Message: Return type of CI_Session_files_driver::open($save_path, $name) should either be compatible with SessionHandlerInterface::open(string $path, string $name): bool, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice
Message: Return type of CI_Session_files_driver::close() should either be compatible with SessionHandlerInterface::close(): bool, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice
Message: Return type of CI_Session_files_driver::read($session_id) should either be compatible with SessionHandlerInterface::read(string $id): string|false, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice
Message: Return type of CI_Session_files_driver::write($session_id, $session_data) should either be compatible with SessionHandlerInterface::write(string $id, string $data): bool, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice
Message: Return type of CI_Session_files_driver::destroy($session_id) should either be compatible with SessionHandlerInterface::destroy(string $id): bool, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice
Message: Return type of CI_Session_files_driver::gc($maxlifetime) should either be compatible with SessionHandlerInterface::gc(int $max_lifetime): int|false, or the #[\ReturnTypeWillChange] attribute should be used to temporarily suppress the notice
Konsulta juaj me mjekun do të bëhet online me video, pa qenë nevoja që ju të paraqiteni në klinikë.
Regjistrohu tani ose logohu për të vijuar me rezervimin.
Aritmitë ose crregullimi i ritmit të zemrës
Aritmitë kardiake përfaqësojnë crregullime të ritmit normal elektrik të zemrës
Shumica e aritmive kardiake nuk shkakton probleme serioze por disa lloje aritmish janë vecanërisht të rrezikshme, mund të kenë pasoja fatale dhe përbëjnë një urgjencë mjekësore
Ka shumë lloje aritmish, por dy grupet e përgjithshme janë takikarditë (përshpejtimi i ritmit të zemrës mbi vlerat normale) dhe bradikarditë (ngadalësimi i ritmit të zemrës nën vlerat normale)
Shkaqet e aritmive janë të shumta, duke përfshirë aspekte të stilit të jeteses dhe sëmundje të tjera.
Baza kryesore e parandalimit tëaritmive kardiake mbetet aplikimi i një stilit të shëndetshëm jetese dhe shmangia e faktorëve të rrezikut të sëmundjeve të zemrës
Ekzistojnë metoda efektive për diagnostikimin dhe trajtimin e aritmive kardiake
Cdo person mund të luajë një rol të konsiderueshëm në parandalimin e aritmive kardiake
Më shumë info
Ky informacioni mund t`ju ndihmojë ju të kuptoni më shumë rreth aritmive kardiake dhe se cfarë mund të bëni ju për të zvogëluar rrezikun tuaj për këtë gjendje. Ndajeni informacionin me të gjithë njerëzit e tjerë që njihni.
Aritmia kardiake – cfarë është
Aritmitë janë çrregullime të ritmit të zemrës, duke përfaqësuar disa nga sëmundjet më të zakonshme të hasuar në mjekësinë kardiovaskulare.
Sa e shpeshtë është aritmia kardiake?
Pothuajse cdo njeri ka përjetuar ose do të përjetoje ndonjë lloj aritmie në një moment të caktuar të jetës së tij. Fatmirësisht, pjesa më e madhe e këtyre ngjarjeve janë të parrezikshme, kurse disa lloje aritmish (në varësi të shkaqeve të tyre) mund të kërcënojnë seriozisht jetën dhe përbëjnë urgjencë mjekësore
Simptomat dhe shenjat e aritmive kardiake
Aritmitë mund të mos shkaktojnë asnjë shenjë dhe simptoma. Në fakt, mjeku mund të zbulojë shenja të një aritmie të kaluar tek ju, gjatë një ekzaminimi rutinë. Madje edhe shënjat apo simptomat e dukshme nuk nënkuptojnë domosdoshmërisht që vuani nga ndonjë problem serioz.
