Konsultohuni online me mjekun

Rezervo takimin

Konsulta juaj me mjekun do të bëhet online me video, pa qenë nevoja që ju të paraqiteni në klinikë.
Regjistrohu tani ose logohu për të vijuar me rezervimin.

Degjenerimi makular i thatë

  • Degjenerimi makular i thatë është një çrregullim i zakonshëm i syve tek njerëzit mbi 50 vjeç
  • Kjo gjendje shkakton vizion qendror të paqartë ose të zvogëluar, për shkak të hollimit të makulës, por gjendja nuk ndikon në shikimin periferik
  • Degjenerimi makular i thatë ka faktor kryesor rreziku moshën. Me kalimin e kohës, vizioni juaj mund të përkeqësohet dhe të ndikojë në aftësinë tuaj për të bërë gjëra të tilla si leximi, ngarja e makinës dhe njohja e fytyrave
  • Simptomat përshijnë shtrembërime vizuale, reduktimin e shikimti qendror (njollë ose turbullimi i pjesës qendrore të pamjes), nevoja për më shumë dritë gjatë aktiviteteve të imta, vështirësi në njohjen e fytyrave, etj.
  • Degjenerimi makular i thatë mund të ulë cilësinë e jetës së njerëzve të prekur por rrallë shkakton verbim total
  • Ekzistojnë metoda efektive për diagnostikimin e degjenerimit makular të thatë
  • Nuk ka trajtim specifik për degjenerimin makular të thatë por nëse gjendja është diagnostikuar herët, mund të ndërmerren hapa për të ndihmuar në ngadalësimin e përparimit të sëmundjes, siç janë ekzaminimi i rregullt i syve, marrja e shtesave të vitaminave, të hahet shëndetshëm, lënia e duhanit.
  • Njerëzit e prekur nga degjenerimi makular i thatë duhet të marrin masa për t’u përshtatur me ndryshimet në shikimin e tyre 
Më shumë info