Ky informacion mund t`ju ndihmojë ju të kuptoni më shumë rreth astigmatizmit dhe se cfarë mund të bëni ju për të zvogëluar rrezikun tuaj për këtë gjendje.
Ndajeni informacionin me të gjithë njerëzit e tjerë që njihni.
Astigmatizmi – cfarë është
- Astigmatizmi është një papërsosmëri e zakonshme dhe përgjithësisht e trajtueshme në lakimin e syrit që shkakton paqartësi në të parit afër the larg.
- Astigmatizmi është shpesh i pranishëm në lindje dhe mund të ndodhë në kombinim me miopinë ose hipermetropinë. Shpesh nuk është aq i theksuar sa duhet për të kërkuar masa korrigjuese. Kur kjo ndodh, mundësitë e trajtimit janë lente korrigjuese ose kirurgjia.

Figura. Astigmatizmi
Kush preket nga astigmatizmi?
- Tek fëmijët, prevalenca botërore e astigmatizmit vlerësohet në 14.9%.
- Sipas rajoneve të botës, prevalenca e astigmatizmit tek fëmijët varion nga 9.8% në Azinë Jug-Lindore në 27.2% në kontinentet Amerikanë.
- Tek adultët, prevalenca botërore e astigmatizmit vlerësohet në 40.4%.
- Sipas rajoneve të botës, prevalenca e astigmatizmit tek adultët varion nga 11.4% në Afrikë, në 44.8% në Azinë Jug-Lindore dhe 45.6% në kontinentet Amerikane.
Simptomat dhe shenjat e astigmatizmit
Simptomat e astigmatizmit mund të përfshijnë:
- Pamje e paqartë ose e shtrembëruar
- Tendosje (lodhje e syve) ose diskomfort i syve
- Dhimbje koke
- Vështirësi me shikimin natën
- Mbyllja e syve përgjysëm për të parë më mirë
Kur të kontaktoni me mjekun
Kontaktoni një mjek të syrit nëse simptomat e syve zvogëlojnë kënaqësinë tuaj në aktivitete të përditshme ose ndërhyjnë me aftësinë tuaj për të kryer detyrat e përditshme. Një mjek i syve mund të përcaktojë nëse keni astigmatizëm dhe nëse po, në çfarë shkalle. Ai ose ajo pastaj mund t'ju këshillojë për mundësitë tuaja për të korrigjuar shikimin tuaj.
Fëmijët nuk mund ta kuptojnë se shikimi i tyre është i paqartë, kështu që ata duhet të depistohen për sëmundje të syrit dhe të kenë testojnë shikimin e tyre nga një pediatër, një oftalmolog, një optometër ose një tjetër skanues i trajnuar në moshat dhe intervalet e mëposhtme:
- Gjatë periudhës së porsalindjes
- Në vizitat e programuara të fëmijës deri në moshën shkollore
- Gjatë viteve të shkollës, çdo një deri në dy vjet në vizitat rutinë, tek mjeku i syve, ose përmes depistimeve në shkolla ose depistimeve publike
Shkaqet e astigmatizmit
- Astigmatizmi ndodh kur ose sipërfaqja e përparme e syrit (kornea) ose lentja, brenda syrit, ka kurba që nuk përputhen. Në vend që të ketë një kurbë si një top i rrumbullakët, sipërfaqja është në formë veze. Kjo shkakton shikim të paqartë në të gjitha distancat.
- Astigmatizmi mund të jetë i pranishëm që nga lindja, ose mund të zhvillohet pas një dëmtimi të syve, sëmundjes ose operacionit. Astigmatizmi nuk shkaktohet ose keqësohet duke lexuar në dritë të dobët, duke u ulur shumë afër televizorit ose duke mbyllur sytë përgjysëm që të shohim më qartë.
Ekzaminimet për diagnozën e astigmatizmit
- Astigmatizmi diagnostikohet me një ekzaminim bazë të syrit. Një ekzaminim i plotë i syrit përfshin një sërë testesh për të kontrolluar shëndetin e syve dhe refraksionin, i cili përcakton se si sytë tuaj përkulin dritën. jeku juaj mund të përdorë instrumente të ndryshme dhe t'ju kërkojë të shihni nëpër disa lloj lentesh.
