Konsultohuni online me mjekun

Rezervo takimin

Konsulta juaj me mjekun do të bëhet online me video, pa qenë nevoja që ju të paraqiteni në klinikë.
Regjistrohu tani ose logohu për të vijuar me rezervimin.

Ambliopia ose syri dembel

  • Syri dembel (ambliopia) është reduktimi i shikimit në një sy të shkaktuar nga zhvillimi i parregullt i shikimit në fillim të jetës. Syri i dobët ose dembel shpesh endet brenda dhe jashtë.
  • Ambliopia në përgjithësi zhvillohet që nga lindja deri në moshën 7 vjeçare. Ajo është shkaku kryesor i uljes së shikimit në një sy midis fëmijëve.
  • Simptomat përshijnë një sy që endet brenda dhe jashtë, sytë duket sikur nuk punojnë së bashku, perceptim i dobët i thellësisë së pamjeve, kthimi i kokës për të parë më mirë, etj.
  • Sytë dembelë të patrajtuar mund të shkaktojnë humbje të përhershme të shikimit.
  • Për të gjithë fëmijët, rekomandohet një ekzaminimi i plotë i syve midis moshave 3 dhe 5 vjec!
  • Ekzistojnë metoda efektive për diagnostikimin dhe trajtimin e ambliopisë.
  • Është e rëndësishme të filloni trajtimin për syrin dembel sa më shpejt që të jetë e mundur në fëmijëri, kur formohen lidhjet e ndërlikuara midis syrit dhe trurit, me rezultatet më të mira kur trajtimi fillon para moshës 7 vjec.
  • Zbulimi dhe trajtimi i hershëm bën që përmirësimi i shikimit të arrihet brenda disa javësh deri disa muaj.  
Më shumë info