Message: Return type of CI_Session_files_driver::open($save_path, $name) should either be compatible with SessionHandlerInterface::open(string $path, string $name): bool, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice
Message: Return type of CI_Session_files_driver::close() should either be compatible with SessionHandlerInterface::close(): bool, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice
Message: Return type of CI_Session_files_driver::read($session_id) should either be compatible with SessionHandlerInterface::read(string $id): string|false, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice
Message: Return type of CI_Session_files_driver::write($session_id, $session_data) should either be compatible with SessionHandlerInterface::write(string $id, string $data): bool, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice
Message: Return type of CI_Session_files_driver::destroy($session_id) should either be compatible with SessionHandlerInterface::destroy(string $id): bool, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice
Message: Return type of CI_Session_files_driver::gc($maxlifetime) should either be compatible with SessionHandlerInterface::gc(int $max_lifetime): int|false, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice
Ateroskleroza nënkupton grumbullimin e masave të materialeve në muret e arterieve, duke cuar në ngushtimin e deri në bllokimin e plotë të tyre
Në varësi të arteries së prekur, ateroskleroza mund të cojë në atak kardiak, dështimin e zemrës, goditje cerebrale apo dështimin e cdo organi tjetër të prekur
Dëmtimet e aterosklerozës zhvillohen ngadalë në kohë dhe janë asimptomatike në fazat fillestare
Ekzistojnë metoda efektive për diagnostikimin dhe trajtimin e aterosklerozës.
Cdo njeri mund të ulë rrezikun e aterosklerozës duke bërë ndryshime të thjeshta në stilin e jetesës
Më shumë info
Ky informacioni mund t`ju ndihmojë ju të kuptoni më shumë rreth aterosklerozës (bllokimi dhe/ose ngushtimi i arterieve nga grumbullimi i yndyrnave dhe materialeve të tjera) dhe se cfarë mund të bëni ju për të zvogëluar rrezikun tuaj për këtë gjendje
Ndajeni informacionin me të gjithë njerëzit e tjerë që njihni
Ateroskleroza – cfarë është
Ateroskleroza nënkupton formimin e pllakave aterosklerotike në muret e arterieve, të cilat eventualisht mund të pengojnë rrjedhën e gjakut
Ateroskleroza prek kryesisht arteriet e mesme-të mëdha duke cuar në stenozë luminale e cila progreson në kohë
Nga ana patologjike, në shtresën e intimas së murit arterial grumbullohen qeliza, lipide, ind fibrotik dhe proteoglikane komplekse që cojnë në formimin e pllakës aterosklerotike. Me avancimin e tyre, këto grumbullojnë kalcium, duke cuar në “ngurtësimin e murit të arteries së prekur” (Figura në vijim).
Figura. Ateroskleroza
Figura. Stadet e aterosklerozës
Sa e rrezikshme është ateroskleroza?
Ateroskleroza është një shkak madhor i vdekjes dhe sëmundjes së hershme në shoqëritë e zhvilluara, me sëmundjen e arteries koronare që është vrasësi i vetëm më i madh i burrave dhe grave në shumë vende perëndimore
Ateroskleroza fillon në fëmijëri me zhvillimin e vijave yndyrore dhe edhe pse ajo mund të shfaqë simptoma edhe tek adultët e rinj, ajo zakonisht bëhet klinikisht e dukshme në dekadën e pestë apo të gjashtë të jetës
Simptomat dhe shenjat e aterosklerozës
Ateroskleroza zhvillohet ngadalë dhe nuk ka simptoma deri në momentin që arteria/et ngushtohen aq shumë saqë nuk mund të furnizojnë sasinë e duhur të gjakut në zonat përkatës. Ndonjëherë një koagul gjaku mund të bllokojë të gjithë rrjedhën e gjakut ose të cahet duke cuar në atak kardiak ose goditje cerebrale. Këto janë urgjenca mjekësore që kërkojnë kujdes të menjëhershëm mjekësor!
Simptomat e aterosklerozës variojnë shumë, në varësi të:
shtresës vaskulare të prekur
shkallës së stenozës (në përgjithësi, simptomat nuk ndodhin derisa stenoza e pllakës arrin 70-80% të diametrit luminal)
shpejtësisë së krijimit të stenozës (p.sh. pllakë që rritet me ngadalë dhe që shkakton anginë përkundrejt rupturës akute të pllakave me trombozë duke shkaktuar një infarkt akut të miokardit)
Simptomat e aterosklerozës së moderuar-të rëndë varen nga arteriet e prekura. Për shembull:
Nëse keni aterosklerozë në arteriet e zemrës, ju mund të keni simptoma, të tilla si dhimbje gjoksi ose ndjesinë e presionit (angina).
Nëse keni aterosklerozë në arteriet që furnizojnë trurin me gjak, ju mund të keni shenja dhe simptoma të tilla si mpirje të papritur ose dobësi në krahët ose këmbët, vështirësi në të folur ose crregullim i të folurit, humbje e përkohshme e shikimit në një sy, ose rënie të muskujve të fytyrës. Këto sinjalizojnë një atak ishemik të përkohshëm (TIA), i cili, nëse nuk trajtohet, mund të përparojë në një goditje cerebrale!