- Mjeku juaj përdor këto teste për të shqyrtuar aspekte të ndryshme të syve dhe shikimit tuaj dhe për të përcaktuar përshkrimin e terapisë që nevojitet për të siguruar shikim të qartë me syze ose lentet e kontaktit.
Trajtimi i astigmatizmit
Qëllimi i trajtimit të astigmatizmit është të përmirësojë qartësinë e shikimit dhe komfortin e syve. Trajtimet përfshijnë lentet korrigjuese ose kirurgjinë refraktive.
Lentet korrigjuese
Përdorimi i lenteve korrigjuese trajton astigmatizmin duke kundërshtuar lakimet e pabarabarta të kornesë dhe lentes.
Llojet e lenteve korrigjuese përfshijnë
- Syzet. Syzet përbëhen nga lente që ndihmojnë për të kompensuar formën e pabarabartë të syve. Syzet e përkulin dritën në mënyrën e duhur në syrin tuaj. Ato mund të korrektojnë edhe gabime të tjera refraktive, si miopinë dhe hipermetropinë.
- Lentet e kontaktit. Si dhe syzte, lentet e kontakti mund të korrigjojnë pjesën më të madhe të astigmatizmit. Ato janë të disponueshme në një shumëllojshmëri materialesh dhe dizajne.
Lentet e kontaktit përdoren gjithashtu në një procedurë të quajtur ortokeratologji. Në ortokeratologji, ju mbani lentet e ngurta të kontaktit për disa orë në ditë derisa lakimi i syrit tuaj të barazohet. Pastaj ju mbani lentet më rrallë për të ruajtur formën e re. Nëse e ndërprisni këtë trajtim, sytë tuaj kthehen në formën e tyre të mëparshme.
Mbajtja e lenteve të kontaktit për periudha të zgjatura kohore rrit rrezikun e infektimit në sy.
Kirurgjia refraktive
Kirurgjia refraktive përmirëson shikimin dhe zvogëlon nevojën për syze dhe lente kontakti. Kirurgu i syrit përdor një rreze lazer për të ri-kontruruar kornean, gjë që rezulton në zvogëlimin e shkallës së miopisë. Edhe pas operacionit, mund të keni nevojë të përdorni syze. Teknikat kirurgjikale refraktike janë:
- Keratomileusis in situ me ndihmën e lazerit (LASIK). Shërbimi pas kirurgjisë LASIK është zakonisht më i shpejtë dhe shkakton më pak shqetësime se operacionet e tjera korneale.
- Keratektomia subepiteliale me ndihmën e lazerit (LASEK).
- Keratektomia fotorefraktive (PRK).
- Epi-LASIK. Kjo është një variant i LASEK. Mjeku përdor një teh të posaçëm të mekanizuar, në vend të alkoolit - për të ndarë një fletë shumë të hollë epiteli. Ai ose ajo pastaj përdor një lazer excimer për të riformuar kornean dhe ripozicionuar epitelin.
Operacione të tjera më të reja refraktive përfshijnë nxjerrjen e lentes së qartë dhe lente kontakti të implantueshme. Nuk ka asnjë metodë superiore të kirurgjisë refraktive, dhe vendimi se cila metodë do të përdoret duhet të merret vetëm pas një vlerësimi të plotë dhe diskutimit të plotë me kirurgun tuaj.
Disa nga ndërlikimet e mundshme që mund të ndodhin pas kirurgjisë refraktive përfshijnë:
- Nën-korrigjim ose mbi-korrigjim i problemit fillestar
- Efektet anësore vizuale, të tilla si një zgjatime që shfaqen rreth dritave
- Tharja e syrit
- Infeksione
- Cikatrice korneale
- Rrallë, humbja e shikimit
Diskutoni rreziqet dhe përfitimet e mundshme të këtyre procedurave me mjekun tuaj sy.
Pyesni mjekun tuaj për ekzaminimet për astigmatizmin që ofrohen në qytetin ku ju banoni.
Konsultohuni me mjekun e qëndrës suaj shëndetësore për cdo informacion që ju kërkoni të dini.
Konsultohuni online me mjekun
Shih materialin Video (intervista me mjekun; intervista me personel mjekësor, testimonials, vox pop)