të disfagisë së rëndë mund të rekomandohen dieta të vecanta të lëngshme dhe ushqimi nëpërmjet një tubi.
Kurat në kushtet e shtëpisë
Disa masa të thjeshta që mund të ndërmerrni në shtëpi për të lehtësuar simptomat tuaja përfshijnë:
Ndryshimi i zakoneve të të ushqyerit - ushqime më të vogla, dhe më shpesh, përtypje e plotë e ushqimit, ngrënie e ngadaltë
Testoni ushqime me konsistencë të ndryshme për të parë nëse ndonjë prej tyre shkakton më shumë probleme.
Shmangia e alkoolit, duhanit dhe kafeinës.
Parandalimi i disfagisë
Megjithëse vështirësitë e gëlltitjes nuk mund të parandalohen, mund të zvogëloni rrezikun e vështirësisë rastësore të gëlltitjes duke ngrënë ngadalë dhe duke përtypur mirë ushqimin tuaj. Zbulimi i hershëm dhe trajtimi efektiv i refluksit gastroezofageal mund të ulin rrezikun e zhvillimit të disfagisë që shoqërohet me një ngushtim ezofageal.
Pyesni mjekun tuaj për ekzaminimet për disfaginë që ofrohen në qytetin ku ju banoni.
Konsultohuni me mjekun e qëndrës suaj shëndetësore për cdo informacion që ju kërkoni të dini.
Konsultohuni online me mjekun
Shih materialin Video (intervista me mjekun; intervista me personel mjekësor, testimonials, vox pop)