Simptomat e dukshme të aritmive mund të përfshijnë:
Ndjenja e rrahjeve të crregullta të zemrës në kraharor
Rrahje e shpejtë e zemrës (takikardi)
Rrahje e ngadaltë e zemrës (bradikardi)
Dhimbje gjoksi
Vështirësi në frymëmarrje
Marrje mendsh
Djersitje
Të fikët (sinkop) ose ndjenja e të fiktit
Shkaqet e aritmive kardiake
Sistemi përcues elektrik i zemrës është shumë i specializuar dhe impulset elektrike prodhohen nga qelizat stimuluese të ritmit të zemrës (Figura në vijim). Kur sistemi funksionon siç duhet, çdo rrahje zemre gjenerohet në një model të rregullt dhe kjo njihet si ritmi i sinusit
Figura. Përcimi normal i sinjalit elektrik në zemër
Aritmitë lindin si rezultat i problemeve në sistemin e përcimit të zemrës dhe mund të shkaktohen nga shumë shkaqe:
Një atak kardiak i momentit
Indi fibroz i zemrës i lënë nga atake kardiake të mëparshme
Ndryshime të strukturës së zemrës, si psh. nga kardiomiopatia
Bllokimi i arterieve të zemrës (sëmundja e arterieve koronare)
Presioni i lartë i gjakut
Gjendra tiroide shumë aktive (hipertiroidizmi)
Gjendja tiroide dembele (hipotiroidizmi)
Duhanpirja
Abuzimi me drogat, alkoolin ose kafenë
Stresi
Disa medikamente dhe suplemente
Diabeti
Apnea e gjumit
Gjenetika
Llojet e aritmive kardiake
Aritmitë kardiake klasifikohen në dy grupe të mëdha:
Takikardia – që i referohet shpejtimit të ritmit të zemrës mbi vlerat normale, psh. një ritëm mbi 100 rrahjë/minutë kur jemi në qetësi
Bradikardia - që i referohet ngadalësimit të ritmit të zemrës nën vlerat normale, psh. një ritëm nën 60 rrahjë/minutë kur jemi në qetësi
Ka shumë lloje takikardish dhe bradikardish, të cilat kanë shkaktarë të ndryshëm Jo të gjitha takikarditë dhe bradikarditë nënkuptojnë probleme shëndetësore. Për shembull, është normale që ritmi i zemrës të rritet gjatë aktiviteti fizik, kurse gjatë gjumit ritmi i zemrës mund të ngadalësohet
Faktorët e rrezikut të aritmive kardiake
Sëmundja e arterieve koronare, probleme të tjera të zemrës dhe operacionet e mëparshme të zemrës, janë faktorë rreziku për cdo lloj aritmie
Presioni i lartë i gjakut
Sëmundja kongenitale (e lindur) e zemrës
Problemet e gjendrës tiroide
Disa medikamente dhe suplemente
Diabeti
Apnea obstruktive e gjumit
Imbalana elektrolike në gjak
Konsumi i tepërt i alkoolit
Përdorimi i tepërt i kafesë ose nikotinës (duhanit)
Komplikacionet e aritmive kardiake
Disa aritmi mund të rrisin rrezikun e goditjes cerebrale dhe deshtimit te zemrës, të cilat mund të kenë pasoja serioze për shëndetin dhe jetën.
Ekzaminimet për aritmitë kardiake
Një EKG me 12 elektroda duhet të kryhet në të gjithë pacientët që dyshohen për aritmi. Ekzaminime të tjera përfshijnë:
Testet e gjakut: gjak komplet (anemia mund të shkaktoje takikardi sinusale); urea dhe elektrolitet (hiperkalemia dhe hiperkalcemia mund të predispozojnë për aritmi); testi i funksionit të gjendrës tiroide (hipertiroidizmi është shkak i rëndësishëm i fibrilacionit atrial dhe taki-aritmive të tjera)
Holter 24-orësh ambulator (i dobishëm tek pacientët me aritmi të shpeshta por kalimtare)
Ekokardiografia (kur ka fakte të sëmundjes ishemike ose strukturale kardiake)
Studime elektrofiziologjike tek pacientët me episode paroksizmale të përshtatshëm për terapinë me ablacion, dhe tek pacientët në rrezik të lartë me simptoma paaftësuese dhe fakte të sëmundjes ishemike të zemrës.
Parandalimi i aritmisë kardiake
Për të parandaluar aritmitë, është e rëndësishme të ndiqet një stil i shëndetshëm jetese që redukton rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
Trajtimi i aritmive kardiake në përgjithësi
Menaxhimi i pacientëve me aritmi mund të jetë mjaft kompleks.
Trajtimi farmakologjik, sidomos medikamentet anti-aritmike, dikur ishin trajtimi kryesor për aritmitë, por përdorimi i tyre ka rënë që prej përdorimit të procedurave elektrofiziologjike ndërhyrëse. Megjithatë, barnat anti-aritmike përdoren ende në praktikën klinike, kryesisht si një ndihmës ndaj terapive të tjera.
Pajisjet e elektrofiziologjisë ndërhyrëse përfshijnë shpërndarjen e impulseve elektrike me voltazh të ulët për të stimuluar depolarizimin e miociteve kardiake, vecanërisht në rastin e bradikardive (pacing) ose impulse me voltazh të lartë për të depolarizuar në mënyrë globale dhe të përkohshme zemrën, rivendosjen e ritmit të saj, vecanërisht gjatë takiaritmive jetë-kërcënuese (kardioversioni ose defibrilacioni).
Defibrilacioni i zemrës përdoret kryesisht për trajtimin e aritmive ventrikulare, fibrilacionin atrial ose takikardinë atriale (flutter). Kardioversioni mund të jetë elektrik i jashtëm – njihet me termin kardioversion DC, ose kimik i brendshëm ku përdoren medikamente anti-aritmike (psh., amiodaroni, prokainamidi) dhe indikohen në pacientë me fibrilacion atrial dhe takikardi atriale.
Mjekësia alternative
Disa lloje terapish alternative mund të jenë të dobishme për reduktimin e stresit, si psh:
Yoga
Meditimi
Teknikat e relaksimit
Akupunktura
Acidet yndyrore omega-3
Akupunktura mund të jetë e dobishme për të reduktuar disa ritme të crregullta të zemrës por duhen më shumë kërkime në këtë fushë.
Pyesni mjekun tuaj për ekzaminimet për aritmitë kardiake që ofrohen në qytetin ku ju banoni.
Konsultohuni me mjekun e qëndrës suaj shëndetësore për cdo informacion që ju kërkoni të dini.
Konsultohuni online me mjekun
Shih materialin Video (intervista me mjekun; intervista me personel mjekësor, testimonials, vox pop)