Konsultohuni online me mjekun

Rezervo takimin

Konsulta juaj me mjekun do të bëhet online me video, pa qenë nevoja që ju të paraqiteni në klinikë.
Regjistrohu tani ose logohu për të vijuar me rezervimin.

Degjenerimi makular i njomë

  • Degjenerimi makular i njomë është një çrregullim  i syve tek njerëzit mbi 50 vjeç, që është më i rrallë por më i rëndë se sa degjenerimi makular i thatë.
  • Kjo gjendje shkakton vizion qendror të paqartë ose të zvogëluar, për shkak të hollimit të makulës, por gjendja nuk ndikon në shikimin periferik.
  • Degjenerimi makular i njomë ka faktor kryesor rreziku moshën por mund të ndikojë edhe gjenetika, duhanpirja, obeziteti dhe sëmundjet kardiovaskulare. Me kalimin e kohës, vizioni juaj mund të përkeqësohet dhe të ndikojë në aftësinë tuaj për të bërë gjëra të tilla si leximi, ngarja e makinës dhe njohja e fytyrave.
  • Simptomat përshijnë shtrembërime vizuale, reduktimin e shikimti qendror (njollë ose turbullimi i pjesës qendrore të pamjes), nevoja për më shumë dritë gjatë aktiviteteve të imta, vështirësi në njohjen e fytyrave, etj.
  • Degjenerimi makular i njomë mund të ulë cilësinë e jetës së njerëzve të prekur por rrallë shkakton verbim total.
  • Ekzistojnë metoda efektive për diagnostikimin e degjenerimit makular të njomë.
  • Nuk ka trajtim specifik për degjenerimin makular të thatë por disa medikamentet dhe procedura kirurgjikale mund të ngadalësojnë progresin e sëmundjes, të ruajnë shikimin ekzistues dhe të ndihmojnë në rifitimin e një pjese të shikimit të humbur.
  • Njerëzit e prekur nga degjenerimi makular i njomë duhet të marrin masa për t’u përshtatur me ndryshimet në shikimin e tyre.  
Më shumë info