23 tipe të ekzemës dhe simptomat që shfaqin
Lëkura mund të kalojë në faza të ndryshme gjatë ekzemës, duke shfaqur simptoma herë më të rënda e here më të lehta. Edhe përdorimi i steroidëve mund të sjelljë efekte anësore në lëkurë. Duke njohur simptomat që manifeston lëkura në çdo fazë të ekzemës, atëherë marrim informacione edhe se si të kujdesemi dhe çfarë produktesh të përdorim.
Më shumë info1. Acarim i lehtë - Skuqje e lehtë, acarim dhe kruajtje e lëkurës. Përpiquni ta trajtoni në mënyrë natyrale dhe jo me steroide.
2. Lëkura e holluar - Një nga efektet anësore që vjen me përdorimin e steroidit lokal.
3. Lëkurë e trashë - Kjo mund të ndodhë kur lëkura fërkohet, gërvishtet ose ka ekzemë për një periudhë të gjatë kohe.
4. Lëkurë që rrjedh - Kjo do të thotë që trupi juaj po lufton për të eleminuar toksinat. Mund të nxjerrë një lëng i pastër i cili vjen nga gjendrat limfatike ose plazma.
5. Lëkura me kore - Shpesh vjen pas rrjedhjes se lëkurës, që më pas mbulohet me një kore të trashë e cila lejon shërmin e saj.
6. Lëkurë e çarë dhe plagë të hapura - Janë normale kur keni ekzemë. Mundohuni ta mbani lëkurën të pastër dhe të mbuluar.
7. Lëkura e dëmtuar nga kruarjet e tepërta - Nëse mund të identifikoni shkaktarët e kruarjes, që mund të jenë ankthi, stresi, uji i nxehtë, moti i ftohtë, ngrohja qendrore, qeni ose macja juaj, ushqime të caktuara, myk, alkool, ju mund të mundoheni ta shmangni këtë shkaktar.
8. Ekzema herpeticum - flluska kruajtëse të dhimbshme të shkaktuara nga virusi herpes simplex. Lëkura ku ka plagë nga ekzema mund të infektohet nga ky virus i cili mund të përhapet, prandaj kërkon vëmendje të kujdesshme.
9. Ekzemë e infektuar - nëse lëkura duket se ka shumë temperaturë, është pulsuese, e acaruar dhe e skuqur për më shumë se disa ditë pa asnjë shenjë të ndonjë ndryshimi kjo mund të nënkuptojë infeksionin. Gjatë trajtimit lokal me steroide lëkura mund të shfaqë këto shenja si pjesë e ciklit të shërimit dhe mund ta trajtoni me xhel aloe vera 99% apo uthull molle.
10. Lëkurë e thatë - lëkurë e thatë, që kërkon hidratim shtesë. Qëndroni të hidratuar dhe mësoni se çfarë e bën lëkurën tuaj të jetë e thatë.
11. Urtikarie – ndodh shumë gjatë trajtimit lokal me steroide ose mund të shkaktohet nga alergjitë, nxehtësia dhe acarimi. Gungat e vogla kruarëse mund vijnë dhe zhduken shpejt.
12. Lëkura e copëtuar - shpesh prek buzët, ku lëkura mund të çahet dhe të shkaktojë dhimbje. Gjeni një zgjidhje natyrore si dylli i bletës, gjalpi shea, ose vajrat natyralë.
13. Lëkura me copëza që bien - E gjithë lëkura bie, por me dermatit atopik mund të formojë copëza më të mëdha që duket se mbulojnë lëkurën në vend që të bjerë natyrshëm.
14. Rënia e tepërt e lëkurës (gjatë përdorimit të steroidëve lokal) - Zakonisht është një shenjë e shërimit dhe vjen pas inflamacionit dhe skuqjes gjatë përdorimit të steroidëve lokal.
15. Lëkurë normale atopike - Mund të shërohet, por është gjithnjë e ndjeshme ndaj faktorëve që mund të shkaktojnë ndezje, skuqje dhe acarim të lëkurës. Mund të menaxhohet në mënyrë natyrale.
16. Dëmtimi i pigmentimit - Shumë njerëz vërejnë se toni natyror i lëkurës dëmtohet nga përdorimi i steroideve. Kjo është veçanërisht e dukshme në ngjyrat e errëta të lëkurës. Mund të riparohet me kalimin e kohës, por shpesh mund të jetë i përhershëm.
17. Shenja në lëkurë - çdo plagë ose dëmtim i lëkurës mund të lërë shenja, por ka shumë vajra që mund të ndihmojnë për të përmirësuar dhe ndihmuar shërimin e plagëve.
18. Prurigo nodulare - Në thelb janë noduse shumë kruajtëse që kur çahen, nxjerrin gjak. Mund të shkaktohet nga ushqime të përpunuara, alkool dhe stres, por mund të zhduket që nga fillimi i përdorimit të steroideve.
19. “Lëkura e elefantit” - Kjo ndodh gjatë përdorimit të steroideve ku lëkura humbet kolagjenin dhe elasticitetin. Gjithashtu, mund të bëhet e thatë dhe e trashë, por shërohet me kohën.
20. Dëmtimi i nervave të lëkurës - Nervat në shtresat e thella të lëkurës dëmtohen dhe mund të jetë shumë e dhimbshme pasi fillojnë të shërohen dhe të dërgojnë sinjale në shtresën e sipërme të lëkurës.
21. Lëkurë e ndjeshme - personat me ekzemë mund të kenë lëkurë të ndjeshme që reagon ndaj detergjenteve, parfumeve, qimeve të kafshëve shtëpiake, zbokthit, alergeneve, leshit, dhe produkteve kozmetike.
22. Lëkurë alergjike - Çdo nxitës ose alergen si pluhuri, myku dhe latexi, mund të shkaktojë një reaksion ekzeme.
23. Lëkura e inflamuar - Lëkura është e acaruar dhe e skuqur.