Nëse keni aterosklerozë në arteriet në krahë dhe këmbë, mund të keni simptoma të sëmundjes së arteries periferike, siç është dhimbja e këmbëve kur ecni (klaudikacion).
Nëse keni aterosklerozë në arteriet që furnizojnë veshkat me gjak, mund të përjetoni presion të lartë të gjakut ose dështimin e veshkave
Shkaqet e aterosklerozës
Shkaqet e aterosklerozës mund të përfshijnë:
Presionin e lartë të gjakut (hipertensionin)
Nivelin e lartë të kolesterolit në gjak
Nivelin e lartë të triglicerideve në gjak
Duhanpirja ose përdorimi i produkteve të tjera të duhanit
Rezistenca insulinike ose diabeti
Obeziteti
Inflamacioni nga sëmundje të tilla si artriti, lupusi ose infeksione, ose inflamacione me shkaqe të panjohura
Faktorët e rrezikut të aterosklerozës
Ngurtësimi i arterieve ndodh ngadalë me kalimin e kohës. Faktorët që rrisin rrezikun e aterosklerozës përfshijnë:
Mosha e avancuar
Presioni i lartë i gjakut
Niveli i lartë i kolesterolit
Diabeti
Obeziteti
Duhanpirja
Historia familjare për sëmundje të hershme të zemrës
Mungesa e aktivitetit fizik
Përdorimi i një diete jo të shëndetshme
Parandalimi i aterosklerozës
Ndryshimet e stilit të jetesës që përdoren për të trajtuar aterosklerozën mund gjithashtu t’a parandalojnë atë. Këto përfshijnë:
Ndalimin e duhanpirjes
Përdorimin e ushqimeve të shëndetshme
Angazhimin në aktivitet fizik të rregullt
Mbajtja e një peshe trupore të shëndetshme
Menaxhimi i stresit
Ekzaminimet për diagnozën e atersoklerozës
Ekzaminimet për atersoklerozën përfshijnë:
Ekzaminimin fizik – mjeku mund të zbulojë shenja të ngushtimit, zgjerimit apo ngurtësimit të arterieve, si puls i dobët apo që mungon, ulje e presionit të gjakut në gjymtyrën e prekur, zhurma të forta në arterie kur përdoret stetoskopi
Testet e gjakut
Eko Doppler
Indeksi kyc i këmbës/pleksi brakial
Elektrokardiograma (EKG)
EKG e efortit
Testi i stresit
Kateterizimi kardiak dhe angiograma
Testet të tjera imazherike – tomografia e kompjuterizuar (CT scan) ose angiografia me rezonancë magnetike (MRA) mund të vizualizojnë arteriet
Trajtimi i aterosklerozës
Ndryshimet e stilit të jetesës, si përdorimi i një diete të shëndetshme dhe aktiviteti fizik, shpesh përfaqësojnë masat më të përshtatshme për trajtimin e aterosklerozës. Por, mund të ketë nevojë dhe për këto mënyra trajtimi si vijon:
Medikamentet për trajtimin e aterosklerozës (për ngadalësimin e rikthimin e efekteve të saj) përfshijnë:
Preparatet për uljen e kolesterolit
Medikamentet kundër koagulimit – aspirina psh
Preparatet beta-bllokuese – këta agjentë ulin ritmin e zemrës dhe presionn e gjakut
Inhibitorët e enzimës konvertuese të angiotenzinës (ACE) – ulin presionin e gjakut
Preparate që frenojnë prodhimin e acidit të stomakut ose e neutralizojnë atë
Bllokuesit e kanaleve të kalciumit – këto ulin presionin e gjakut
Diuretikët (shkarkuesit e ujit) – ulin presionin e gjakut
Preparate të tjera – mund të rekomandohet preparate për gjendje specifike, si diabeti, ose preparate kundër dhimbjes.
Procedurat kirurgjike përfshijnë:
Angioplastikën dhe vendosjen e stenteve
Endarterektomia
Terapia fibrinolitike
Kirurgjia e bypass-it
Mjekësia alternative për aterosklerozën
Disa ushqime dhe suplemente mund të reduktojnë nivelet e larta të kolesterolit dhe presionin e gjakut, që janë dy faktorë madhorë rreziku për aterosklerozën. Nëse mjeku juaj e aprovon, mund të përdorni këto ushqime dhe suplemente për këtë qëllim:
Acidin alfa-linoleik
Elb
Cajin e zi
Kalcium
Kakao
Koenzimën Q10
Vaj peshku
Acid folik
Hudhra
Caj jeshil
Sitostanol (që gjendet në disa lloje margarinash)
Vitaminë C
Pyesni mjekun tuaj për ekzaminimet për aterosklerozën që ofrohen në qytetin ku ju banoni.
Konsultohuni me mjekun e qëndrës suaj shëndetësore për cdo informacion që ju kërkoni të dini.
Konsultohuni online me mjekun
Shih materialin Video (intervista me mjekun; intervista me personel mjekësor, testimonials, vox pop)