Ky informacion mund t`ju ndihmojë ju të kuptoni më shumë rreth artritit dhe se cfarë mund të bëni ju për të zvogëluar rrezikun tuaj për këtë gjendje.
Ndajeni informacionin me të gjithë njerëzit e tjerë që njihni.
Artriti – cfarë është
- Artriti dhe sëmundjet e tjera reumatike janë gjendje të zakonshme që shkaktojnë dhimbje, ënjtje dhe lëvizje të kufizuar. Ato prekin artikulacionet dhe indin lidhor në të gjithë trupin
- Artritis do të thotë skuqje dhe ënjtje (inflamacion) e një artikulacioni. Artikulacioni është vendi ku takohen 2 ose më shumë kocka. Ka më shumë se 100 lloje të ndryshme të artritit
Kush preket nga artriti?
Miliona njerëz në SHBA dhe në të gjithë botën kanë ndonjë formë të artritit.
Simptomat dhe shenjat e artritit
Simptomat e çdo personi mund të ndryshojnë. Simptomat më të zakonshme përfshijnë:
- Dhimbje në një ose më shumë nyje (artikulacione); dhimbja nuk pushon, ose rikthehet
- Ngrohtësi dhe skuqje në 1 ose më shumë nyje
- Ënjtje në 1 ose më shumë nyje
- Ngurtësi në 1 ose më shumë nyje
- Probleme për të lëvizur në mënyrë normale 1 ose më shumë nyje
Këto simptoma mund të duken si gjendje të tjera shëndetësore. Gjithmonë takoni mjekun tuaj të kujdesit shëndetësor për një diagnozë të saktë.
Shkaqet e artritit
- Shkaku varet nga lloji i artritit
- Osteoartriri shkaktohet nga dëmtimi dhe shkatërrimi i artikulacionit përgjatë kohës për shkak të përdorimit të tepruar
- Artriti rheumatoid, lupusi dhe skleroderma shkaktohen nga sistemi imunitar i trupit që sulmuon indet e trupit
- Llojet e tjera të artritit kanë shkaqe të tjera
Faktorët e rrezikut të artritit
Disa faktorë rreziku mund të rrisin gjasat e zhvillimit të artritit, si:
- Mosha. Sa më i vjetër jeni, aq më shumë ka gjasë që të keni artrit
- Gjinia. Gratë kanë më shumë gjasa të kenë artriti sesa meshkujt
- Trashëgimia. Disa lloje të artritit lidhen me disa gjene të caktuara
- Pesha. Të jesh mbi peshë ose obez mund të dëmtojë nyjet e gjunjve, dhe me shumë gjasa mund të zhvillohet osteoartriti
- Dëmtimet. Një artikulacion që është dëmtuar nga një lëndim ka më shumë gjasa të zhvillojë artritin në një moment të caktuar
- Infeksioni. Artriti reaktiv mund të prekë nyjet pas një infeksioni
- Lloji i punës. Puna që përfshin përkuljen e përsëritur ose squatting mund të çojë në artrit të gjurit
Ekzaminimet për diagnozën e artritit
- Mjeku do të marrë historinë tuaj mjekësore dhe do t’ju bëjë një ekzaminim fizik
- Mund të bëhen edhe teste të ndryshme. Këto përfshijnë teste të gjakut si dhe teste të tjera
Trajtimi i artritit
- Trajtimi do të varet nga simptomat, mosha dhe shëndeti i përgjithshëm i pacientit. Gjithashtu do të varet nga lloji i artritit, dhe sa e rëndë është gjendja
- Plani i trajtimit përshtatet për çdo person me mjekun përkatës
- Nuk ka shërim përfundimtar për artritin.
- Qëllimi i trajtimit është shpesh kufizimi i dhimbjes dhe inflamacionit, dhe të ndihmojë në sigurimin e funksionit të artikulacioneve të prekura
- Planet e trajtimit shpesh përdorin metoda afatshkurtra dhe afatgjata të trajtimit
Pyesni mjekun tuaj për ekzaminimet për artritin që ofrohen në qytetin ku ju banoni.
Konsultohuni me mjekun e qëndrës suaj shëndetësore për cdo informacion që ju kërkoni të dini.
Konsultohuni online me mjekun
Shih materialin Video (intervista me mjekun; intervista me personel mjekësor, testimonials, vox pop)