10 këshilla kryesore për t'u përgatitur për sezonin e alergjive
Të vuash nga alergjite sezonale është mjaft e mundimshme. Për t'ju ndihmuar të kaloni pranverën që po vjen, këto janë 10 këshillat kryesore që duhet t'i keni parasysh për këtë sezoni.
Më shumë info1. Kini parasysh parashikimin e polenit
A e dini se ka faqe në internet të dedikuara për të monitoruar nivelet e polenit në zonën tuaj? Nivelet mund të jenë të ulëta, të moderuara ose të larta, kështu që nëse nivelet e larta të polenit provokojnë apo rëndojnë alergjinë tuaj, atëherë monitorimi i parashikimit të polenit në zonën ku jetoni mund tju ndihmojë në mënyrë që të shmangni sa me shumë ekspozimin në ato ditë. Gjithashtu duhet të keni antihistaminë në dollap në çdo kohë për t'u përgatitur për raste të tilla.
2. Bëni dush sapo te hyni në shtëpi
Gjatë sezonit të alergjive, poleni zakonisht ngjitet në flokë, lëkurë dhe rroba sa herë që dilni jashtë. Kështu që këshillohet të bëni dush menjëherë kur të hyni në shtëpi, të ndryshoni rrobat dhe t’i lani para se t'i vishni përsëri. Ndërmarrja e këtyre hapave mund të heqë shumicën e polenit që ju ka mbetur gjatë kohës që keni qenë jashtë, kështu simptomat e alergjisë nuk do të irritohen.
3. Pastroni rregullisht hundën
Poleni ose alergjenët që thithni përmes hundës gjatë këtij sezoni shpesh janë përgjegjës për simptomat që shfaqen. Për tu mbrojtur ndaj tyre pastroni rregullisht hundën me një solucion kripe pa konservantë. Ky solucion lan irrituesit nga hunda. Por, nëse simptomat janë të rënda duhet të vizitoni mjekun ose farmacistin.
4. Vendosni maskë
Mbajtja e maskës, jo vetëm që na mbron nga virusi i COVID-19, por është gjithashtu një mënyrë shumë efektive për të parandaluar ose zvogëluar shanset që të shfaqni simptoma të alergjisë, sidomos nëse dilni jashtë ose kryeni aktivitete në natyrë.
5. Shtëpia juaj kundër alergjisë
Në ditët kur nivelet e polenit janë të larta, duhet të mos lejoni ajrin e jashtëm të futet në shtëpi, pra të mbyllni dritaret dhe dyert. Nëse doni ta bëni një hap më tej, mund të blini një pastrues ajri për ta përdorur gjatë sezonit të alergjive dhe jo vetëm. Një pastrues i mirë është në gjendje të pastrojë ajrin nga pluhuri, lëkura dhe nga poleni.
6. Ulni konsumin e alkoolit
Nëse konsumoni pije alkoolike në mënyrë të rregullt, duhet të tregoheni më kujdesshëm gjatë këtij sezoni. Kjo sepse vera, birra dhe alkooli në përgjithësi njihen për përmbajtjen e histaminës. Ky kimikat mund të përkeqësojë simptomat tuaja pasi shkakton reaksione alergjike ndaj polenit. Këshillohet që gjatë kësaj periudhe të pini çajra qetësues.
7. Mos u stresoni
A e dini se nivelet e larta të stresit mund ta bëjnë trupin më të ndjeshëm ndaj sëmundjeve? Kjo do të thotë që edhe nivelet e ulëta të polenit që trupi juaj zakonisht është në gjendje të luftojë, mund të shkaktojnë simptoma serioze kur jeni duke përjetuar nivele të larta stresi. Kjo është arsyeja pse relaksimi është i rëndësishëm gjatë sezonit të alergjive. Mundohuni të eleminoni çdo burim serioz stresi nga jeta juaj dhe të gjeni mënyra për t'u çlodhur.
8. Shmangni irrituesit e tjerë
Ka ndotës të tjerë të ajrit që janë në gjendje të shkaktojnë simptoma alergike. Ato përfshijnë pluhurin, tymin e makinave, bojërat dhe insekticidet. Shmangni kontaktin me këta irritues sa më shumë të jetë e mundur, në mënyrë që të mos rëndohen simptomat.
9. Kontrolloni kondicionerin e makinës suaj
Shumica e njerëzve nuk e dinë që kondicionerët e makinave mund të shkaktojnë alergji. Për të parandaluar që kjo të ndodhë, duhet të ndizni kondicionerin e makinës për 10 deri në 15 minuta jo të drejtuar nga fytyra juaj. Kjo gjë heq çdo spore ose polen nga sistemi ajror i makinës.
10. Përfshini mjaltin në dietën tuaj
Përfshirja e mjaltit në dietën tuaj për të luftuar alergjitë është një traditë e vjetër. Ai mund të ndihmojë trupin të krijojë një mbrojtje natyrore kundër polenit dhe të forcojë sistemin tuaj imunitar gjatë shfaqjes së alergjive.